Tuesday, March 21, 2017

Të gjithë e dinë


E dinë pemët drurët gurët e zogjtë
fëshfërima e lumit, shurdhësia e piramidave 
kalimtarë rasti, të njohur e të panjohur
të gjallët e të vdekurit
e dinë ditët e vrara nga dëshpërimi 
agsholet e ftohta të kuqëluara 
netët e ngulfatura nga malli  
boshllëku i degdisur në lëkurë
shikimet e fishkura në portën e hapur  

Të gjithë e kanë ditur
të gjithë e dinë  
po  po, të gjithë le t’a dinë
se të kam dashur
e s ‘ta kam thënë kurrë
s’kam kërkuar asnjëherë të më duash!


 
 
 

 

 
 

 

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021