Mediat kanë ndikim të fuqishëm mbi realitetin
politik, pasi formojnë opinionin publik dhe vendosin besimin politik.
Mediat, të quajtura si shtyllë e katërt e pushtetit luajnë një rol vendimtar në
proceset demokratike, ekonomike, në kohë
luftë e në kohe paqe, gjatë zgjedhjeve si dhe në kohën e ndryshimit.
Në demokracinë liberale, media lehtëson diskursin
publik, informon publikun, përfaqëson publikun dhe vepron si një roje e degëve
të qeverisë. Analistët theksojnë rolin e mediave në përkrahjen e shoqërisë së
vërtetë demokratike. Intelektuali gjerman Jurgen Habermas përkufizon median si një
hapësirë për diskursin publik, i cili duhet të garantojnë qasje universale dhe
debat racional në shoqëri.
Zhvillimi i teknologjisë ka revolucionarizuar marrëdhëniet
midis medias dhe politikës. Në mjedisin e ri të medias, të formësuar nga rrjetet
sociale dhe blogs, publiku nuk është më një vëzhgues pasiv ndaj proceseve
politike që ndodhin në një vend, por është një lojtar aktiv.
Përhapja e informacionit bëhet me shpejtësi drite,
dhe komunikimi është i drejtpërdrejt dhe i ndersjellë.
Por, çfarë roli luajnë mediat në proceset politike
nëpër të cilat kaloi dhe po kalon Kosova?
S’do mend se roli i mediave është i jashtëzakonshëm.
Kjo vlen në veçanti për proceset politike, ku me interes spikat funksioni i tyre. Në rastet e veçanta,
sidomos tek ngjarjet e mëdha politike, mediat janë faktorë informativë shumë të
kërkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik.
Por, mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të jenë as aleate të politikës, por as armiq të saj. Ato duhet të kryejnë detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente dhe paraqesin realitetin, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit ndaj tyre nga ana e politikës, biznesit apo grupeve të interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh, ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara.
Kështu ka ndodhur me ngjarjet që lidhen me luftën në Kosovë në vitet 1998 -1999, ku media luajti një rol parësor në ndriçimin e ngjarjeve që tronditën opinionin ndërkombëtar. Raportimi i vrasjeve makabre të shqiptarëve, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bisedimet në Rambuje, dështimi i këtyre bisedimeve, dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre njëhere brenda territorit të Kosovës, masakra e Reçakut e deri te fillimi i bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe e dëbimi biblik i më se një milion shqiptarëve.

Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive të
emetuara në transmetuesit më me ndikim në botë si CNN, BBC etj, të cilat krijuan dhe bartën
deri tek opinioni ndërkombëtar imazhin real të dhunës dhe të masakrave serbe në
Kosovë, bota demokratike nuk do ta kishte mbështetjen e popujve të tyre për të
marrë vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u trondit
pikërisht nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej tragjedia e një
populli në zhdukje nga ana e një shteti të dhunshëm e vrastar.
Çmimi i lirisë së Kosovës, përveq gjakut të
derdhur të mijëra grave e burrave, domosdoshmërisht duhet t’i atribuohet medias.
Lufta e Kosovës është fitore mediale, pasi media bëri gjithçka për ti paraprirë
procesit të dhënies fund vrasjeve dhe ekzodit të një populli të tërë nga
regjimi i Milosheviqit.
Kjo fitore i atribuohet kryesisht kontributit të
mediave ndërkombëtare, pasi në Kosovë atëbotë ekzistonin shumë pak media të
cilat ishin mbyllur nga regjimi serb. Në Shqipëri funksiononte Televizioni publik Shqiptar (TVSH) i cili përnjëherë
ishte e vetmja dritare informative për shqiptarët e Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, lindën një numër i madh i
mediave, të cilat u profesionalizuan me
kohë dhe u bënë përçuese të denja të
informacionit.
Ato natyrisht nuk kishin sesi të mbeteshin jashtë
proceseve politike. Përkundrazi, detyra e tyre ishte shumë e vështirë në një
shoqëri e cila sapo kishte dalur nga hiri i luftës. Demilitarizimi i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, ishte sfida e parë me të cilën u përballën mediat. Pastaj
krijimi i institucioneve të para vendore të pasluftës kur Kosova administrohej
nga misioni i Kombeve të Bashkuara. Pasuan bisedimet e Vjenës, një proces i vështirë
politik ku përcaktohej e ardhmja e
vendit. Detyra e medias ishte e komplikuar pasi vetë procesi ishte me plot të
papritura. Nuk ishte detyrë aspak e lehtë raportimi i ngjarjeve të marsit 2014,
të cilat rrezikuan vetë mbylljen e mediave por edhe proceset e brishta
politike. Për tu përmbyllur kështu me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17
shkurt 2008.
Mediat si një simbiozë e pandashme e politikës,
herë kanë qenë profesionale e herë herë kanë çaluar, duke u bërë zgjatim i
politikës apo mediapoltikë.
Mediat s ‘mund të funksionojnë të vetme. Në proceset
e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në çeshtjet e përditëshme,
lidershipi i jep një dimension të ri medias. Për shkakun se mediat janë me
ndikim të jashtëzakonshëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme politike. Ato,
jo vetëm testojnë opinionin në raport me proceset politike, por ndikojnë
ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike.
Mediat dhe politika, kultivojnë raport herë të
urrejtjes e herë të dashurisë midis tyre, në varësi të marrëdhënieve që kanë krijuar. Medias
i duhet politika, për të informuar opinionin publik. Politikës i duhen mediat për të ndërtuar
imazhin dhe sendërtuar proceset politike të vendit.
Parë si të këtillë mediat dhe proceset politike,
gjithsesi paraqesin një binom të pandashëm.
No comments:
Post a Comment