Showing posts with label Formia. Show all posts
Showing posts with label Formia. Show all posts

Tuesday, April 25, 2017

Giuseppe Napolitano




Tetova


Me Shaipin dhe miqtë të tjerë këtu në Tetovë
u ktheva e do kthehem sërish për të rrëfyer  
për dashurinë time më të madhe - poezinë
- fjalët e dashuruara të jetës
Këtu frymon – unë frymoj përsëri
- ajrin e freskët të njerëzve të mirë
 që në botë nuk  kanë harruar akoma
sa është e rëndësishme të mbesin miq të mirë

E jam i sigurt se Shaipi dhe miqtë e tjerë
ndajnë  me mua poezinë
e këtyre vendeve të këtyre pasioneve
që lidhin Tetovën me Europën dhe botën.


Sa hëna...

Sa hëna../ Jam përherë e njëjta  

fytyrë gaztori a fytyrë lozonjare/  
danunciane lundruese në muzg /   
sa herë jemi takuar  
e dija / nëse virgjereshë të turpshme
më quaje o kurtizanë sensuale  
e grimosur ose  lojëtare e pakapshme /
...ishe e njëjta edhe pse të shihja  
ose shtiresha se të dëshiroja
të ndryshme/ e si më shihje isha unë:  
gondolieri i argjendtë ose shkëmb i mbytur
 në qiell /kur edhe unë ndryshoja
duke të soditur / më lije mua fajin... /
:po unë e dija se ti ishe vetëm një alibi  
Fragment nga  libri "Pëshpëritje hënës", përkthyer nga Ilire Zajmi & Anton Nikë Berisha, botues Faik Konica, Prishtinë.  
 
Giuseppe  Napolitano  poet e eseist, autor i dhjeta vëllimeve me poezi:
“Momenti”, “ Dentro l'orma”,  “Maschera “  Il giardino di Afrodite”, “ Libro d'amore di Catullo”, “Se rincorri un po' di ieri nel domani”, Ka shtëpinë e tij botuese  “la stanza del poeta”  ku boton autorë të ndryshëm.  Është  pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare. Poezitë e tij janë  përkthyer në gjuhët spanjolle,  franceze,  rumune,  gjermane, angleze, greke, esperanto dhe shqipe. Jeton në Formia të Italisë

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                              
 
 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021