Showing posts with label translation. Show all posts
Showing posts with label translation. Show all posts

Thursday, April 20, 2017

Robert Simonišek

 

 
 
 
 
 
 
Liqeni

Ndonjëherë në mëngjes, ndonjëherë në mbrëmje,
nuk varet nga unë në të vërtetë,
s’ është varur kurrë.

Kjo hijeshi e e ujit
që na fton te vetja
me nurin  gati telepatik,
nuk ka nevojë për sqarim.

Asgjë nuk ndodh,
kur  anija nxiton drejt kodrave të gjelbërta
dhe reja e shprishur  mjellmës i afrohet,
kur  nga fundi del mustaku i madh një metër e gjysmë
e dorën e peshkatarit befason.

Nëse anija i qepet erës  
dhe lopata ndalet në ajër,
mjafton të kalosh 
duke larguar degët nga rruga,
ndoshta  të njohësh një fytyrë të parë
a të ulesh buzë një moçali të heshtur.

Ndonjëherë në mëngjes, ndonjëherë  në mbrëmje,
nuk varet nga unë në të vërtetë,
s’është varur kurrë.

Por edhe nëse qëndroj brenda,
nuk ka dallim
midis një djali  që  merr  një gur
ta hedh  sa më larg të jetë e mundur,
dhe meje, hedhur përmes një membrane tjetër
në atë që është e shkruar.
Nga fundi të dy jemi të mbrojtur nga sipërfaqja.
Qarqet po përhapen
pas shpinës tonë -
e vetmja gjurmë e kësaj loje të heshtur,
e cila zgjat nga mëngjesi në mbrëmje.

 Dhomat bosh

Kurrë nuk ka pasur kaq shumë boshllëk
Ndërtesat duke pritur për nojmë ,
kurrë kaq shumë shkallë,
drita,
të cilat nuk do të arrijnë zërat.

Ne jemi larg nga mundësia,
qetësisht të pushojmë në kolltuqe
e të lexojmë fituesit e çmimit Nobel,
larg nga tundimet për të fluturuar nga ballkonet,
t’i themi lamtumirë frikës sonë
paraardhësit ti lëmë pas.

Ne kthehemi në shtëpi
për të pushuar nga të tjerët.
Pluhuri në qoshe na huton, 
kur pyesim veten, të zënë me çanta,
si të kthehemi në sheshe,
për të devijuar vëmendjen nga ajo
që ne nuk duam të dëgjojmë.

Ndonjëherë uji i moçalit rritet
themelet  dridhen.
Gjaku i mpiksur nuk është  mjaftueshëm i errët
për të mbushur rrugët e braktisura,
jo aq i shpejtë për të zënë hapin   
e atyre që kemi braktisur.

Ndoshta, nëse çatitë
do të binin përtokë, do të bëheshim të kujdesshëm
në pengesat e planifikimit midis nesh dhe kafshëve,
më në fund t’a pranojmë se taksat mbi dritare
janë të gjitha më të neveritshme se kurthet,
futur në mes të shenjave të pikësimit.

Çdo gjë që ne të huazojmë ose blejmë
nga perspektiva e përjetësisë nuk kalon 
dhomën e hotelit, ku emri i së nesërmes tonë
do të jetë më pak i rëndësishëm se sa shuma në llogari.

Lubjana

Ti më përshëndete në mënyrën
që më së paku e prisja
me fytyrën e zakonshme që jam mësuar ta shoh.

Unë mund ta parashikoi mjegullën,
e cila  përpiqet të ngjitet
në velat e hapura të mëngjesit
e të lëkund trarët
si një pullazxhi i shkathët
që përkulet e fsheh fytyrën. 

Kohë të gjatë s’kam qenë në breg.
Qëndruar me kafe, betuar në zhurma të gjata,
sikur doja të mbuloja

joshjen ndaj atyre pakujdesive
që dikur lëviznin pedalet.

Asnjë shans për hezitim.
Kur gjethet e arta mblidhen
te dritaret dhe shtillen te Tregu i Vjetër,
vendimet duhet të jenë më të mprehta
se hapat që duan të zgjedhin shtigjet e vjetra.

Tivoli ngrihet drejt reve.
Ku janë armiqtë e mi, miqtë e mi?
Pjesa më e madhe e asaj që kalon është vetëm pamja.
Por kjo është e pashmangshme për të takuar homologun
që mund egon e tij.

Ai e di gjithashtu  se Lubjana e vërtetë
fshihet në disa rrugica,
kur dikush është mbërthyer në këngë
në çastin kur supet tona puqen.

