Wednesday, August 14, 2013

Vlerësime të Ullmar Qvick te Forumi Shqiptar




  1. Ilire Zajmi

    Konvencionale nuk është ajo, Ilire Zajmi. Guximtare jo nga ana formale, por në përmbajtje. Ajo u lind në Prizren më 1971 dhe ka botuar Këmbana e mëngjezit (1991), Fashitje e ëndrrave rebele (roman), Un treno per Blace (1999) dhe Baladë e bardhë (2000).

    Ankand publik

    Bëjnë tregti me ëndrrat e mia
    I stërvisin aftësitë
    Bëjnë Pazar me gjakftohtësinë time
    E ujisin durimin
    Lidhen me kusht për gjoksin tim
    I masin epshet
    Pinë për shëndetin tim
    Duhen në llogari të vet
    Nuk vënë gjumë në sy
    I brengosin problemet e mia
    Angazhojnë detektivë privatë
    Përpilojnë biografinë time të zezë
    I numërojnë dashuritë e mia
    Gjatë tërë kohës për ta
    Jam në ankand publik
    E mundohen të ma vjedhin syrin
    Të ma ndalojnë hapin
    Të më katrandisin në humbëtirë
    E të luajnë të luajnë me mua.

    Fund i ëndrrës

    Ky është fundi miku im
    Fundi I ëndrrës I agmisë
    Ky është fundi I stories
    Që ende s’ka filluar
    Ky është fundi I tundimit
    I mëkatit të pashijuar
    Ky është fundi I dështimit
    Netëve pa dëshmitarë
    Ky është fundi I erotikës
    Puthjeve të vonuara
    Ky është fundi I dashurisë
    Që ende s’ka lulëzuar
    Ky është fundi miku im
    Fundi I pafund I jetëvdekjes
    E ti pret syhapur
    Fundin e lojës

    Valsi i mesnatës

    Sonte aq më bën për Botën
    Dritat e fikura solitereve
    Për lavdinë kuartin e lavireve
    Kësaj nate aq më bën për Artin
    Boemët artistët darkerët
    Që përjetojnë traumë artistike
    Në katin e pestë të çmendisë
    Sonte dua të dridhem
    Si gjethet në pemë
    Ti rrëshqas njalë duarve tua
    Të më duash çmendurisht
    Të më marrësh në shtrat
    Adonis i sirtarit tim magjik
    Kësaj nate dua të digjem e gjallë
    Para pasqyres lakuriq të vallëzoj
    Sonte aq më bën për të tjerët
    Dua ta hedh valsin e pafund të lumturisë
    .................................................. .....................
              Dhe me këtë vals, i cili me një gjuhë pak më
              vullgare do të këndohej ”love me tonight
              and let the devil take tomorrow” përfundojmë
              pjesën e parë të prezantimit të poezisë sëIlire Zajmit.


    Ullmar Qvick
    Përgjigju Duke Cituar 
          Vetëliria
     
          Kur do të jem përfundimisht e lirë
          Jetoj e s’bëhem e gjallë
          Dehem e alkooli nuk më zë
          Bredh e s’bëhem so po bredh
          Shkruaj e s’bëhem Ginsberg Prever      
          Këndoj e s’bëhem Lenon Xhoplin
          Kur do të jem përfundimisht e lirë
          Për mua të tjerët jetojnë
          Inkuizitorët modernë vlerësojnë
          Më duan e unë s’e di pse më duan
          I dua ata që s’më duan
          Kur do të jem përfundimisht e lirë
          Paragjykime luftë mendimesh
          Tërmet emocionesh eufori
          Ku është vetëliria çka është vetëliria
          Bërtas çirrem gjer në çmendi
          I urrej njerëzit pa personalitet   
          Falsifikatet kopjet e stërkopjuara
          Kur do të jem përfundimisht e lirë
          Unë nuk dua të bëhem si ti ai ajo

  2.        Zot i vetes
    Betejën do ta humbësh përgjithmonë
    Një Vatrlo e tmerrshme
    Pësim mbi pësime
    Nëse ndihmë nga të tjerët pret
    Ngrihu në këmbët tua
    Mendo me kokën tënde
    Mos u përul para çdo barbari
    Bëhu Zot i vetes
    Mos u dorëzo lehtë Ti
    Gjithçka bëje vetë
    Betejën do ta fitosh përsëri
    Lufto për të drejtat e tua
    Zot i vetes Njeri

    Zoti

    Zoti është njëri nga ne
    I maskuar me parukë syze dielli
    Shëtit në të njëjtat rrugë e bulevarde
    Vesh minifund e blu xhins të grisur
    Zoti (a) i flet të gjitha gjuhët e botës
    Pa përkthyes pa pejxher pa telefon GSM
    Shkruan poezi postmoderne
    Aktron Godotë teatrove të absurdit
    Vallëzon dans pa muzikë
    Imiton Prisllin Pavarotin
    Zoti (a) është njëri nga ne
    Rokerë njeri i urtë profet vagabond
    Flokëgjatë mjekërrzi tullac vetulltrashë
    Jezu-Krisht Muhamed Moisi
    Vete herë në kishë sinagogë e xhami
    E shpall veten heretik e rebel
    I kundërshton kultet perënditë
    Beson në frymën e shenjtë
    Bibël e Kuran
    Vete në shtëpi publike konsumon marihuanë
    Përkëdhel xhelatët e ngushëllon viktimat
    Vret dhunon dehet deri në dëlir
    Zoti i burgosur lëshohet me kusht
    Mbrohet në liri
    Zoti është ai jam unë je ti
    Zoti është njëri nga ne
    A nuk është zoti njëri nga ne?!
    ……………………………………………..
    Me këto poezi Ilire Zajmi tregon një lloj panteizmi, ajo e bën Zotin
    universal ose së paku identik me njerëzimin. Kush ka parë ambientet disi të mykura të Prizrenit, nuk do të habitet se si poetesha kundërshton këtë atmosferë teokratike, që mund të bëhet mbytëse për rininë. Për Prizrenin mund të thuhet si për Gjirokastrën në romanin e Kadaresë Kronikë në gur:
    „Ishte e vështirë të ishe fëmijë në këtë qytet..“


    Ullmar Qvick
    http://www.forumishqiptar.com/threads/26869-Hida-Halimi

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021