Tuesday, September 01, 2015

Ancora dramma Macedonia. Prima fu la fuga dal Kosovo


Sono almeno 8mila i profughi accolti dal centro di accoglienza a Presevo, nel sud della Serbia. I profughi, dal Medio oriente, sono entrati in Serbia dalla Macedonia che ha aperto la frontiera con la Grecia dopo l’arrivo in massa dei migranti. Un gran numero di rifugiati continua ad arrivare dalla Macedonia. Ai profughi vengono forniti cibo e acqua in attesa di essere trasferiti sugli autobus messi a disposizione da Unhcr che li trasporta a Belgrado. Dopo, rebus Ungheria, o Croazia e Slovenia verso l’Austria, o la stessa Italia, e tutte le possibili rotte verso il nord Europa.
Durante la guerra in Kosovo nel 1999, durante i bombardamenti degli aerei della Nato sul Kosovo e sulla Serbia, durante i rastrellamenti del soldati e dei paramilitari serbi in Kosovo ci siamo ritrovati, per la stessa azienda, su sponde diverse. Remondino a Belgrado, io a Blace, confine tra Macedonia e Kosovo. Oggi, ho rivisto nelle foto dei colleghi fotografi della Reuters, dell’Ap e della France Presse il medesimo urlo disperato di chi, proveniente dal Kosovo, chiedeva di varcare il confine con la Macedonia per trovare una terra dove riposare, lontano dai bombardamenti aerei e dai rastrellamenti dei miliziani. Quegli stessi miliziani serbi che indicavano, cinicamente, ai kosovari albanesi una via d’uscita e di salvezza: erano i treni che conducevano dalla città di Pristina fino al confine macedone, a Blace.
La gente saliva, anzi prendeva d’assalto quei treni come se fosse la risposta ed insieme l’ultima speranza davanti a quella situazione. Arrivati, scendevano dai treni e noi giornalisti li vedevamo nella grande radura al di là del confine. Arrivavano senza nulla, non una valigia, non uno zaino, molti senza scarpe. Pochi mesi dopo, appena finita la guerra, raggiungemmo Pristina e la stazione ferroviaria e le scarpe e le pantofole kosovare erano ancora lì, migliaia di scarpe cadute dai piedi dei bambini, delle donne e degli uomini che entravano in quei treni per Blace passando non dalle porte ma dai finestrini per conquistare un posto al loro interno.
A Blace quella radura sul confine pian piano perse i suoi colori, ricoperta dai corpi di centinaia, poi migliaia poi decine di migliaia di profughi. Davanti a loro altri poliziotti macedoni che li bloccavano sul confine per impedire che quella massa di profughi, per di più kosovari albanesi, invadesse il piccolo stato macedone, figlio della disgregazione della Jugoslavia. Per giorni, per settimane, i profughi rimasero ammassati lì, i vivi insieme ai morti che soccombevano e venivano lì seppelliti. Tutti poi si dividevano, anzi si strappavano l’un l’altro i pezzi dei filoni di pane che venivano lanciati su di loro dai volontari della croce rossa macedone. Insieme all’acqua, preziosa come la vita. Ho rivisto nelle foto di oggi lo stesso strazio di allora, lo stesso amore dei padri e delle madri per i propri figli, la stessa dignità degli anziani, la stessa carità dei volontari macedoni, la stessa violenza ma anche la stessa pietà dei poliziotti macedoni.
In quelle settimane della primavera del 1999, sotto un’acqua incessante, si stava consumando una tragedia non dissimile da quella di oggi. Un dramma che noi giornalisti, ma soprattutto i fotografi e gli operatori avevano nei loro occhi. Ricordo la dolcezza con la quale la foto di un matrimonio di due giovani kosovari fu raccolta da terra (in quel tratto dove ai giornalisti era consentito avvicinarsi), fu pulita dal fango e poi ripresa dalla telecamera di Franco Stampacchia.
Il fatto terribile e straordinario era la lontananza dei politici occidentali, europei ed americani, dal dramma che si stava consumando a Blace. Nel contempo era straordinaria la comunanza di giudizio dei giornalisti presenti: l’occidente non poteva, non doveva dimenticare le migliaia di profughi di Blace. Le corrispondenze divennero un coro martellante perché il governo macedone aprisse i suoi confini ed i governi occidentali dessero l’aiuto necessario ad accoglierli. Dalla Bbc, alla Cnn, alla Zdf, fino alla Rai tutti facemmo il nostro compito di cronisti, ma anche di richiamo alle responsabilità da assumere davanti a quell’apocalisse umana. I nostri toni con il trascorrere dei giorni divennero più aspri: mi dissero che i governanti macedoni non gradivano affatto le mie corrispondenze, ma sono certo di essere stato in folta compagnia.
Poi, improvvisamente, arrivò il cambiamento: i paesi della Nato si assumevano l’onere di assistere i profughi kosovari ed in cambio il governo macedone concedeva l’apertura dei suoi confini. In pochi giorni furono costruite enormi tendopoli. Arrivarono anche i nostri genieri militari in Macedonia. Dopo la sosta in quelle tendopoli, cominciarono i trasferimenti in Europa. L’ex base di Comiso fu uno dei punti di approdo. In una di quelle tendopoli militari sul confine di Blace, ritrovai viva con il suo fidanzato, la stringer kosovara albanese di Pristina, Ilire Zajmi, che tu da buon Corrispondente Rai con sede a Belgrado, terra serba, avevi assunta per sentire “l’altra campana”. Mi pregasti di aiutarla ed io la tirai fuori dal quel campo e la portai in Italia. Poi la guerra finì e non ci fu l’invasione dell’Europa da parte dei profughi kosovari albanesi. In pochi mesi la stragrande maggioranza tornò alle proprie case.
Il racconto è stato lungo, ma credo aiuti a far capire che ci siamo trovati, solo pochi anni fa, in una situazione drammatica, che ha imposto scelte ugualmente eccezionali. Oggi, le immagini che giungono dalla Macedonia rendono più chiaro che ci troviamo in una situazione simile. In Macedonia, oggi, la maggioranza dei profughi viene dalla Siria. La guerra lì continua. I campi profughi in Giordania sono pieni ogni oltre misura. I profughi vanno aiutati e la guerra va fermata. Non ci sono alternative. Su tutto il resto, cioè sulla politica verso l’immigrazione, si può e si deve discutere, ma la guerra in Siria è un macigno che l’Europa non può aggirare. Il dramma dei profughi siriani non si risolve certo arrestando quattro scafisti.

Filippo Landi da Remocontro.it

Thursday, July 30, 2015

Festivali i Letërsisë në Orllan (FLO) sivjet shënon 5-vjetorin

Ambienti i bukur natyror, buzë Liqenit të Batllavës,  më 22 e 23 korrik do të jetë nikoqir i shkrimtarëve, muzikantëve, artistëve dhe adhuruesve të kulturës, të cilët  do të mblidhen në manifestimin tashmë tradicional, Festivalin e Letërsisë në Orllan (FLO), që këtë vit shënon edhe një jubile të vogël, pesëvjetorin e tij.
Pra për dy ditë radhazi ky festival i letërsisë do të jetë nikoqir i artistëve kosovarë dhe ndërkombëtarë, të cilët do t’i prezantojnë krijimet e tyre letrare në kombinim me tingujt muzikorë.
Njëri nga themeluesit dhe organizatorët e këtij festivali, Ragip Luta, thotë për  KosovaLive se organizatorët e shohin si element tepër të veçantë faktin që ky festival mbahen në një ambient me bukuri të rrallë natyrore, siç është hapësira buzë Liqenit të Batllavës në Orllan.
“Orllanin dhe Liqenin e Batllavës e kemi zgjedhur qëllimisht, për të nxjerrë kulturën jashtë qyteteve kur e dimë se shumica e festivaleve në Kosovë mbahen në qytete. Dëshira jonë është që Orllanin ta shndërrojmë në një fshat global të paktën për disa ditë dhe është pikë ideale për një festival si FLO meqë konsiderojmë se letërsia dhe arti përgjithësisht kanë nevojë për një natyrë të tillë frymëzuese, e cila edhe po i frymëzon  artistët mysafirë.
Dëshmi për këtë është e dhëna se  pothuajse çdo vit të paktën një poezi apo një këngë e re ka lindur në Orllan. Rasti i fundit ishte me kantautorin britanik Russell Swallow, i cili gjatë ditëve të festivalit vitin e kaluar shkroi një këngë i frymëzuar nga qëndrimi këtu”, tregon Luta.

