Friday, November 07, 2014

Valse de minuit

par Ilire Zajmi


Ce soir je me fiche du Monde
des lumières éteintes sur les gratte-ciel
pour la gloire et la banlieue des putes
Cette nuit je me fiche de l'Art
des amateurs d’art artistes peintres
qui traversent un trauma artistique
Au cinquième étage de la folie
Ce soir je veux clignoter
Comme la feuille sur l'arbre
et glisser dans tes mains
que tu m’aimes avec frénésie
et me prennes dans ce lit
Adonis de mon plateau magique.
Cette nuit je veux être brûlée vive
danser nue sur le miroir
ce soir je me fiche des autres
Je veux danser la valse sans fin du bonheur.
Extrait de: 
                   
"C'est la fin" ouvrage, l' Harmattan, Paris 2014

http://www.poemes.co/valse-de-minuit-poeme.html

Wednesday, November 05, 2014

Kubon & Sagner OPAC Title view

Kubon & Sagner OPAC Title view

Zurück - backTo hit list

Title:

Era: roman.

Subtitle:
Author:
Year:
2014
Place:
Tiranë
Publisher:
Country:
Albania
Pages:
Br., 156 S.
ISBN:
978-9928-00-093-4
 
Media:
Book
Annotation:
Hyri me ecjen e saj të zakonshme duke shikuar mospërfillshëm. Hoqi syzet, i la mbi tavolinë, kur papandehur u ndesh me shikimin e një djaloshi përballë.
Weight:
200 g.
Price:
19,00 Euro
Order number:
7433794
 

Ilire Zajmi - C'est la fin - reunishop.re


   Imprimer cette fiche produit

Ilire Zajmi - C'est la fin

Ilire Zajmi (Auteur) - Paru le 11/02/2014 chez L'harmattan

       

11,50 € TTC
1-6958849

+-

   


Ilire Zajmi - C'est la fin - reunishop.re

Tuesday, November 04, 2014

Përpjekje për të lidhur brezat dhe kohët

Publikuar: 2014-10-23 12:37:02

Tipar tjetër i dallueshëm antologjik mbetet renditja e poetëve që janë akoma në ekzistencën e njëmendësisë objektive, duke lënë jashtë përmbledhjes shumë poetë që nuk janë më në mesin tonë si Ali Podrimja, Beqir Musliu e të ngjashëm. Kjo përzgjedhje autorësh është përpjekje për të lidhur brezat, kohët, ngjarjet, stilet dhe karakteret e krijuesve në veprimtarinë e tyre poetike nga Kosova.

Avni Rudaku

Kjo përmbledhje autorësh nëpër kohë shënon kolona përjetimesh të fatit ekzistencial individual dhe kolektiv. Këshilli i Redaksisë në përcaktimin e autorëve, ka filluar me poezitë e gjeneratës së krijuesve të cilët janë lindur pas Luftës së Dytë Botërore e gjer në periudhën më të vonshme të krijuesve me datëlindje kalendarike të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Temat dominuese të poezive kalojnë nga konfliktet e brendshme individuale si vetmia, dëshpërimi bashkëkohor, rebelimi ndaj normave tradicionale, dashuria, e gjer në shpërfaqjen e motiveve kombëtare shqiptare për lirinë kolektive nga hegjemonia serbe, lufta e fundit në Kosovë dhe aty-këtu gjuha e ndonjë poeti me motive krejtësisht që kapin universalen kundrejt lokales, të përgjithshmen kundrejt partikularitetit.
Tipar tjetër i dallueshëm antologjik mbetet renditja e poetëve që janë akoma në ekzistencën e njëmendësisë objektive, duke lënë jashtë përmbledhjes shumë poetë që nuk janë më në mesin tonë si Ali Podrimja, Beqir Musliu e të ngjashëm. Kjo përzgjedhje autorësh është përpjekje për të lidhur brezat, kohët, ngjarjet, stilet dhe karakteret e krijuesve në veprimtarinë e tyre poetike nga Kosova. Është një synim për të bashkuar dhe sinkronizuar krijuesit e gjeneratës së vjetër e të re, duke shënuar edhe metaforikisht “fundin e konflikteve gjenerative”, ngase krijuesit/krijueset në brendi të këtij libri bashkëjetojnë në hapësirën e dhënë, pavarësisht se shprehin frymë diversive të ndjenjës, motiveve, figurave, teknikave dhe shenjave. Prandaj, kjo koekzistencë në mes gjeneratave të ndryshme në poezi regjistron qasje të re inkluzive të Këshillit të Redaksisë, ngase zakonisht po botohen përmbledhje të cilat qoftë vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, përjashtojnë njërën apo tjetrën gjeneratë të krijuesve.

