E dinë pemët drurët gurët e zogjtë
fëshfërima e lumit, shurdhësia e piramidave
kalimtarë rasti, të njohur e të panjohurfëshfërima e lumit, shurdhësia e piramidave
të gjallët e të vdekurit
e dinë ditët e vrara nga dëshpërimi
agsholet e ftohta të kuqëluara
netët e ngulfatura nga malli
boshllëku i degdisur në lëkurë
shikimet e fishkura në portën e hapur
Të gjithë e kanë ditur
të gjithë e dinë
po po, të gjithë le t’a dinë
se të kam dashur
e s ‘ta kam thënë kurrë
s’kam kërkuar asnjëherë të më duash!
No comments:
Post a Comment