Sivjet risi edhe tema e debatit: Ekzili i krijuesve dhe krijimi në ekzil
Në skenën e FLO-së që veçohet edhe për karakterin ndërkombëtar çdo edicion janë ngjitur krijues të ndryshëm, poet e muzikant që kanë prezantuar krijimet e tyre. Kur mendojmë për edicionet e kaluara na kujtohen mysafirë e personalitet të larta nga fusha e letërsisë nisur nga Bosnja, Qiproja, Japonia, Siria, Perua e Britania, ndër ta p.sh edhe poeti britanik i gjeneratës Beat, Michael Horovitz.
Mbrapa, nuk ngelet gjithashtu as skena muzikore me grupe e muzikantë të njohur vendorë, si Jericho, Genc Salihu,Visar Kuçi, Gillespie, Ilir Bajri, Shpat Deda, Offchestra,etj, apo edhe ndërkombëtarë si grupi interesant britanik Public Service Broadcasting.
Edhe për këtë edicion, të pestin me radhë, që shënon një jubile të vogël, organizatorët zotohen se janë përpjekur ta mbajnë këtë nivel të të ftuarve, ndonëse ende po presin konfirmimet e fundit.
“Shtrirja gjeografike është shumë me rëndësi për FLO-në meqë është festival ndërkombëtar qysh prej vitit të parë. Për të përmendur vetëm disa që tashmë i kemi të konfirmuar, këtë vit do të kemi një poet  edhe boksier –  Jazra Khaleed, i cili vjen nga Greqia. Nga Belgjika kemi poetin e mirënjohur Skender Sherifi që ka disa vjet që po përpiqemi ta sjellim, ndërsa nga Meksika kemi Xhevdet Bajrajn, fituesin e çmimit për poezi në Panairin e këtij viti të librit në Prishtinë.
 Nga Anglia kemi një kitarist të muzikës blues që e kishim vitin e kaluar edhe në koncertin e FLO-së në Prishtinë por këtë herë ai do të shoqërohet nga një muzikant italian me harmonikë gojë dhe saksofon. Natyrisht këtyre u bashkëngjiten edhe mysafirë nga vendi dhe rajoni për të cilët këto ditë po i presim konfirmimet finale”, rrëfen Luta.
Krahas qëllimit që është tërheqja e audiencës së re të letërsisë dhe afrimi i lexuesve me shkrimtarët, FLO sivjet ngrit edhe debatin mbi krijimet në ekzil ndikuar edhe nga rasti i fundit i shkuarjes në ekzil të festivalit PriFilmFest.
“Të them të drejtën, sivjet për këtë edicion jubilar dhe falë traditës së krijuar dhe aktiviteteve cilësore kemi pritur një mbështetje nëse jo më të madhe, atëherë të nivelit të vitit të kaluar dhe këtu – si shumë organizatorë të aktiviteteve të tjera kulturore në vend – jemi goxha të zhgënjyer. Dua ta përmend rastin e PriFilmFest-it që për shkak të vështirësive të krijuara si opsion këtë vit zgjodhi ekzilin.
FLO këtë vit si përgjigje ndaj këtyre vështirësive ka zgjedhur të trajtojë ekzilin e krijuesve dhe krijimin në ekzil si temë debati që do ta zhvillojmë në ditën e dytë, duke qenë se kemi mysafirë disa autorë të njohur që krijojnë në ekzil”, thotë Luta.
Festivalin dyditor të Orllanit organizatorët mëtojnë ta rrisin dhe ta zgjerojnë programin e tij duke shpresuar që në edicionet e ardhshme t’ia shtojnë edhe karakterin garues, numrin e punëtorive, skenën e letërsisë për fëmijë  dhe t’i zgjasin ditët në të cilat do të shtrihet festivali. Synohet që ky festival të jetë një manifestim 7 apo 10-ditorë, në kuadër të së cilit, duke marrë parasysh ambientin, mund të organizohen edhe kampingje.

Në Kosovë ka festivalomani, por jo edhe festival emblematik
Shkrimtarja Ilire Zajmi mendon se përgjithësisht ngjarjet që promovojnë letërsinë nuk janë të shumta në vendin tonë dhe ato që janë nuk gëzojnë shumë mbështetje financiare. Në një deklaratë për KosovaLive, shkrimtarja Zajmi thekson se ngjarjet e tilla kulturore janë tepër të nevojshme.
“Kosova vuan nga fenomeni i festivalomanisë, por fatkeqësisht nuk ka një festival emblematik me të cilin do të identifikohej. Ngjarjet kulturore janë tepër të nevojshme, por pa investuar në politika të mirëfillta kulturore, pa mbështetje financiare, vështirë të vetëdijesohet publiku për rëndësinë e tyre”, thotë Zajmi.
Sa i përket festivalit të Orllanit, Zajmi thotë se është një ngjarje e dalluar kulturore në muajt e verës në Kosovë, kur në kulturë  nuk ndodh pothuajse asgjë.
“Ky festival sjell autorë të mirëfilltë nga bota, rajoni e vendi të cilët prezantohen para lexuesve, në një ambient të bukur në liqenin e Batllavës. Si i tillë duhet përgëzuar e mbështetur pasi, së pari promovon vlerat kulturore përtej kufijve kombëtarë dhe së dyti promovon edhe bukuritë e Kosovës. FLO është ndër festivalet që ka nivel, dhe çdo vit po sjell risi” përfundon ajo.
FLO përkrahet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës, Programi i BE-së Culture for All, Raiffeisen Bank, British Council, PTK, FORMA, 4M, Biblioteka Popullore, AgPro, Dit’ e Nat’, Restoranti Mileniumi i Ri në Orllan, Ujë Rugove, E DU Kosovën, Shkolla Zahir Pajaziti në Orllan, Shkolla e Muzikes “Amadeus”, Interneës Kosova, Rrokum TV, RTK,  Art Foto, APPK, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Podujevës.
http://gazetablic.com/festivali-i-letersise-ne-orllan-flo-sivjet-shenon-5-vjetorin/

Un jour viendra


par Ilire Zajmi

Et un jour viendra
Où je débiterai tous les mots enfouis
Les secrets que j’aurai préservés
Plus que le roi Salomon son trésor.
Ces vérités que j'avais ensevelies au plus profond de mon âme
Ces promesses qui se sont envolées
Ces rêves mort-nés
Ces désirs qui ne furent jamais que des ombres.
Et un jour viendra
Où tu confesseras tout sur Toi
Cherchant refuge dans mon temple
Evitant obligeamment de me décevoir avec l'amour céleste
Disant que tu découvres qui Tu es et qui Je suis
Alors
Alors seulement tu comprendras
Que tu n’as jamais été un Roi
Et moi jamais une Cendrillon.
Extrait de: 
"C'est la fin" ouvrage, l' Harmattan, Paris 2014

Poèmes Recommandés

Wednesday, May 27, 2015

“Një tren për Bllacë”, edhe kroatisht

publikuar: 2015-05-27 14:11:45

















“Përkthimi në gjuhën kroate vjen pas botimit të librit në Itali në vitin 1999 nga shtëpia botuese lameridiana, dhe atij në shqip më 2011 nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës”, ka thënë për KultPlus, Ilire Zajmi
Libri publicistik i autorëve Ilire Zajmi e Filippo Landi “Një tren për Bllacë” u botua edhe në Kroaci. “Vlak za Blace” është përkthyer në gjuhën kroate nga Ermina Lekaj –Përlaskaj. Libri është botim i Bashkësisë shqiptare të Rijekës, mbështetur financiarisht nga qeveria kroate. “Përkthimi në gjuhën kroate vjen pas botimit të librit në Itali në vitin 1999 nga shtëpia botuese lameridiana, dhe atij në shqip më 2011 nga shtëpia botuese Saga e Prishtinës”, ka thënë për KultPlus, Ilire Zajmi. Ky libër publicistik i cilësuar si “kronikë e luftës dhe mbijetesës” është vlerësuar nga kritikë të huaj e të vendit. Deri më tani ai është promovuar në Romë, Cyrih e Prishtinë./KultPlus.com

