Showing posts with label Woman poets. Show all posts
Showing posts with label Woman poets. Show all posts

Tuesday, April 25, 2017

Laura Garavaglia



 
 
 
 
 
 
 
Autoportret

Çdo mëngjes,  midis flokëve dhe shkumës,
shkridhem pak më shumë në fund të vaskës.
Kujtimet fraktura të shpërfytyruara
hapa të ngadaltë asfalt.

Indikativ i tanishëm
A je duke kërkuar edhe ti format e universit
mes gabimeve horizontaleditës?
Çka nëse zeniti ishte në të vërtetë këtu
parvazin e dritares mes vazos lulemine, 
hija e pasdites te shkallët  
këtë mungesë memece të arsyes.    

Ose sikur rrisku i dritës të ngatërrohej në lëndinë
ky çast i zverdhur
midis të kaluarës dhe të ardhmes?


Mekanika kuantike 

Disa gjëra ndodhin  
nuk mund ta dimë pse    
Nuk  do të jetë alkimia bërthamore
të na  shpjegojë   
gjashtë gradët e  ndarjes
 na lidhin me të tjerët .  


***
E pastaj, herë pas here   
të pish një gotë verë
të parashikosh fatin në  llum kafeje
pa e ditur kush do të rri, e kush do të shkojë.  
Nga pjesët e trupit më shumë se çdo gjë tjetër
e dua gojën që ushqehet nga bota
e  gdhen fjalët.


Sindromi Asperger

Nuk e kuptoj
njollën e dhimbjes
ndjenjën e shprishur që vërshon
britmën e  jetës.
Çrregullim i hidhur i pa formë  
kërcënon enën e pafajshme
pastërtinë e numrit
e të simbolit
sekuencë e rregullt
sistem i përkryer.  

Vera
Era e  katranit në fund të molit,
dhëmbët e qenit kafshojnë kreshtën.   

Flluska e ylbertë e verës
fluturon  tatëpjetë në  ajrin e nxehtë 
pa e ditur në cilin drejtim zemra udhëton.  

Nga e gjithë ajo dritë që zmadhoi ditën
mbeti vetëm pëlhura e shlyer e jastëkut,

alga e thatë  lakuar mbi shkëmb,
sytë e Santa Lucia-së mbi kanape  
përqafimi i përgjakshëm i meduzës në qafën time.


Vera 2
Ndoshta ishte vera e kaluar, apo e një viti më parë.
Spektakli, është përherë i njëjti: të dënuarit
zhytur deri në gjoks, njeriu i kokosit,
yndyra e kremit të rrezitjes në gazetë
Vetëm sfondi ndryshon.


Laura Garavaglia

E lindur në Milano në vitin 1956,  Laura Garavaglia jeton dhe punon në qytetin e Komo-s.  Shkrimtare  e publiciste, ajo bashkëpunon me disa revista letrare dhe shtëpi botuese në Itali.

Ka botuar  përmbledhjet me poezi: “Fragmente të jetës”, “ Shumë kultura” ;” Flutura e gurë” , “ Simetria e thelbit”. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të huaja e janë përfshirë në shumë antologji.  Themeluese e asociacionit kulturor “Shtëpia e poezisë në Komo” . Ideatore dhe kuratore  e Festivalit Ndërkombëtar të poezisë  “Evropa në vargje” që mbahet në Komo të Italisë.  

nga gjuha italiane: Ilire Zajmi     


 

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021