Showing posts with label writer''s testament for himself. Show all posts
Showing posts with label writer''s testament for himself. Show all posts

Tuesday, June 18, 2013

KËSHILLA VETES


Mos prit të gjithë burrat të bien në dashuri me ty  

të të quajnë kurtizanë kur epshi ua terron sytë  

Mos i beso askujt për ndenjat e tua

Ti e di më mirë se kushdo çka ndien lëkura jote

Mos u shtir se i di të gjitha  mëso çdo ditë diçka të vlefshme për veten
 
Festo për  gjërat e vockëla  mos lejo të bezdisesësh nga punët e


mërzitshme

Kurrë mos dil  në rrugë pa vëthë në vesh buzëkuq e parfum qershie

Fal shumë  e marrë  mos u bëj falja vetes të gjitha çmenduritë 

Pranoja vetes të gjitha turpet mos fshih asgjë nga pasqyra

Bëhu e njerëzishme me njerëzit që të duan, qitja gjuhën snobëve e hipokritëve

Mos e puth dikë që rri me ty për një orë nuk ia vlen barra qiranë

Zbulo vende të mistershme për tu fshehur

Secili ka nevojë për një skutë të veten

Mos u pendo kurrë mos kërko falje për gabimet e tua

Fajet e të tjerëve mos i merrë mbi vete  

Mundësisht mos fle pa bërë dashuri ndjehu mbretëreshë e fronit tënd

Lexo çka të pëlqen mos i beso shijes së të tjerëve

Kujdesu fort fort për unin tënd e lufto deri në fund për gjërat që i do.


Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021