http://kultplus.com/?id=5&l=8747

Wednesday, May 20, 2015

Ilire Zajmi, model i shkrimtares së guximshme



image

E lindur dhe e rritur në një familje intelektuale në qytetin e bukur të Prizrenit, Ilirja ishte më e madhja nga gjashtë fëmijët e familjes Zajmi.
Studimet për drejtësi i përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Një kohë ajo ka jetuar në Itali ku ka bashkëpunuar me disa revista e gazeta. Studimet master në Degën e komunikimit masiv të gazetarisë, po ashtu i kreu në Prishtinë, ndërsa specializimi për menaxhment medial, gazetari televizive, radio-gazetari, marrëdhënie ndërkombëtare e diplomaci i ka ndjekur në rajon dhe në vende të ndryshme të Evropës.
unnamed (4)
Ilirja karrierën si gazetare dhe si shkrimtare e ka filluar herët. Ka bashkëpunuar me shumë revista e gazeta që botoheshin para luftës. Me gazetën “Bota e re”, “Zëri”, “Kosovarja”, “Gazetë shqiptare”, “Fjala”, “Rilindja” e më vonë “Bujku”.  Ajo ka qenë anëtare e redaksisë së revistës “Kosovarja” dhe  kolumniste e reportere lufte në “Gazetë shqiptare”, “Fokusi”etj.
Kur në Kosovë dhuna u përshkallëzua dhe shpërtheu konflikti Ilirja bashkëpunoi kryesisht me mediat italiane, si: “La Repubblica” , “Corriere della sera” , “Il mattino”, radio RAI, Mediaset, ANSA ,”Il giornale”, “Sole24ore”, “Il resto del Carlino” etj, për shkak të njohjes së gjuhës dhe lidhjeve të saj me vendin ku kishte jetuar një kohë. Prej vitit 1996-1999 ka punuar si producente  e Radiotelevizionit italian RAI.  Këto bashkëpunime zgjasin edhe sot.
Pas përfundimit të luftës  në Kosovë, ajo pranoi  ofertën e Christabel King e BBC, për të punuar në një projekt të ri televiziv, RTK. Gjatë këtyre viteve Ilirja ka pasur pozita të ndryshme. Ka punuar redaktore e lajmeve, kryeredaktore, pozitë nga e cila ajo tregon se është shkarkuar dhunshëm si pasojë e presioneve të agjendave politike. Pastaj një kohë ka menaxhuar webfaqen e RTK-së, për tre vite ka udhëhequr departamentin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa nga viti 2006 menaxhon Qendrën për aftësim profesional.
Ilirja është po ashtu e angazhuar edhe si profesoreshë në Universitetin privat (AAB) ku ligjëron lëndën gazetaria online. Ajo ka ligjëruar njëkohë në Akademinë policore në Vushtrri dhe ka mbajtur kurse gazetarie në Institutin e mediave të Kosovës dhe në projekte të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë (OSBE, World Learning, MTV etj).
“Ky rrugëtim mbi njëzetvjeqar në këtë profesion kaq të lakmuar, nuk ka qenë aspak i lehtë.  Është i mbushur me sfida, me suksese por edhe më kërcënime  e rreziqe nga më të ndryshmet. Në kohë lufte, gazetaria dhe raportimi kishin shije tjetër. Dhe rreziqet natyrisht ishin të kuptueshme, por kjo nuk më ka penguar asnjëherë. Përkundrazi kam parë e përjetuar nga afër llahtarinë e luftës. Në fakt, gjithnjë më ka pëlqyer t’i qasem gjërave jo të lehta. Kjo ka bërë që të kërcënohesha e ndiqesha duke vënë në rrezik sa e sa herë jetën time  e të familjes.
Ka ndodhur që njerëz të armatosur të shkonin në shtëpinë e familjes në Prizren e të më kërkonin për të qëruar hesapet me mua për shkak të shkrimeve në revista. Ka ndodhur edhe pas luftës kur jam kërcënuar nga politikanë për shkak të punës sime në televizion. Për shkak të presioneve politike jam hequr nga pozita e kryeredaktores. Dikujt i ka penguar puna, angazhimi dhe profesionalizmi im. Dikujt edhe emri sigurisht. Pavarësisht këtyre sfidave, kam vazhduar rrugën time. Ato nuk më kanë vrarë shpirtin dhe dashurinë për profesionin. Nuk kanë mundur të shkelin mbi autoritetin dhe emrin tim të cilin e kam ndërtuar me punë të palodhshme, profesionalizëm dhe dinjitet”.
unnamed (7)
Ilirja është autore e 9-të veprave.
Përmbledhjes me poezi:  “Kambanat e mëngjesit” , përmbledhjes me poezi  “Baladë e bardhë “, romanit “Fashitja e ëndrrave rebele”,  librit publicistik’ në bashkëautorësi me gazetarin italian Filippo Landi  “Un treno per Blace”, vëllimit me poezi në gjuhën angleze/portugeze “Amnesia”, “Një tren për Bllacë’ në gjuhën shqipe, librit studimor në fushën e gazetarisë “Pamjet televizive dhe realiteti” ,vëllimi  me poezi “‘Ëndërr e huaj”  në formatin e-book, përmbledhjes me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” , romanit“Era”.
unnamed (2)
Ka përkthyer nga gjuha italiane së bashku me Anton Nikë Berishën, poetin Giuseppe Napolitano  “Përshpëritje hënës”, botues Faik Konica, 2014.
Është prezantuar  si autore në revistra letrare e antologji ndërkombëtare. “Take të larta”, Prishtinë 2002, “Zëri i dashurisë  poetike” (shqip, italisht, anglisht), Tiranë 2005; “Atri Mondi”, Bukuresht, Rumani  2008  (shqip/rumanisht) ; “Inspirational Muse” Texas, SHBA,  2012, San Antonio Review, SHBA, 2012; “Carcigogenic Poetry”, SHBA, 2011, La Passe du vent, Francë, 2012; “Year Poetry Book”, 2013, China, Sarajevske Sveske broj 40-41, Sarejevë, 2014; “The Galaway Review, Irlandë, 2013; “ Ann Arbor Review”,  SHBA, 2014; “Margutte”, rivista nonleteraria, Itali, 2014, Lechasseurabstrait, Francë, 2014; “Poetas del Mondo Antologia”. Kil, 2014 etj.
unnamed (3)
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, kinezisht, rumanisht, në gjuhët sllovene, malazeze, kroate, boshnjake, etj.
“Përmes angazhimit tim synoj të dëshmoj se me ide kreative, me punë dhe angazhim mund të ndryshojë mendësia për gruan në letërsi. Ndryshimin që do të doja të arrija është që gruaja në letërsi të mos shihet më me paragjykime e mendësi primitive. Të shihet si promotore e vlerave, gjeneratore e ideve dhe përfaqësuese e denjë dhe e barbartë me shkrimtarët burra në kanonin e letrave shqipe”.
unnamed (5)
Ilirja gjithashtu ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare të poezisë, si Voix della Mediterannee, Lodeve, Francë ; Ventennale, Itali ; Ratkoviceve veceri poezije, Mali i Zi;  Poetum Mobile, Shkup, Prishtinë, Tiranë; Ditët e Naimit Maqedoni, FLO,  Kosovë;  manifestimi letrar “Azem Shkreli”, “Ora e maleve” etj.
Qe katër vite me radhë ajo organizon festivalin ndërkombëtar të artit e poezisë “Britma e gruas” dhe është anëtare e PEN –qendrës së Kosovës dhe Asociacionit Poetët e Botës (Poetas del Mundo).
Ilirja është shpërblyer disa herë me çmime e mirënjohje për punën e saj në letërsi. Është  fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i poezisë” në Gjakovë, ka marrë mirënjohje nga Woman Poets International në Republikën Dominikane etj”.
“Dashuria për letërsinë, dashuria për gjuhën dhe artin, pasioni për të bukurën bën që ta dua pafundësisht punën time. Nuk është detyrë e lehtë, por është një ndjenjë që të fisnikëron shpirtin dhe mendjen. Gazetarinë e dua pasi e kam profesion. Asnjë profesion në botë nuk mund të ushtrohet nëse nuk ujitet me dashuri, sakrificë dhe punë të palodhshme”.
unnamed (1)
Sa i përket rolit të gruas në shoqëri  Ilirja mendon se gjinia paragjykohet që në fillim. Ajo beson se për të luajtur rolin që i takon gruas në shoqëri,  ky rol nuk duhet parë  si “aksidental”, por produkt i organizimit dhe funksionimit të shoqërisë duke theksuar se roli i gruas në shoqëri është i kufizuar pasi shoqëria e ka të betonuar pozitën superiore, dominuese dhe pushtetin e burrit në familje dhe në shoqëri.
“Në këtë kontekst, roli i parë i gruas është të kontribuojë në një transformim kulturor të shoqërisë, të kërkojë përmirësimin e ligjeve në favor të grave, të ndikojë në ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e shanseve të barabarta për punësim, në karrierë, vendimmarrje dhe përfaqësim dinjitoz. Gruaja duhet të luajë rol kyç në një shoqëri demokratike, ku ajo do të shihet si e barabartë me burrin në familje, në punë, në shoqëri. Ajo duhet të angazhohet që gratë dhe burrat të gëzojnë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmimin e personalitetit dhe pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Roli i gruas është të nxisë një kulturë të re të respektimit të të drejtave të grave në shoqërinë kosovare, si çelës për të përparuar në të gjitha fushat e jetës.  Prandaj, rolin e gruas në shoqëri e shoh të fuqishëm, vendimtar, të pakontestueshëm. Është koha e fundit gruaja të angazhohet të ndryshojë veten dhe të luftojë për të drejtat e saj në një shoqëri maskiliste që akoma gruan e sheh si shtëpiake, si rob, objekt seksual, marionetë politike dhe fare në fund një dekor në duart e mashkullit. Roli i gruas është të dëshmojë se është e zonja për të ushtruar autoritetin e saj, në radhë të parë për gjininë e saj, për brezat, për ardhmërinë dhe demokracinë e shëndetshme të këtij vendi”.
E pyetur se në çka do të investonte nëse do t’i kishte 100,000 mijë euro, Ilirja u përgjigj:
“Nëse do t’i kisha këto para do të investoja në krijimin e një fondacioni për ndihmë grave të dhunuara në luftë. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës, kjo kategori e grave jeton si hije, vdes çdo ditë ngapak nga traumat, turpi dhe nënçmimi që iu bëhet për një krim makabër, të cilin ato po e paguajnë me gjakun dhe jetën e tyre. Unë nuk do të preferoja të dhuroj një fustan timin për një performansë artistike, por do të doja që këto gra, motra, vajza tona t’i ndihmoja me këto para, për të plotësuar nevojat e tyre ekzistenciale, si dhe në trajtimin e tyre psikologjik, në mënyrë që të këndellen nga tmerret që kanë përjetuar”.
Ajo porosit të gjitha gratë të mos heqin dorë nga ëndrrat, të luftojnë për veten dhe mos të kenë frikë nga asgjë, sepse sipas saj vetëm guximtaret shkojnë larg.
unnamed (6)
Ndërsa për planet e të ardhmes Ilirja u përgjigj:
“Momentalisht jam duke punuar në një libër me poezi. Synoj që të mbledh krijimtarinë time 15 vjeçare në poezi, dhe të botoj një përmbledhje elitare ku do të përfshiheshin edhe poezitë e botuara në gjuhën e huaja, e të cilat s’ janë botuar fare në shqip. Adhuruesit e poezisë besoj se kanë interes të lexojnë një libër të këtillë. Gjithashtu tash e njëkohë të gjatë po punoj në hartimin e një doracaku për gazetarinë online. I vështirë për ta përfunduar, pasi  trendet po lëvizin me shpejtësi marramendëse. Besoj se ky doracak është shumë i nevojshëm për studentët e gazetarisë e komunikimit, pasi ka mungesë të madhe literaturë në këtë fushë në gjuhën shqipe”.
http://www.kosovalive360.com/ilire-zajmi-model-i-shkrimtares-se-guximshme.html 

Tuesday, May 05, 2015

Celebrating the Book Days @ EUICC

The EU Information and Cultural Centre (EUICC) marked the World Book Day in a unique and innovative way. To promote the culture of reading, writing and publishing of different literary genres, the EUICC organised several events over a week.
Literary activities were launched with a poetry exhibition of selected international and Kosovo poems handwritten in calligraphy by sculptor Besim Pllana. Actors Anisa Ismaili and Bislim Muçaj read some of the poems exhibited along with local poets who read their own poems.
To learn methods and techniques of writing, styles and structures of stories, both centres in Pristina and North Mitrovica organized a workshop with primary school students on writing short stories. Children were trained by Kosovo writers, and their stories will be published in a booklet which will be distributed to children for Europe Day.
A lively debate at the EU Information and Cultural Centre in Pristina on "Traditional book versus electronic book" elaborated the challenges faced by the traditional reader upon the rapid development of technology. The panel speakers represented the wide literary spectrum with public names in publishing market such as Nazmi Rrahmani, a writer and publisher of publishing house "Faik Konica", Avdullah Zeneli of "Buzuku", Shkelzen Gashi of "Rrokullia", Ballsor Hoxha writer and columnist, Ervina Halili a poet and literary researcher, Genc Salihu of bookshop "Dit' e Nat' and journalist and publicist Gjergj Filipaj.
There were diverse opinions by both the panelists and the audience on whether the electronic book is prevailing in rapport to the printed book. . In general, there was a consensus that the electronic edition has damaged the traditional book,  especially the authors and publishers who mostly prefer to launch their literary works in the traditional medium.
The World Book Day events at EUICC were wrapped up with a panel discussion held on literary translation as cultural diplomacy. Panelists Elizabeth Gowingwriter and translator from the UK, and national writers and researchers such as Albatros Rexhaj, Ndue Ukaj and Ilire Zajmi discussed problems and challenges in the field of literary translations.
They said that literary translation not only promotes the writer, but also the country's culture. The panelists stated that literary translations should not be left solely to individual initiatives of writers, stressing out that Ministry of Culture and Ministry of Foreign Affairs must engage all literary agents and cultural attaches in order to promote the translated books of Kosovo writers abroad. Another conclusion that came out from this discussion was the necessity to establish an institute in Pristina which would engage professionals for literary translation, so there is an increase not only in the number of translated books but also when it comes to enhancing the quality of translations.

