Sunday, December 01, 2013

Harresa



Harresa është reuma e shpirtit  

Burgosje e së shkuarës me shtatë palë dry

Alzajmer i një jete të falur   

Gabime të përsëritura që dhëmbin më fort se plagët e Gjergjit

Harresa është vdekje e hershme. Serum i mendjes  

Tradhëti tinzare. Dashuri në kohërat e kolerës  

Harresa është helmi  i të gjallëve. Psalm i të vdekurve.  



Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021