Karakteristikë tjetër e variablave të krijuesve është se disa krijues mund të jenë lindur në Shkup, Strugë a Ulqin, por kryesisht jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, respektivisht në Prishtinë, dhe korniza territoriale e veprimtarisë poetike mbetet areali i muzave nga krijuesit nga Kosova, ndonëse ndonjëri prej poetëve aktualisht jeton dhe vepron në mërgim.
Tek e fundit, përzgjedhja antologjike është edhe çështje subjektive e një autori, apo grupi autorësh, e në rastin tonë e Këshillit të Redaksisë, mirëpo përtej kornizës subjektive, lexuesi gjatë leximit të kësaj antologjie mund të kuptojë frymën e brezit të ri e të vjetër të krijuesve, duke arritur analogji madje për të njëjtin subjekt të trajtimit nga autorë të ndryshëm. E veçanta tjetër e kësaj antologjie është se shumica absolute e krijuesve në të nuk mbingarkohen me hiperbola romantike nacionale, rima rrallë mund të gjindet diku, nuk vërehet patetizëm emotiv në përgjithësi, vargjet janë të lira dhe me strukturë të çrregulltë. Qasja postmoderniste e relativizimit të gjykimit estetik dhe fuqizimi i rolit të lexuesit për të gjykuar llojin e poezive konsiston edhe në qasjen e Këshillit.
SHËTITJA NËPËR KOHË
Koha e letërsisë dallon nga koha reale, por zakonisht shërbehet nga kjo. Koha e letërsisë është edhe kohë mbi kohët. Ky tip antologjie e përgatitur nga Flamur Maloku, Hajdin Abazi, Aziz Mustafa, Xhevat Latifi dhe Imer Topanica, krijon tendenca reale për sinkronizim të kohërave, periudhave historike, kopsht i të gjithëve dhe i askujt, mostër përfaqësimi brezash, duke e minimizuar rolin e autorit kundrejt tekstit dhe kohës. Friedrich Nietzsche në librin e tij “Njerëzor, tepër njerëzor” dhe njëherazi pararendësi i disa ideve partikulare mbi postmodernitetin e diskutueshëm aq shumë nga letrarët, studiuesit, filozofët e kritikët, do ta përshkruante edhe më saktë këtë telos kohësh. “Arti, ndër të tjera, i vesh vetes detyrën e ruajtjes, si dhe të dhënies pakëz ngjyra, të figurave të shuara, të zbehura; kur kryen këtë detyrë, arti lidh një lak, në mes kohëve të ndryshme dhe rikthen prej tyre shpirtërat.” (f. 128)
Kjo antologji më duket shëtitje nëpër kohë (Umberto Eco), duke na bërë të lexojmë e rilexojmë drithërima shpirtërore nga përvoja personale e krijuesve shqiptarë, duke u njohur me një histori afër njëshekullore të një populli të tërë, prej ngjarjeve historike të ekzistencializmit shqiptar nën format e shtypjes nga pushteti i huaj prej pas Luftës së Dytë Botërore e gjer në ngjarjet e fundit mbi Prekazin, legjendat më të reja urbane të luftës së fundit në Kosovë. “Poetët, për sa kohë që duan edhe ata t’ua lehtësojnë jetën njerëzve, ose e heqin vështrimin nga e tashmja e dhimbshme, ose e ndihmojnë të tashmen duke përqasur ngjyra të reja përmes një drite që e bëjnë të rrezatojë prej së shkuarës. Që të mund të arrijnë këtë, edhe ata vetë duhet të jenë, nga shumë pikëpamje, krijesa të kthyera prapa: kështu që, të mund të përdoren si ura drejt kohërave dhe koncepteve shumë të largëta, drejt feve dhe kulturave që po vdesin, ose që kanë vdekur.” (Nietzsche) Dhe në fakt, kur lexojmë krijimet nga kjo përmbledhje autorësh, poezitë që shpalojnë gjendjet mendore dhe ndjenjore të fatit të grupit e deri tek individi, e bëjnë vetë antologjinë urë brezash siç citojmë edhe filozofin nihilist. Ura si koncept për ne sot merr edhe atë kuptimin e ndarjes, stigmës, linçimit, por këtu mbetet vetëm urë bashkuese, fuqi lidhëse, bashkëbisedim, ndarje ndjenjash të përbashkëta dhe të veçanta e tjerë e tjerë.