http://www.euicc-ks.com/celebrating-book-days-euicc

Dashuria, pasqyrë reale e ndjesisë poetike

Dashuria, pasqyrë reale e ndjesisë poetike

 

Bilall Maliqi • 02 Maj 2015 • 08:48 •
 
(Ilire Zajmi “Baladë e bardhë”, Prishtinë, faqe 60)
Poetesha Ilire Zajmi është e njohur për lexuesit shqiptarë dhe të huaj si dhe për kritikën letrare, sepse ajo me shkrimet e saj të çfarëdo zhanri qofshin, tregoi veten si një krijuese e cila nuk kënaqet me pak, kërkon, gjurmon vlera, motive të ndryshme, të cilat pastaj i vargëzon bukur, duke iu dhënë shkrimeve “shije“ artistike dhe estetike.
E kur lexuesit i pëlqen libri, i pëlqejnë poezitë që kompletohet ai libër, atëherë e nxit atë të shkruajë dhe t’i paraqesë mbresat e tij, të cilat i kanë ngelur gjatë leximit.
Libri “Baladë e bardhë“  i poeteshës Ilire Zajmi përbëhet nga poezi, të cilat ngërthejnë në vete një përkushtim të autores që poezitë e saja të ndërtohen bukur, të kenë art dhe qëndrueshmëri poetike.
Së lexuari të këtij libri simpatik me poezi, para nesh na del një botë e gjerë frymëzuese e poetes, e cila ka ditur të gjejë motive, ti vargëroj ato dhe t’i forcojë me figura stilistike, duke arritur kështu deri te caku i dëshiruar i poetes, që libri të ketë vlerë e cilësi dhe poezitë e saj të jenë koherente nëpër kohë.
Brenda tekstit poetik vërejmë se Ilirja ka sheshuar motivin e dashurisë, i cili është më i theksuar në libër, duke sajuar ngjarje, duke iu dhënë kuptimshmëri dhe duke përçuar mesazh, gjë që këto të gjitha i vërejmë tek të gjitha poezitë prezente në libër.
Në poezinë “Baladë e bardhë”, autorja paraqet një tabllo reale të kohës, vetminë e vetmuar duke pritur mëngjeset e ftohta e mbrëmjet e lodhura dhe të ftohtit me bardhësi që kishte mbuluar Prishtinën.
I pret autorja këto mëngjese dhe shprehet:
“ ...I pres mëngjeset e ftohta mbrëmjet e lodhura
Me shijen e puthjes sate në buzë
E i lutem Zotit për lumturi
Ta jetoj çdo ditë si ditën time të fundit… „
Edhe në vazhdim të shtjellimit të poezive vërejmë se Ilirja vazhdon t’i vargërojë dashurisë vargje tërheqëse, me një art të veçantë dhe me një shtrirje të botës filozofike dhe psikologjike të saj nëpër këto poezi, të cilat pa dyshim se japin një pasqyrë reale të ndjesisë poetike.
Autorja përmes vargjeve e hap portën e dashurisë të futet brenda protagonisti i saj poetik:
„ I hap dritaret e zemrës sime të hysh ti
Të më falësh buzëqeshje gëzime dhe dashuri”
Edhe në vazhdim autorja me vargje interesante vargëron për dashurinë… ajo nuk e do as pritjen, as heshtjen dhe shprehet: e imja dashuri, unë si të jetoj e dënuar në pritje, larg vetes pa ty.
Pra kjo është një ndjesi poetike e poetes karshi dashurisë, zbukuruar me gjetje interesante të fjalëve dhe forcimin e tyre me figuracion të duhur poetik.
Poezitë e librit nuk janë hermetike, diku hasim në gjysmëhermetizëm, por shumica dërrmuese e poezive janë të drejtpërdrejta, ndërtuar mjeshtërisht nga autorja. Gjuha është e rrjedhshme dhe e kuptueshme për secilën shtresë të shoqërisë, poezitë janë të ligjërimit poetik për të rritur, dhe si të tilla e kanë forcën shprehëse dhe unin poetik.
Në dy vazhdimet e poezisë “Pa titull”, shohim se poetesha assesi nuk del nga motivi i dashurisë, duke paraqitur para nesh episode intimiteti,  të vargëruar bukur si në skenë ëndrre. Dhe për autoren:
“ Dashuria është libër i mbyllur
Libër i palexuar”
Brenda poezive në libër hetohen figurat si: krahasimi, epifora, personifikimi etj., të cilat ia forcojnë vargjet dhe ia rrisin vlerën librit në përgjithësi.
Në aspektin përgjithësues poezitë e vëllimit poetik “Baladë e bardhë” të poeteshës Ilire Zajmi, janë ndërtuar me mjete poetike, poezitë shoqërohen me vlerë artistike, duke forcuar bindjen se kemi të bëjmë me një krijuese të kujdesshme dhe serioze e cila në shkrimet e saja është vetvetja, ka individualitetin dhe stilin e vet krijues dhe se është një krijuese me vlera të qëndrueshme artistike.

http://zeri.info/kultura/30913/dashuria-pasqyre-reale-e-ndjesise-poetike/

Friday, April 24, 2015

Vështirësitë e botimit në Kosovë bien ndesh me kulturën e librit

 

Përderisa në sheshin “Nëna Terezë” një mini-panair libri ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, pak metra më tutje në Qendrën Informative Kulturore të BE-së, OJQ “Artpolis” zhvilloi një diskutim për situatën e librit në Kosovë.

“Leximi dhe botimi i librave – sa ia vlen në Kosovë” ishte tema nën të cilën biseduan poetja Ilire Zajmi, Edon Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku”, drejtori i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Munish Hyseni, regjisorja Zana-Hoxha Krasniqi, si dhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci.
“Nuk mund të themi që nuk ka iniciativë për lexim. Tani varet prej preferencave kush çka lexon, këtu ndikon edhe çmimi i shtrenjtë i librit, një ndër arsyet pse shpesh hezitojmë t’i blejmë librat… Libri pak promovohet, aspak nuk shpërndahet dhe autori nuk stimulohet qoftë për të shkruar, qoftë për të botuar për shumë arsye. Autori duhet të shndërrohet prej A-së deri në ZH për ta dërguar librin e tij te lexuesi”, tha Zajmi.
Drejtori i bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Munish Hyseni, foli për statistikat e organizatës që ai udhëheq. Ai tha se në dhjetë degët e bibliotekës dhe në tre sektorë, janë të anëtarësuar 6167 lexues. Nga ky numër, 4000 janë fëmijë, kurse pjesa tjetër janë studentë apo të rritur.
Sipas Munishit, prin letërsia botërore me autorë si Daniele Steel, Nicholas Sparks, Paolo Coelho, Dostoyevski, etj., kurse nga letërsia shqipe lexohet Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Elvira Dones dhe Brunilda Zllami.
Edon Zeneli nga Shtëpia botuese “Buzuku” tha se politikat botuese të kësaj shtëpie kanë ndryshuar prej mesit të shekullit të kaluar, kur botoheshin autorët të cilët për shkak të censurës nuk ishte e mundur të botohej.
“Tani shtëpia ‘Buzuku’ shumë më shumë fokusohet në nxitjen e autorëve të rinj. Autori i ri problemin kryesor e ka problemin financiar. Në shtëpinë botuese ‘Buzuku’ nuk ndodhë që autori të vijë të pyes sa kushton ta botojë dorëshkrimin”, tha Zeneli, duke qenë se pas vlerësimit se një dorëshkrim ia vlen të botohet, ai do të botohet me shpenzimet e botuesit dhe jo shkrimtarit.
Zeneli përfundoi fjalën e tij duke thënë se nga aspekti i përfitimeve financiare, për shkak të tirazhit të vogël, për botuesin në Kosovë nuk ia vlen. Në pjesën tjetër të debatit, Zeneli diskutoi për dëmin e madh që po i bëhet shtëpive botuese nga mos mbrojtja e të drejtave të autorit nga institucionet kosovare, duke qenë se burimi kryesor financiar për këta botues janë shitja e librave të tyre.
Në anën tjetër, Zajmi tha se institucionet gjithashtu janë përgjegjëse për botimet e pakëta, ku citoi të dhënat e Bibliotekës Kombëtare që tregojnë se në dy vitet e fundit janë botuar 1260 libra. Për Zajmin, në raport me popullsinë, ky numër del të jetë i ulët.
Botimi i librave në formatin elektronik u diskutua shkurt nga Hyseni, i cili tha se ky lloj i leximit pamundëson reflektimin logjik mbi librin, ndërsa bazuar në disa studime, ai tha se libri qëndron përmbi televizorin sa i përket stimulimit të audiencës.
Në debat gjithashtu u diskutua promovimi i mirëfilltë i librave, me ç’rast regjisorja Hoxha-Krasniqi theksoi nevojën për të krijuar fushata që mundësojnë ekspozimin e librit tek caku i lexuesve, si dhe u fol për rishikimin e kritereve të botimit nga institucionet kosovare, procedurë e cila është në zhvillim në Komunën e Prishtinës, sipas drejtoreshës Bogujevci.

MYSAFIRI I MENGJESIT Ilire Zajmi 23.04.2015

Thursday, April 23, 2015

It's all about books




Finalizohet punëtoria me fëmijë mbi shkrimin e tregimeve


publikuar: 2015-04-22 15:02:07

Një punëtori e tillë me nxënës të shkollave fillore është organizuar edhe në veri të Mitrovicës, të cilët gjithashtu kanë shkruar tregime të shkurtra që më pastaj të gjitha tregimet e fëmijëve shqiptarë dhe serbë të botohen në një libër për Ditën e Evropës, me 9 maj.
Suzana Berisha

Në vazhdën organizimeve të shumta nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Kosovë, edhe sot vazhdoi punëtoria me nxënësit e tri shkollave fillore nga Prishtina.
Ky aktivitet i filluar dje, është përmbyllur me finalizimin e suksesshëm të punës së fëmijëve që duken të etshëm për të mësuar shkrimin e tregimeve. Ligjëruesja e fëmijëve, shkrimtarja Ilire Zajmi, ishte ajo që fëmijëve iu dha leksione se si të shkruhet një tregim i shkurtër pasi që ata sot e kishin kryer me sukses këtë detyrë.
Tregimet e finalizuara të cilave do t`ju bashkëngjitej edhe nga një vizatim në mënyrë që të ilustrohej me pikturë gjithë përmbajtja e tregimit.