Robert Simonišek, (1977) është poet, shkrimtar, përkthyes dhe historian arti. Deri më tani ka të botuar tri vëllime poetike ‘Katalogu i mbuluar nga uji” 2003, “Një autoportret i mbuluar  me hartë “, (2008), Migrimet (2013). Autor i një vëllimi me tregime të shkurta “Shikimi melankolik”  dhe romanit “Dhoma poshtë kalasë” i nominuar për çmimin letrar slloven Kresnik. Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, kroatisht, çekisht, spanjisht etj. Jeton në Celje.    

 përktheu Ilire Zajmi

Monday, July 29, 2013

Të gjitha vajzat nuk i duan diamantet




Për librin “ Amnesia” të Ilire Zajmit publikuar nga “Corpos Editora”, Portugali
.

“Poetesha shkruan edhe se e ka kapluar amnezia (Amnezia). Amnezia si harresë, pasojë e përjetimeve dhe mbase si ikje e qëllim shme për ta shpëtuar qenien.
Andaj, amnezinë e Ilires dua ta shoh si formë letrare që të mos harrohet e kaluara e tmerrshme dhe që të përballohen katrahurat e përjetuara si qenie dhe si komb.”

Nga Dr. Edi Shukriu



Kam kënaqësi t’i them disa fjalë për përmbledhjen poetike  Amnezia , të cilën autorja Ilire Zajmi e ka sjell para nesh.Mendoj se me këtë rast duhet folur mbi  Poezinë e Ilires nëAmnezia si vlerë dhe vlerën e botimit në gjuhën angleze.Libri përmban një konstruksion të brendshëm, që zë gati gjithë sferat e jetës, me tri ciklet përmbajtësore - Zoti me do, Identiteti edhe Melodia e shiut.
Tek cikli Zoti me do gjejmë një introspektivë të thellë të autores si individ, një kërkim të vetes dhe të gjërave që e rrethojnë dhe e preokupojnë. Kjo natyrshëm ravijëzohet tek cikli i dytë, Identiteti, që trajton çështjen e pashmangshme të identitetit, si kërkim i vetes dhe i kolektivitetit në hapësirë dhe kohë. Pas shqetësimeve dhe meditimeve që sjell leximi i introspektivës së autores dhe të çështjeve identitare, Ilirja ka sjell për qetësim  Melodinë e shiut , cikël të fundit, I cili përmban lirikë dashurie, si kërkesë e natyrshme sa poetike aq edhe njerëzore.
Vargjet e Ilires në dukje janë të qeta dhe u gjasojnë një lundrim liqeni ku përmes çasteve të zëna reflektohet deti i trazuar i jetës që e jetuam e jetojmë dhe të njerëzores që e mëtojmë.
Nuk dua të jem si të tjerët – robër të kotësisë thotë Ilirja në ciklin  Zoti më do mua, , duke përcjell një mesazh të vlefshëm universal, që fare nuk duhet ta harrojmë.
Ajo shkruan edhe se e ka kapluar amnezia (Amnezia),  Amnezia si harresë, pasojë e përjetimeve dhe mbase si ikje e qëllimshme për ta shpëtuar qenien. Andaj, amnezinë e Ilires dua ta shoh si formë letrare që të mos harrohet e kaluara e tmerrshme dhe që të përballohen katrahurat epërjetuara si qenie dhe si komb.
Besoj në të ardhmen se e sotmja më ka lënë shpreh mbase dhe mllefin autorja për rrjedhat e sotme të një tranzcioni të çuditshëm, ku vlerat kërkojnë dritë. Më pëlqen dhe kur thotë edhe se Të gjitha vajzat nuk i duan diamantet...,duke provuar kështu që t’i bëhet digë paragjykimeve gjinore dhe të ridëshmojë se poeti është poet dhe se fjala nuk ka dallim gjinie.Më duhet të them se botimi nëgjuhën angleze i Amnezisë ishte dhe nxitje për t'a rilexuar veprën e autores në gjuhën origjinale. Përkthimi në anglisht ka zënë frymën dhe përjetimin, që është edhe qëllimi i përkthimit. Ky botim është bërë edhe një dritare jashtë vetes,jashtë kornizave kombëtare e që kombëtaren e bënë të njohur. Ambasadorët po, janë përfaqësues të një shteti dhe përmes tyre krijohet përshtypja mbi popullin që e përfaqëson. Por, mendoj se shkrimtarët dhe artistët janë ambasadorët më të denjë të një vendi dhe të një populli.Uroj që të kthjellemi dhe të kemi sa më shumë përkthime dhe botime kualitative!


Friday, June 21, 2013

Fjala poetike Antologji e poezisë shqipe në Kosovë

 

Poems by 45 authors

Published by Balkans Free Press & Jalifat Publishing

Coming soon in English, German, French and Swedish

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021