KODI I BREZIT TË VJETËR DHE TË RI
Në të gjitha poezitë e botuara në këtë katalog krijimesh, shfaqen figura mitologjike të Greqisë Antike dhe romake (Helena, Thalia, etj.), figura të letërsisë shekspiriane (Hamleti), simbole të lirisë dhe madhështisë (Lulja, Zogu etj.), elemente të kodit nacional (Prekazi i Jasharajve) e deri te figurat letrare të ironisë, paradoksit dhe “dekonstruktimi i figurës” nga autorët e rinj. Poezitë e brezit të vjetër kanë më shumë figura simbolesh, metaforash e alegorish, preket më shumë fati kolektiv, ndërsa autorët e rinj janë më ironizues në raport me atdheun, jetën, dashurinë, vlerat, botëkuptimet, etj., por që e kërkojnë gjithsesi lirinë personale dhe kolektive ngjashëm si brezi i parë, por në tërësi të teksteve vërehen edhe bashkëdyzime dhe simbioza të cilat vështirë ndajnë kohët dhe brezat.
Mirëpo, duke marrë parasysh kontekstin politik të ngjarjeve të kohës, autorët e brezit të vjetër, shfaqin një gjuhë poetike më të mbyllur të kuptimësisë për të marrë trajta universale që në plan të parë të leximit, ndërsa poetët dhe poeteshat e reja shfaqin barrierat e realizimit të plotë personal, eksperimentojnë, tallen, bëhen subjekte që lënë më në hije preokupimet kolektive dhe janë më dekonstruktues të figurave (Jacques Derrida).
SHKËPUTJE DHE COPËZA KRIJIMESH
Sapo fillojmë leximin e poezive të Musa Ramadanit, Agim Vincës, Sabri Hamitit, ne takohemi me përshkrime dhe paraqitje të thella emotive mbi identitetin, qytetin e Prishtinës, lirinë, duke paraqitur me besnikëri një pamje tashmë krejt të ndryshuar ikonografike të kohës së sotme. Agrim Vinca me poezinë “Zogjtë”, lakmon zogjtë për fuqinë e tyre më të madhe që kanë: lirinë. Për lexuesin e sotëm, mund të ndërlidhet me terma të ligjërimit të kohës aktuale si izolimi, liberalizimi i vizave, ndërsa për brezin e vjetër, çlirimi nga pushteti i dikurshëm hegjemonist ka qenë shenjë kryesore atëbotë, duke gjetur paralelizma figurativ mbi nevojën dhe dëshirat për liri nga pasiguria kontinuele jetësore. Prandaj, secila poezi që manifeston ankthin e një kohe historike, nuk presupozon se kjo nuk e ka gjuhën universale të tejkohshmërisë, ngase liria dhe zgjerimi i saj për individin/grupin/shoqërinë/njerëzimin radhiten si kategori universale, gjithmonë të kërkuara dhe të sfiduara.