Vlerë Bajrami
Vlerë Bajrami, nxënëse në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa”, tregimin e saj e kishte titulluar “Ëndrra më preu zemrën”, ku ka paraqitur dëshirën e një vajze për tu bërë arkitekte por që dallgët e jetës ia kishin pamundësuar një gjë të tillë. Fabula vazhdon duke paraqitur forcën e vajzës për tu përballur me gjithçka që jeta i kishte servuar duke e bërë në fund vajzën triumfuese të të gjithë asaj që kishte përjetuar.
“Mua më kanë ndihmuar shumë të gjitha këshillat e shkrimtares Ilire Zajmi, pasi që deri më tani e kam pasur një derë të mbyllur të cilën kjo ma ka hapur dhe më ka inspiruar që të vazhdoj të shkruaj edhe në të ardhmen”, tregoi Vlera. Ajo gjithashtu tha se në një të ardhme ndoshta edhe do të bëhet shkrimtare.

Fabiola Shoshi
Gjithashtu edhe nxënësja Fabiola Shoshi, si rezultat i kësaj punëtorie të suksesshme kishte arritur që të shkruajë tregim simpatik. Tema që ajo kishte zgjedhur për të trajtuar në tregimin e saj ishte gjakmarrja.
“Tregimi im ka të bëjë më gjakmarrjen, një histori familjare, në të cilën bëhet fjalë për një vajzë të vogël të cilës padrejtësisht ia kishin burgosur babanë ” tregon Fabiola, duke mos zbuluar më shumë nga kreativiteti i saj në letër.

Nart Shala 
Kurse i vetmi djalë që ishte në mesin e njëmbëdhjetë vajzave, Nart Shala nga shkolla “Hasan Prishtina” tha se e gëzon shumë fakti që ka qenë pjesë e këtij organizimi pasi që ka marrë përforcime të shumta rreth të shkruarit të një tregimi.
Ai gjithashtu tha se punëtoria e organizuara nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së e ka ndihmuar atë shumë, pasi që informacionet që i kishin marrë ishin të shumta dhe të frytshme.
Një punëtori e tillë me nxënës të shkollave fillore është organizuar edhe në veri të Mitrovicës, të cilët gjithashtu kanë shkruar tregime të shkurtra që më pastaj të gjitha tregimet e fëmijëve shqiptarë dhe serbë të botohen në një libër për Ditën e Evropës, me 9 maj. / KultPlus.com 

Wednesday, April 22, 2015

Fëmijët, leximi dhe të shkruarit

Fëmijët, leximi dhe të shkruarit
Një tregim për nënën ka ngjallur debat mes fëmijëve. Idetë e tyre kanë qenë nga më të ndryshmet, derisa janë bashkuar në një pikë, se tregimi do të ishte më i mirë nëse në të do të rrëfehet një ngjarje interesante që lidhet me nënën. Të dymbëdhjetë fëmijët që janë mbledhur në një punëtori të organizuar në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në pasditen e së martës kanë diskutuar mbi leximin dhe të shkruarit. Punëtoria e cila do të vazhdojë edhe sot (e mërkurë) është drejtuar nga shkrimtarja Ilire Zajmi. Fëmijët do të shkruajnë nga një tregim të shkurtër, të cilët do të përmblidhen në një libër që do të publikohet në Ditën e Evropës.   
Është e pamundur që në aspektin teorik të mësojmë si të shkruhet një tregim apo një poezi e mirë, ka thënë shkrimtarja Ilire Zajmi. “Një nga ato rregullat e arta për t’u bërë shkrimtar është leximi sa më shumë i librave, pastaj nëse ju tërheq ky lloj i artit, e sprovoni veten në të shkruar”, është shprehur Zajmi, derisa u është drejtuar me dhjetë këshilla fëmijëve pjesëmarrës. Gjeni idenë, gjërat elementare (detajet, koha, hapësira veprimi), inspirimi, njohja e karaktereve (fiktiv dhe real), kohështrirja (periudha kur ndodh ngjarja), narratori, sistemimi i mendimeve, fillimi i të shkruarit, tërheqja e lexuesit dhe lejoni tregimin të rrjedhë vetë, janë këshillat të cilat Ilire Zajmi u ka sugjeruar lexuesve të vegël, që pretendojnë të bëhen shkrimtarë.
Erza Bajrami thotë se i pëlqejnë romanet historikë dhe aventurat, po kështu edhe ata libra që trajtojnë probleme sociale. “Unë e kam lexuar Sabri Hamitin, edhe Mary Pope Osborne dhe të dy shkrimtarët më pëlqejnë”, thotë ajo, derisa ka shprehur idenë se do të shkruante një tregim për nënën, veprimet dhe sakrificën e saj për fëmijët.
Fabola Shoshi thotë se do të lexonte tregimin për nënë vetëm nëse do të shkruhej për diçka të veçantë. Ajo ka treguar se libri i fundit që e ka lexuar ka qenë “Xha Gorio” i Balzak, derisa ka bërë të ditur se më shumë i pëlqejnë romanet. “Më shumë më pëlqejnë romanet psikologjike, që synoj në të ardhmen të jem një psikologe”, ka thënë Shoshi, duke shtuar se anon më shumë nga gjendja sociale dhe shpirtërore e personazheve dhe po ashtu edhe e shkrimtarëve. “Disa nga librat që më kanë bërë të anoj nga këta libra janë “Sekreti” e “Forca e ndërdijes””, shprehet ajo.
Më shumë se romanet, Vlera Bajramit i pëlqejnë poezitë. “Shkrimtarët, librat e të cilëve deri tani i kam lexuar, më së shumti më kanë bërë përshtypje Nazmi Rrahmani dhe po ashtu Naim Frashëri”, ka thënë ajo.
Nard Shala thotë se i pëlqejnë të gjitha gjinitë letrare, por ai e veçon dramën.
“Kur lexoj një libër, ndjehem mirë që mësoj gjëra të reja”, ka treguar Shala, derisa ka treguar se së fundmi e kam lexuar “14 vjeç dhëndër” të Çajupit dhe “Kështjellën” e Kadaresë. “Ka shumë libra që më pëlqejnë dhe që ndikojnë emocionalisht tek unë”, është shprehur Nard Shala, derisa ka treguar se krahas dramës i pëlqejnë edhe librat shkencorë.
Librat filozofikë i ka më për zemër Erza Hasani. “Më pëlqejnë librat e Paulo Coelho, filozofia e tyre, qysh ai e shpreh një mendim. Do t’i veçoja “Alkimistin” dhe “Aleph””, ka thënë Hasani.
Veronika Buqinca thotë se me leximin e veprave të gjithë kanë mundësi të shkruajnë mirë. Ajo tregon se ka filluar të lexoj qëkur ka qenë e vogël.
“Nga të gjitha veprat që më së shumti më ka pëlqyer ka qenë “Besa” e Sami Frashërit, e cila edhe pse ka fund tragjik, ka një përshkrim shumë të mirë të ngjarjeve”, është shprehur Buqinca, të cilës i pëlqen edhe shkrimtari francez Balzak.
“Një tjetër vepër që më pëlqen është edhe ajo “Xha Gorio” e Balzak, në të cilën autori shkruan për jetën e një njeriu të cilit i vdes gruaja dhe të dy vajzat e braktisin”, tregon ajo për “Xha Gorion”.
Një nga shkrimtarët që më së shumti i pëlqen Bleona Krasniqit është Ali Podrimja. “Për të cilin mund të them se në të ardhmen do të doja që t’i afrohem atij, të shkruaj si ai”, derisa e veçon “Lum lumi” si vepër e saj e preferuar e poetit Podrimja.
Ilire Zajmi është shprehur e bindur se pas përfundimit të punëtorisë dyditore, fëmijët do të dalin me nga një tregim të shkurtër të mirë.
Violeta Hyseni - Kelmendi, nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ka thënë se tregimet që fëmijët do t’i shkruajnë për dy ditë do të publikohen në një libër me rastin e Ditës së Evropës. Ajo ka bërë të ditur se e njëjta punëtori do të mbahet edhe në Mitrovicën e Veriut me fëmijët serbë, ndërsa për të gjithë fëmijët pjesëmarrës do të ndahen certifikata.


Image
Image

http://ripost.net/zeri-info/14318/f-mij-t-leximi-dhe-t-shkruarit/

Hapet ekspozita më poezi të kaligrafuara (Video)

21Media

39
0
SHPËRNDAJE
Qendra Informative dhe kulturore e Bashkimit Evropian, ka hapur ekspozitën me poezi të kaligrafuara të autorëve vendor dhe ndërkombëtar. Disa nga poezitë e ekspozuara në këtë ekspozitë edhe u interpretuan nga artistët dhe poetët. Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Librit./21 Media/
Vjoleta Hyseni – Kelmendi, zyrtare për informim në EUICE

Ilir Zajmi, poete


Tuesday, March 31, 2015

PERSONAZH/ Një bisedë fundjave me krijuesen, Ilire Zajmi – një nga poetet më të mira kosovare


Nga Donat Maloku

Të jesh femër do të thotë shumë. Por shumë pak dinë ta vlerësojnë atë! E konsiderojnë si një qenie të dobët, që mund ta thyesh lehtë. Por, përkundër vlerësimeve të tilla, roli i femrës shqiptare në shoqërinë tonë vazhdon gjithnjë e më shumë të marrë peshë.
Gratë shqiptare tashmë nuk janë vetëm amvise, ato po e tregojnë vetën në të gjitha sferat e jetës nga arti e kultura  deri te politika. Mbi të gjitha ato mbesin një shtyllë mjaft e rëndësishme për familjen dhe mirëqenien e saj.
Megjithatë, të qenit  një grua poete është një gjë shumë sfiduese, në një shoqëri si kjo e jona e cila ende vazhdon të jetojë më paragjykime për njerëzit e suksesshëm, veçanërisht femrat.
Por, si është një ditë e zakonshme për një krijuese? Si e organizon atë? Sa gjen kohë për familjen, krijimtarinë dhe punën?
Portali ‘tesheshi, sjell rrëfimin e krijueses Ilire Zajmi, një prej poeteve më të mira kosovare. Një juriste e diplomuar, por që la këtë profesion për t`ju përkushtuar artit të bukur, letërsisë dhe gazetarisë. Sot, Zajmi është një emër i njohur dhe një veprimtare e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të grave.
 
