Për librin “ Amnesia” të Ilire Zajmit publikuar nga “Corpos Editora”,
Portugali
.
“Poetesha shkruan edhe se e ka kapluar amnezia (Amnezia). Amnezia si
harresë, pasojë e përjetimeve dhe mbase si ikje e qëllim shme për ta shpëtuar
qenien.
Andaj, amnezinë e Ilires dua ta shoh si formë letrare që të mos harrohet e
kaluara e tmerrshme dhe që të përballohen katrahurat e përjetuara si qenie dhe
si komb.”
Nga Dr. Edi Shukriu
Kam kënaqësi t’i them disa fjalë për përmbledhjen poetike Amnezia , të cilën autorja Ilire Zajmi e ka sjell para nesh.Mendoj se me këtë rast duhet folur mbi Poezinë e Ilires nëAmnezia si vlerë dhe vlerën e botimit në gjuhën angleze.Libri përmban një konstruksion të brendshëm, që zë gati gjithë sferat e
jetës, me tri ciklet përmbajtësore - Zoti me do, Identiteti edhe Melodia e
shiut.
Tek cikli Zoti me do gjejmë një introspektivë të thellë të autores si
individ, një kërkim të vetes dhe të gjërave që e rrethojnë dhe e preokupojnë. Kjo
natyrshëm ravijëzohet tek cikli i dytë, Identiteti, që trajton çështjen e
pashmangshme të identitetit, si kërkim i vetes dhe i kolektivitetit në hapësirë
dhe kohë. Pas shqetësimeve dhe meditimeve që sjell leximi i introspektivës së autores
dhe të çështjeve identitare, Ilirja ka sjell për qetësim Melodinë e shiut , cikël të fundit, I cili
përmban lirikë dashurie, si kërkesë e natyrshme sa poetike aq edhe njerëzore.
Vargjet e Ilires në dukje janë të qeta dhe u gjasojnë një lundrim liqeni ku
përmes çasteve të zëna reflektohet deti i trazuar i jetës që e jetuam e jetojmë
dhe të njerëzores që e mëtojmë.
Nuk dua të jem si të tjerët – robër të kotësisë thotë Ilirja në ciklin Zoti më do mua, , duke përcjell një mesazh të
vlefshëm universal, që fare nuk duhet ta harrojmë.
Ajo shkruan edhe se e ka kapluar amnezia (Amnezia), Amnezia si harresë, pasojë e përjetimeve dhe
mbase si ikje e qëllimshme për ta shpëtuar qenien. Andaj, amnezinë e Ilires dua
ta shoh si formë letrare që të mos harrohet e kaluara e tmerrshme dhe që të
përballohen katrahurat epërjetuara si qenie dhe si komb.
Besoj në të ardhmen se e sotmja më ka lënë shpreh mbase dhe mllefin autorja
për rrjedhat e sotme të një tranzcioni të çuditshëm, ku vlerat kërkojnë dritë.
Më pëlqen dhe kur thotë edhe se Të gjitha vajzat nuk i duan diamantet...,duke
provuar kështu që t’i bëhet digë paragjykimeve gjinore dhe të ridëshmojë se
poeti është poet dhe se fjala nuk ka dallim gjinie.Më duhet të them se botimi nëgjuhën angleze i Amnezisë ishte
dhe nxitje për t'a rilexuar veprën e autores në gjuhën origjinale. Përkthimi në anglisht ka
zënë frymën dhe përjetimin, që është edhe qëllimi i përkthimit. Ky botim është
bërë edhe një dritare jashtë vetes,jashtë kornizave kombëtare e që kombëtaren e
bënë të njohur. Ambasadorët po, janë përfaqësues të një shteti dhe përmes tyre
krijohet përshtypja mbi popullin që e përfaqëson. Por, mendoj se shkrimtarët
dhe artistët janë ambasadorët më të denjë të një vendi dhe të një populli.Uroj që
të kthjellemi dhe të kemi sa më shumë përkthime dhe botime kualitative!
No comments:
Post a Comment