Bie fjala, edhe brenda përmbajtjes së vargut nga poeti Vinca, e shohim atë “lakun e kohërave” të Niçes te poezia “Zogjtë”. “Ata nuk presin në rend për vizë/ata nuk këpusin qafat për një firmë/për ta asnjë kuptim nuk kanë vulat/Ata nuk paguajnë doganë për nostalgji/Të vetmit udhëtarë/që i kalojnë kufijtë/pa pasaportë. Janë qytetarë të botës…” Pra lidhja e kohëve, brezave, tipeve të lirisë nëpër histori, mbetet gjuhë universale, ngjashëm siç mbetet synimi për projektim të dialogut të krijuesve nëpër kohë. Sabri Hamiti, duke u nxitur nga muzat për Prishtinën, nënën, prezanton ndjenjën e fuqishme të përkatësisë sentimentale dhe frikën nga një tjetërsim prej humbjes. Hamiti e shkruan vargun si në vijim: “Zemrën mos ma lypni bishat ma kanë ngrënë/ O zot nëse e humb Prishtinën bëhem asgjë/Një kufomë e gjallë e shkrimtarit të huaj”. Milazim Krasniqi me poezitë e tij fillon ta thyejë këtë rend përjetimesh, duke qenë se poezitë e tij të paraqitura në këtë përmbledhje janë frymëzime më shumë nga meditimi, rendi natyror i gjërave në kozmos, duke përdorur figura si “guri”, “shiu” e të tjera. Konceptin më ironik dhe më sarkastik mbi lirinë, e gjejmë më pas, pasi ndeshemi me poezitë e Bardh Frangut, të cilat na thërrasin në dekonstruktim heronjsh, ripërkufizimin e historisë, marrjen parasysh të ‘individit mbret’ i çliruar nga secila robëri ekzistuese, pavarësisht edhe nëse vjen nga vetvetja apo grupi me të cilin identifikohemi dhe depersonalizohemi. “…Eja në tarracë të lirisë/Lere gjyqin e Hagës/Slloba është kopil/Na ka prerë e na ka tredhë/Tash luan koqe me botën/Eja të dalim në tarracë të lirisë/Na presin bukuroshet e Moldavisë/Çliroje shpirtin nga robëria/Të pimë raki të na pëlcasë mërzia...“ („Mëkati“). Lulëzim Tafa kur sendërton tekstin me fjalët mbi lirinë, e mallkon lirinë për diçka krejt tjetër: për çoroditjen e muzave; duke e marrë lirinë në një dimension krejtësisht tjetër qortues. “Nuk shkruhet dot/një varg/ç’sëmundje muzave/u solli lira/nanën bre ja qifsha/Si vdiq poezia“ („Epitaf“). Menjëherë pas poezive të Frangut, gjindet poeti tjetër Abdullah Konushevci, i cili në poezinë „Merka ka çelësin e vdekjes“, rebelohet ndaj të gjithëve dhe shpreh zemërimin e tij nëpër kohë, kujtesë kolektive, adresa e shenja, duke mallkuar secilën dashuri që nuk merr sa jep dhe për ta prekur pak marrëdhënien e politikës me historinë, drejtësinë me forcën: „Mallkuar qofshin Berlin, Paris, London/Më copëtuan aq shumë/Sa ende nuk mundem m’u ngjitë/Mallkuar qofshin Prishtina, Tirana, Shkupi/Kurrë nuk më deshën sa i desha unë”. Hajdin Abazi vjen në këtë antologji me poezi që përshkruajnë rrugëtimin e tij për në front me thanatosin, motivet nga lufta e fundit në Kosovë, duke e përmendur “liridashësin” si “njeridashës” në mënyrë që për ta universalizuar konceptin e lirisë dhe për ta thënë mesazhin se secili njeri e don lirinë dhe secili prej tyre është jo vetëm liridashës, por edhe njeridashës. “Po shkoj/t’i hapë portat e diellta/Kohës së Dashurisë/për Epokën e amshueshme/të Njeridashjes!” Poeti Halil Matoshi përshkruan momentet e luftës së fundit nga këndi tjetër, por me të njëjtin kod tematik: ”luftrat nisin në Mars në Ballkan dhe nuk mbarojnë/as kur ndalen/në intermexo të përleshjeve ballkanasit dehen vallëzojnë/më 24 mars 1999 bomba ia këputi duart Adrianës/këmbët Arditit/por buzët e puçura s’i ndanë…”. Ndërsa, luftën e fundit në Kosovë, Sali Beqiraj nga Boga e Rugovës, e jep shumë fuqishëm dhe në mënyrë krejt të heshtur pa bërtima por me plotë dhembje, si në rastin e fatit të babait në luftë. “Tre ushtarët e zi/E kanë çua në kopsht/“Pse