Si nis dita për një poete?

Ilire Zajmi thotë se të jesh poete do të thotë të shohësh botën me sy të zemrës, të përjetosh çdo lindje të diellit e përkundje të hënës. Megjithëse siç ka thënë ajo letërsia s ‘ka gjini, prapë të jesh femër e poete është shumë sfiduese. “Në një shoqëri si jona, paragjykimet nuk mungojnë. Prandaj një femër poete duhet të posedojë  një karakter të fortë, të ketë forcën e talentin e mbi të gjitha guximin për të shpalosur idetë e saj në botën e letrave”, është shprehur ajo.
Si edhe të gjithë njerëzit e tjerë, edhe poetja Zajmi, ka detyrat e jetës së përditshme.  Ajo thotë secila ditë ka të veçantat dhe angazhimet e saj, edhe pse duket se ato i ngjasojnë njëra –tjetrës.
“Ditën e filloj herët, pasi duhet të shkojë në punë. Puthjet e mëngjesit të dy fëmijëve të mi, djalit Arbit e vajzës Andës, më mbushin me energji pozitive për një ditë të mbarë”, ka thënë ajo.  Më pas, asaj i duhet të  fillojë angazhimet ditore të profesionit, sic është shprehur edhe Zajmi, poetët nuk e kanë luksin të mos punojnë për rrogë, por të jetojnë me artin e tyre.
Zajmi është gazetare dhe kjo punë asaj i merr kohë dhe energji. Por ndodh që edhe gjatë ditës të shkruajë ndonjë varg, të dalë në kafene me miqtë poetë duke shkëmbyer  ide e mendime  rreth botës së letërsisë. “Pasdite, pas përfundimit të orarit të punës, marrja e fëmijëve nga shkolla. Më pas gjëra të tjera rutinë. Detyra shtëpie. Më pëlqen të lexoj e të shkruaj, kryesisht në orët e vona të natës, kur fëmijët të kenë fjetur. Atëherë merrem me gjërat e mia. Shkruaj nëse jam e inspiruar apo lexoj librat e parapëlqyer”, ka thënë ajo

Me fat që është gazetare

“Poetët nuk janë të privilegjuar të jetojnë nga arti i tyre”, rrëfen Zajmi, e cila shton se do të ishte mjaftë lehtësuese sikurse ajo të mos varej nga profesioni dhe të mund të jetonte vetëm nga letërsia.
Nga letërsia askush s’ ka arritur të bëhet i kamur, dhe ajo është shprehur të jetë më fat që është gazetare, pasi gazetaria dhe  letërsia megjithatë ndërlidhen me njëra –tjetrën. Në kuptimin pezhorativ, ka thënë ajo, gazetaria është e gjallë aktive dhe të thith shumë energji e kohë, në anën tjetër të ndihmon por edhe të pengon shpesh për t’u marrë seriozisht me krijimtari.
“Letërsia do më tepër kohë e përkushtim. Do qetësi e inspirim. Unë më duket se kam gjetur formulën e bashkëdyzimit, prandaj edhe nuk e shoh si pengesë profesionin. Sa i përket kohës, ajo gjendet gjithmonë. Është një det brenda teje, që gjen momentin për t’u trazuar. Gjithmonë mbaj laps e një “notes” të vogël shënimesh. Edhe një ide të vockël fare më pëlqen ta shkruaj, për ta zgjeruar më pas kur t`i vijë momenti”,  thotë Zajmi.

Koha për familjen

Si për çdo person tjetër, edhe për poetën Zajmi, familja ka një vend të veçantë në jetën e saj. “Sidomos fundjavat, kur nuk kam ndonjë angazhim apo ndodhem larg familjes, janë gjithmonë kohë të bukura, kur dalim, vizitojmë vende interesante, takohemi me miq e familjarë dhe kënaqemi me ato që ofron jeta’, është shprehur ajo.
Ndërsa ka thënë se familja ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të saj në botën e letërsisë, duke ia dedikuar asaj edhe suksesin dhe librat që ajo ka botuar, e cila e ka ndjekur atë në çdo aktivitet duke i dhënë forcë, energji dhe jetë për të vazhduar rrugën e saj që kërkon shumë sakrifica.

Hapat e parë drejt letërsisë

Poetesha Ilire Zajmi, edhe pse e shkolluar për jurisprudence, nuk e ka ushtruar këtë profesion. Botës së letërsisë i ka hyrë shumë herët, duke filluar të shkruajë në një moshë mjaftë të vogël. Gjë që ka bërë që edhe përkundër shkollimit ajo të mos i ndahet letërsisë.
“Nuk doja të studioja letërsinë edhe për një arsye tjetër. Planprogrameve dhe përfshirjes së literaturës për lexim. Edhe sot e kësaj dite, gratë autorë nuk mësohen në katedra të letërsisë. Ose numërohen në gishta. Kjo më pa penguar, dhe kujtoj se flet shumë për ‘kanon letrar’ ku ka mungesë flagrante të autoreve, dhe për një shoqëri  thellësisht maskiliste, ku burri dominon botën”, ka potencuar poetja, duke shtuar se më pas ka studiuar gazetarinë duke i plotësuar deri diku nevojat e saja krijuese.
Librin e parë me poezi e ka botuar shumë herët, për të vazhduar më pas me romane, libra publicistikë e studimor. Është botuar në disa gjuhë si: italiane, frënge, angleze, rumune, kroate, boshnjake etj. Librat e saj janë botuar edhe si libra elektronikë dhe mund të gjenden në platformat e reja teknologjike.
“Kjo e afron më tepër librin me lexuesin në çdo cep të botës. Natyrisht, asgjë nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo arti është një botë magjike, që të robëron.  Një gjë duhet ditur, bota e artit është e vështirë, s ‘është e shtruar me lule. Mirëpo kush niset të trazojë këtë rrugë, duhet të jetë i talentuar, i guximshëm dhe të ketë shumë vetëbesim”, ka thënë ajo.
 
Pak biografi
Ilire Zajmi  ka lindur në Prizren, është gazetare, shkrimtare dhe studiuese.
Deri më tani : përmbledhjet me poezi “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, Corpos Editora, Portugali (2011), romanin “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), librin publicistik “Un treno per Blace” botuar në Itali (Bari, 1999), “Një tren për Bllacë” Prishtinë (2011), librin studimor “Pamjet televizive dhe realiteti” Prishtinë (2011). E prezantuar në antologjitë: “Take të larta”, Prishtinë 2002 “Gjuha e dashurisë poetike” Tiranë, 2006, “Nënës” Tiranë, 2007, Leksikon i shkrimtareve shqiptare, 2010 “Altri mondi”, Bukuresht, 2008, Carcinogenic Poetry , Londër (2011), San Antonio Anthology , Teksas (2012), 50 Magical Voices Universal
Muse, Nju Jork (2012). E përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frengjisht, italisht, spanjisht, portugalisht, rumanisht, në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake etj.
Pjesëmarrëse në disa festivale ndërkombëtare të poezisë. Në vitin 2011, fitoi çmimin Ventennale për poezi, në një konkurs ndërkombëtar në Milano të Italisë.

http://tesheshi.com/personazh-nje-bisede-fundjave-me-krijuesen-ilire-zajmi-nje-nga-poetet-me-te-mira-kosovare/

Friday, March 27, 2015

U dëgjua "Britma e gruas" për letërsinë dhe vlerat e munguara


Në Qendrën Kulturore Informative Evropiane në Prishtinë, të enjten u mbajt aktiviteti letrar “Britma e gruas”, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të artit dhe poezisë Women Poets International, me poezi dhe diskutim për letërsinë në Kosovë.
Me koordinatore shkrimtaren Ilire Zajmi, takimi nisi me leximin e një pasuesi nga libri i fundit i Ismail Kadaresë, “Mëngjeset në kafe Rostandt”, me ç’rast nxiti diskutimin lidhur me çështjen, “A ka letërsia jonë zonja të vogla?”, ashtu siç iu ishte referuar shkrimtari shqiptar.
Poeti Ndue Ukaj tha se përmes këtij cilësimi, Kadare i ka bërë një afirmim të madh letërsisë, përkundër asaj që profesoresha Çibrije Demiri tha se iu është dhënë shumë pak hapësirë grave në letërsi, prandaj dhe epiteti “gra të vogla” mund të nënkuptojë “pak”, në aspektin sasior.
“Letërsia shqipe është dashur të jetë programore për shkak të kontekstit. Për fat të keq, ne autoret e para i kemi vetëm në shekullin e 20-të, ndërsa letërsitë tjera, si ajo suedeze, fillon me një autore femër. Diskursi i vrazhdë politik, patriotik, programor për ta mobilizuar lëvizjen për çlirim, kanë qenë ato që e kanë favorizuar diskursin letrar maskulist”, ka thënë Ukaj.
Demiri në anën tjetër, komentoi mungesën e figurave kulturore dhe pranisë së librit në media dhe në kritikë intelektuale.
“Politika e ka bërë të veten, dominon në çdo media, pak sheh fytyra reale të kulturës dhe artit, sheh fytyra të estradave më shumë. Librit nuk i bëhet propagandë e duhur, nuk merret kritika me të”, tha Demiri.
Valentina Saraçini theksoi se mungesa e këtyre “zonjave të vogla” në media është pjesë e rëndësishme e problemit, me ç’rast poetja Zajmi tha se në fakt, sipas saj, mediat i kanë dhënë gjithnjë hapësirën e nevojshme grave në letërsi.
Diskutimi u zhvendos në rrafsh të kritikës feministe, kur sociologia dhe poetja Sibel Halimi shfaqi preferencën e saj për autore si Virginia Woolf, Simone De Beauvoir e Sylvia Plath dhe pakënaqësi me autorët e mëdhenj, përfshirë këtu Kadarenë.
“Edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë, të dyjat janë gabime të një shkrimtari të njohur që është botë maskuliniste. Kur bëhet kritika feministë mbi letërsinë shqipe që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin, që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar guran duke e shndërruar në një mit të bukurës, të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës neve na ka paracaktuar të jemi të qeta, të buta, e në fakt na kanë privuar nga e drejta që të jemi të krisura, ta kemi shpirtin artistik”, tha Halimi, duke nxitur duartrokitje.
”Është luftë midis të qenit subjekt dhe të qenit nënë, vajzë, grua”, shtoi ajo.
Në anën tjetër, gazetari Shaqir Foniqi propozoi të lihen pas aspektet demografike në art dhe poezi.
“Arti nuk ka gjini dhe moshë. Unë nganjëherë e lexoj vjershën dhe më vonë e shoh kush e ka shkruar. Nuk guxojmë ne të vimë në këtë tezë dhe ta ndajmë artin në gjini dhe moshë”, tha Foniqi.
Shkrimtarja Naime Beqiri ngriti çështjen e seleksionimit negativ sa i përket ekspozimit të autorëve të shumtë nëpër media.
“Unë jam anëtare e bordit të Radiotelevizionit tonë dhe pikërisht në shtëpinë tonë televizive bëhet seleksionim negativ i librave të mira. Në mediat tona shohim autorë dhe autore që botojnë me kilogramë libra. Seleksionimi negativ që i letërsisë së femrave në mediat tona, është në shkallën më të ulët”, tha ndër tjerash Beqiri.
Në takim që për tematikë kishte “Gratë e dritës”, të pranishëm ishin edhe poetët Imer Topanica dhe Fahredin Shehu. Ky i fundit shprehu keqardhjen për mosnjohjen mediatike të nderimit të tij në një festival në Filipine, si dhe për veprat me vlera artistike të cilat kalojnë pa u njohur dhe vlerësuar.
“Kjo përkrahja që neve na mungon, është pikërisht ky ballafaqimi jonë me të vjetrën me të ndryshmen. A u pëlqyem ne apo nuk u pëlqyem si gjini, racë gjak si grup i gjakut, unë e kam plasuar një libër, ti e pranove s’e pranove, unë po ekzistoj. Nëse diçka është vlerë, unë dua ta plasoj atë vlerë”, ka thënë Shehu.
Kjo ishte hera e katërt që në Prishtinë mbahet “Britma e gruas”. Pas përfundimit të diskutimit, folësit e mëhershëm, si dhe poetët Imer Topanica, Anisa Ismajli, Have Lipa Osmanaj dhe Albina Idrizi, lexuan poezitë e tyre për të pranishmit.
Festivali me emrin origjinal “Grito de Mujer” është themeluar nga poetja Jael Uribe e Lëvizjes Ndërkombëtare të Grave Poete (MPI), me seli në Republikën Dominikane dhe ka për qëllim luftimin e dhunës ndaj gruas përmes poezisë e artit.http://gazetablic.com/u-degjua-britma-e-gruas-per-letersine-dhe-vlerat-e-munguara/

Poeteshat, me britma ndaj letërsisë maskuliniste dhe gruas si personazh perfekt


 

 

“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.

Suzana Berisha

Aktiviteti letrar “Britma e gruas” që këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt në Kosovë për temë pati “Gratë e dritës”. Ky aktivitet filloi me një pikë vallëzimi nga balerinat e vogla të studios së baletit “Mjellma”. Gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë që të ndiheshe rehat dhe shumë komod, në mesin e emrave të mëdhenj të poezisë. Edhe pse takimi letrar mban titullin “Britma e gruas”, në mesin e shumë poeteve femra kishte edhe poet meshkuj.
Fjalën hyrëse të këtij takimi e mori organizatorja, Ilire Zajmi, ku para të pranishmëve tregoi se ky aktivitet Kosovën e fut në mesin e 37 vendeve të botës.

“Aktiviteti në përgjithësi ka karakter të klithmës që me anë të poezive të luftojmë kundër dhunës. Qëllimi i asaj për të cilën jemi mbledhur sot është britma, jemi të lira të bërtasim nëse e shohim të arsyeshme. Ne poetet nuk bërtasim, më shumë bërtasin vargjet tona” tha Zajmi.
Ajo lexoi një pasues nga libri i fundit i Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku ai në këtë libër quan gratë shqiptare poete si “zonja të vogla të letërsisë shqipe”.
“Emrat e tyre vetojnë aty-këtu në faqet e librit, por zakonisht rrallë, shumë më rrallë se sa do të duhej. Emrat e tyre janë kryesisht tingëllues, të bukur, ato vetë gjithashtu. Librat e tyre tituj në gjuhë të ndryshme, po aq. Shqip, gjermanisht, frëngjisht, italisht, shpesh të shpërndara në Evropë dhe në botë”. Është ky pasuesi i librit të Ismail Kadaresë, më të cilin mori shkas edhe diskutimi i sotëm në mes të poeteshave.
“Britma” e këtij edicioni filloi më një diskutim se a ka letërsia shqipe zonja të vogla apo zonja të mëdha.
Profesoresha e letërsisë shqipe, Qibrie Demiri, e përgëzoi Zajmin për idenë dhe tha se me të marrë ftesën menjëherë kishte vrapuar për të ardhur këtu, të dëshmojë që edhe ajo ishte pjesë e korit të britmave, në kuptimin metaforik.

“Kadare ndoshta është nisur nga konteksti që ndoshta jemi pak në numër, por mund të jemi të mëdha si frymë letrare. Në kontekstin siç e ka thënë i madhi Kadare, mendoj që reflekton një dëshirë të tijën, që hapësira të na jepet qoftë në media, të bëhet një përkrahje institucionale e frymës sonë krijuese, gjë që mungon. Bota maskuliste ka një qasje të gabuar, që jo çdoherë ka një shprehje më të butë se gjinia tjetër e butë. Të ju bëjmë thirrje, sidomos strukturave tona institucionale që t’i kthejnë sytë nga ne, se megjithëatë kemi kaluar një periudhë mjaft të gjatë pa hapësirë krijuese” u shpreh Demiri.
Gjithashtu Ndue Ukaj, tha se ajo ishte pjesa ku Kadare shkruan për femrat, ishte pjesa më e parapëlqyer e librit.
“Kur kam lexuar këtë librin e Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ai ishte kapitulli më i pëlqyer për mua, i cili i dedikohet “zonjave të vogla”. Kadare i vë në kontekstin e asaj në tërë letërsinë shqipe pasi që rrallë në librat e tij ka autorë që flet për ta. Janë disa ferma aty që ai i lartëson aty, madje edhe mbi meshkujt. Fatkeqësisht ne autoret e para i kemi vetëm në fillim të shekullit XX-të , ndërsa letërsitë e tjera botërore fillojnë letërsinë me një femër. Autorja e parë suedeze është femër, pasi që konteksti ka qenë krejt tjetër, rrethanat e tjera, dhe diskursi politik ka qenë krejt tjetër” tregoi ai.
“Nuk është çështja vetëm tek femra. Çështja është se ne sot jetojmë në një kohë kur krijuesi si çdo njeri tjetër që ka një vizion apo një përkushtim, ka një veprimtari. Ne për fat të keq, këto vitet pas luftës çështjen e afirmimit të prirjeve dhe veprimtarisë të një komuniteti nuk e kemi lënë në spikamë. Nuk e kemi treguar atë përgjegjësinë tonë” pohoi Valentina Saraçini.
Kurse Sibel Halimi, tha se kur e kishte pranuar ftesën për tu bërë pjesë e këtij takimi, asaj nuk i kishte pëlqyer termi “britma”, sipas saj në atë kuptimin “britma” si rezultat i të qenurit viktimë, apo britma si revoltë.

“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.
Takimi vazhdoi me leximin e poezive nga poeteshat, poezi gjithashtu lexuan edhe poetët meshkuj të cilët ishin të paktë në numër.
Aktiviteti letrar “Britma e gruas”, që organizohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes Woman Poets International MPI u mbajt në Qendrën Kulturore – Informative Europiane (EUICC) në Prishtinë në ora 12:00. / KultPlus.com 

  http://www.kultplus.com/?id=5&l=7648#.VRQdXqI6Sy4.facebook

 