nuk je rrua” e kanë pyet/Babai ka qenë natyrë e butë/Dhe ka qeshur/Unë e di pse ka qeshur/Gjithmonë kur nuk i pëlqenin pyetjet/Qeshte/thoshte; ani ani...” ( “Rrëfimet e nënës për vrasjen e babait”). Aziz Mustafa duke pasur sfondin nga një profesion si mjek, sjellë fond fjalësh dhe kuptimesh të veçanta metaforike. Në poezinë “Asimetrike” (ALOPECIA AREATA), poeti Mustafa shpreh gjuhë mjaft autentike me këtë sfond që e përmendëm: “…Këtë të mallkuar alopeci areata/Që as emër nuk ka shqip/Po që ka një asimetri për dreq”. Poeti Xhevat Latifi prek kodin tematik nacional dhe universal, me një ton tjetër inventiv dhe gjetje të bukur artistike si në poezitë: “Dimri ballkanik”, “Ma thuaj një fjalë të mirë”, etj. Ilire Zajmi në poezinë “Kotësi” e përshkruan ankthin ekzistencial (Kierkegaard, Sartre, Niçe, Kamy, Frankl...), zhgënjimin filozofik mbi qenien, problemin e lirisë dhe të vetmisë në kohën bashkëkohore, duke mos u mjaftuar dhe kënaqur vetëm me lirinë e fituar, teksa e thotë sidomos me vargun “si bishë e plagosur në kafaz”. Citoj në tërësi: “Dhe ndjehem e vetmuar/Si bishë e plagosur në kafaz/A do të jem krejtësisht e vdekur/kur te vdes?“.
Librit i jep më tej sharm të poezisë transcendentale, mistike, por edhe spinoziane, poezia e Fahredin Shehut, i cili vjen edhe në vetë historinë e poezisë shqipe me ngjyra të një folderi krejtësisht origjinal. Poezia „A jam fluid kozmik?!“ ka tonet më të përafërta vetëm me refleksionet medituese antropologjike mbi rendin dhe kaosin në univers, por duke arritur përfundimin në paqe me universin. Këtë e gjejmë direkt te Fahredini edhe në vargjet si në vijim: „Të jem i shpërndarë si hiri i yjeve/A jam mjaft i shenjtë?/T’i gëzohem harmonisë kozmike...” Autorët e tjerë të kësaj antologjie të cilët i takojnë një brezi shumë të ri janë: Blerina Rugova Gaxha, Astrit Veloqi, Valmira Peci-Lamin, Avni Rudaku, Linditë Ramushi, Kreshnik Berisha, Alketa Gashi-Fazliu, Alban Nuredini, Ndriçim Ademaj. Disa prej autorëve të rinj i qëndrojnë besnik disa formave tradicionale të vargëzimit dhe kodit tematik, ndërsa ka të tjerë që e çmontojnë tërë rendin ekzistues të formave, stilit, figurave dhe përmbajtjes poetike. Ndarja “brezi i vjetër” dhe “brezi i ri” nuk parakupton ndarjen strikte, ngase disa autorë të brezit të dytë mund të ngjasojnë shumë më shumë me brezin e parë sesa me disa kolegë të brezit të tyre në kuadër të llojit kalendarik të gjeneratës, apo anasjelltas.
PËRPJEKJA PËR TA NDALUR REFLEKTIMIN
Kjo antologji nuk ka përfshirë të gjithë autorët e gjallë të pas Luftës së Dytë Botërore dhe ata të brezit më të ri nga Kosova e më gjerë. Ata që janë larg kopshtit, nuk do të thotë se nuk gjelbërojnë. Mbetet çështje e shijes, por edhe vullneti i secilit krijues për të bërë pjesë në këtë apo atë kopsht.
Fuqia e poezisë qëndron në secilën kohë dhe është aparat i pazakonshëm për t’ia pasuruar jetën njeriut me kujtime. Të tjerat mbeten vetëm diskutime të vazhdueshme të shijes mbi poezinë dhe kohën, por që nuk nënkupton se edhe kjo nuk është me rëndësi. / KultPlus.com 


http://www.kultplus.com/?id=5&l=5142

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021