U mbajt aktiviteti letrar Britmat e gruas


Bota Sot | 26.03.2015 18:54









Aktiviteti letrar “Britma e gruas” që këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt në Kosovë për temë pati “Gratë e dritës”.
Ky aktivitet filloi me një pikë vallëzimi nga balerinat e vogla të studios së baletit “Mjellma”. Gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë që të ndiheshe rehat dhe shumë komod, në mesin e emrave të mëdhenj të poezisë. Edhe pse takimi letrar mban titullin “Britma e gruas”, në mesin e shumë poeteve femra kishte edhe poet meshkuj.
Fjalën hyrëse të këtij takimi e mori organizatorja, Ilire Zajmi, ku para të pranishmëve tregoi se ky aktivitet Kosovën e fut në mesin e 37 vendeve të botës.
“Aktiviteti në përgjithësi ka karakter të klithmës që me anë të poezive të luftojmë kundër dhunës. Qëllimi i asaj për të cilën jemi mbledhur sot është britma, jemi të lira të bërtasim nëse e shohim të arsyeshme. Ne poetet nuk bërtasim, më shumë bërtasin vargjet tona” tha Zajmi.
Ajo lexoi një pasues nga libri i fundit i Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku ai në këtë libër quan gratë shqiptare poete si “zonja të vogla të letërsisë shqipe”.
“Emrat e tyre vetojnë aty-këtu në faqet e librit, por zakonisht rrallë, shumë më rrallë se sa do të duhej. Emrat e tyre janë kryesisht tingëllues, të bukur, ato vetë gjithashtu. Librat e tyre tituj në gjuhë të ndryshme, po aq. Shqip, gjermanisht, frëngjisht, italisht, shpesh të shpërndara në Evropë dhe në botë”. Është ky pasuesi i librit të Ismail Kadaresë, më të cilin mori shkas edhe diskutimi i sotëm në mes të poeteshave.
“Britma” e këtij edicioni filloi më një diskutim se a ka letërsia shqipe zonja të vogla apo zonja të mëdha.
Profesoresha e letërsisë shqipe, Qibrie Demiri, e përgëzoi Zajmin për idenë dhe tha se me të marrë ftesën menjëherë kishte vrapuar për të ardhur këtu, të dëshmojë që edhe ajo ishte pjesë e korit të britmave, në kuptimin metaforik.
“Kadare ndoshta është nisur nga konteksti që ndoshta jemi pak në numër, por mund të jemi të mëdha si frymë letrare. Në kontekstin siç e ka thënë i madhi Kadare, mendoj që reflekton një dëshirë të tijën, që hapësira të na jepet qoftë në media, të bëhet një përkrahje institucionale e frymës sonë krijuese, gjë që mungon. Bota maskuliste ka një qasje të gabuar, që jo çdoherë ka një shprehje më të butë se gjinia tjetër e butë. Të ju bëjmë thirrje, sidomos strukturave tona institucionale që t’i kthejnë sytë nga ne, se megjithëatë kemi kaluar një periudhë mjaft të gjatë pa hapësirë krijuese” u shpreh Demiri.
Gjithashtu Ndue Ukaj, tha se ajo ishte pjesa ku Kadare shkruan për femrat, ishte pjesa më e parapëlqyer e librit.
“Kur kam lexuar këtë librin e Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ai ishte kapitulli më i pëlqyer për mua, i cili i dedikohet “zonjave të vogla”. Kadare i vë në kontekstin e asaj në tërë letërsinë shqipe pasi që rrallë në librat e tij ka autorë që flet për ta. Janë disa ferma aty që ai i lartëson aty, madje edhe mbi meshkujt. Fatkeqësisht ne autoret e para i kemi vetëm në fillim të shekullit XX-të , ndërsa letërsitë e tjera botërore fillojnë letërsinë me një femër. Autorja e parë suedeze është femër, pasi që konteksti ka qenë krejt tjetër, rrethanat e tjera, dhe diskursi politik ka qenë krejt tjetër” tregoi ai.
“Nuk është çështja vetëm tek femra. Çështja është se ne sot jetojmë në një kohë kur krijuesi si çdo njeri tjetër që ka një vizion apo një përkushtim, ka një veprimtari. Ne për fat të keq, këto vitet pas luftës çështjen e afirmimit të prirjeve dhe veprimtarisë të një komuniteti nuk e kemi lënë në spikamë. Nuk e kemi treguar atë përgjegjësinë tonë” pohoi Valentina Saraçini.
Kurse Sibel Halimi, tha se kur e kishte pranuar ftesën për tu bërë pjesë e këtij takimi, asaj nuk i kishte pëlqyer termi “britma”, sipas saj në atë kuptimin “britma” si rezultat i të qenurit viktimë, apo britma si revoltë, shkruan kultplus.
“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.
Takimi vazhdoi me leximin e poezive nga poeteshat, poezi gjithashtu lexuan edhe poetët meshkuj të cilët ishin të paktë në numër.
Aktiviteti letrar “Britma e gruas”, që organizohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes Woman Poets International MPI u mbajt në Qendrën Kulturore – Informative Europiane (EUICC) në Prishtinë në ora 12:00.
http://botasot.info/kultura/386355/u-mbajt-aktiviteti-letrar-britmat-e-gruas/#.VRUjDqsLGmg.facebook

Monday, March 02, 2015

Promovim librash të Ilire Zajmit dhe Brahim Avdylit

E enjte, 19 shkurt 2015 - 21:26 albinfo.ch   



Njoftohen dashamirësit e fjalës së shkruar shqipe se më 07.03.2015, duke filluar në orën 19:00 në Volkshaus, Cyrih mbahet një mbrëmje letrare ku do të promovohen dy vepra të Brahim Avdylit: “SHTEGTIMI I LIRISË” dhe “TORZO E SHPIRTIT TIM/DER TORSO MEINER SEELE” si dhe  vepra e Ilire Zajmit: “NJË TREN NË BLLACË”.
Pos librave, temë debati do të jetë edhe “Situata në Kosovë dhe rrugëdaljet tona” si dhe diskutime të lira…
Mbrëmja mbahet në Sallën e Kaltër të shtëpisë Volkshaus në Helvetiaplatz, Stauffacherstrasse 60, 8004 Zürich.
Për Këshillin Organizativ: Sylejman MORINA, Tel.: 079 335 78 19.

http://www.albinfo.ch/promovim-librash-te-ilire-zajmit-dhe-brahim-avdylit/-

Monday, February 23, 2015

Mediat dhe proceset politike, binom i pandashëm




Mediat kanë ndikim të fuqishëm mbi realitetin politik, pasi formojnë   opinionin publik dhe vendosin besimin politik. Mediat, të quajtura si shtyllë e katërt e pushtetit luajnë një rol vendimtar në proceset demokratike, ekonomike,  në kohë luftë e në kohe paqe, gjatë zgjedhjeve  si dhe në kohën e ndryshimit.
Në demokracinë liberale, media lehtëson diskursin publik, informon publikun, përfaqëson publikun dhe vepron si një roje e degëve të qeverisë. Analistët theksojnë rolin e mediave në përkrahjen e shoqërisë së vërtetë demokratike. Intelektuali gjerman Jurgen Habermas përkufizon median si një hapësirë për diskursin publik, i cili duhet të garantojnë qasje universale dhe debat racional në shoqëri.

Zhvillimi i teknologjisë ka revolucionarizuar marrëdhëniet midis medias dhe politikës. Në mjedisin e ri të medias, të formësuar nga rrjetet sociale dhe blogs, publiku nuk është më një vëzhgues pasiv ndaj proceseve politike që ndodhin në një vend, por është një lojtar aktiv.   
Përhapja e informacionit bëhet me shpejtësi drite, dhe komunikimi është i drejtpërdrejt dhe i ndersjellë.   
Por, çfarë roli luajnë mediat në proceset politike nëpër të cilat kaloi dhe po  kalon Kosova?
S’do mend se roli i mediave është i jashtëzakonshëm. Kjo vlen në veçanti për proceset politike, ku me interes  spikat funksioni i tyre. Në rastet e veçanta, sidomos tek ngjarjet e mëdha politike, mediat janë faktorë informativë shumë të kërkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik.
Por, mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të jenë as aleate të politikës, por as armiq të saj. Ato duhet të kryejnë detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente dhe paraqesin realitetin, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit ndaj tyre nga ana e politikës, biznesit apo grupeve të interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh, ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara.
Kështu ka ndodhur me ngjarjet që lidhen me luftën  në Kosovë  në vitet 1998 -1999, ku media luajti një rol parësor në ndriçimin e ngjarjeve që tronditën opinionin ndërkombëtar. Raportimi i vrasjeve makabre të shqiptarëve, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bisedimet në Rambuje, dështimi i këtyre bisedimeve, dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre njëhere brenda territorit të Kosovës, masakra e Reçakut e deri te fillimi i bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe e dëbimi biblik i më se një milion shqiptarëve. 
Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive të emetuara në transmetuesit më me ndikim në botë si  CNN, BBC etj, të cilat krijuan dhe bartën deri tek opinioni ndërkombëtar imazhin real të dhunës dhe të masakrave serbe në Kosovë, bota demokratike nuk do ta kishte mbështetjen e popujve të tyre për të marrë vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u trondit pikërisht nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej tragjedia e një populli në zhdukje nga ana e një shteti të dhunshëm e vrastar.
Çmimi i lirisë së Kosovës, përveq gjakut të derdhur të  mijëra grave e burrave,  domosdoshmërisht duhet t’i atribuohet medias. Lufta e Kosovës është fitore mediale, pasi media bëri gjithçka për ti paraprirë procesit të dhënies fund vrasjeve dhe ekzodit të një populli të tërë nga regjimi i Milosheviqit. 
Kjo fitore i atribuohet kryesisht kontributit të mediave ndërkombëtare, pasi në Kosovë atëbotë ekzistonin shumë pak media të cilat ishin mbyllur nga regjimi serb. Në Shqipëri funksiononte Televizioni publik Shqiptar (TVSH)  i cili përnjëherë ishte e vetmja dritare informative për shqiptarët e Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, lindën një numër i madh i mediave, të cilat u profesionalizuan  me kohë  dhe u bënë përçuese të denja të informacionit.   
Ato natyrisht nuk kishin sesi të mbeteshin jashtë proceseve politike. Përkundrazi, detyra e tyre ishte shumë e vështirë në një shoqëri e cila sapo kishte dalur nga hiri i luftës. Demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte sfida e parë me të cilën u përballën mediat. Pastaj krijimi i institucioneve të para vendore të pasluftës kur Kosova administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara. Pasuan bisedimet e Vjenës, një proces i vështirë politik ku  përcaktohej e ardhmja e vendit. Detyra e medias ishte e komplikuar pasi vetë procesi ishte me plot të papritura. Nuk ishte detyrë aspak e lehtë raportimi i ngjarjeve të marsit 2014, të cilat rrezikuan vetë mbylljen e mediave por edhe proceset e brishta politike. Për tu përmbyllur kështu me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Mediat si një simbiozë e pandashme e politikës, herë kanë qenë profesionale e herë herë kanë çaluar, duke u bërë zgjatim i politikës apo mediapoltikë.   

Mediat s ‘mund të funksionojnë të vetme. Në proceset e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në çeshtjet e përditëshme, lidershipi i jep një dimension të ri medias. Për shkakun se mediat janë me ndikim të jashtëzakonshëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme politike. Ato, jo vetëm testojnë opinionin në raport me proceset politike, por ndikojnë ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike.
Mediat dhe politika, kultivojnë raport herë të urrejtjes e herë të dashurisë midis tyre,  në varësi të marrëdhënieve që kanë krijuar. Medias i duhet politika, për të informuar opinionin publik.  Politikës i duhen mediat për të ndërtuar imazhin dhe sendërtuar proceset politike të vendit.
Parë si të këtillë mediat dhe proceset politike, gjithsesi paraqesin një binom të pandashëm.

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021