Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës së Komunës së Gjakovës janë mbajtur dy aktivitete kulturore.
Në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” është hapur ekspozita kolektive e nxënësve të shkollave të komunës së Gjakovës. Për hapjen e kësaj ekspozite janë prezentuar punime ne pikturë, si portrete, peisazhe, e të tjera, më i merituari ishte profesori i lëndës së artit figurativ, Alban Meka, i cili edhe u falënderua publikisht, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Aktiviteti tjetër në vigjilie të shtatëvjetorit të pavarësisë ishte ai me organizim të Fondacionit të Gruas Intelektuale Shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, që është mbajtur në ambientet e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Hapjen zyrtare e ka bërë Migena Arllati, kryetare e Degës në Gjakovë. Ndërkaq më pas me evokime për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe me tematikë për shtetin e Kosovës janë prezentuar Margarita Xhepa, Mrika Limani, historiane, e cila ka referuar me temën: “Shtatë vjet pavarësi të shtetit të dytë shqiptar, procese dhe kthesa të domosdoshme në gjeopolitikën rajonale dhe Evropiane”. Krijuesja dhe publicistja Ilire Zajmi është paraqitur me temën: “Mediat dhe proceset politike në Kosovë, binom i pandashëm”, kurse Justina Shiroka Pula (politikane, ish ministre) është prezentuar me temën: “Rritja intelektuale dhe prania e shtuar në politikë e gruas shqiptare në periudhën e pasluftës”. Në këtë organizim kulturor ka patur edhe pika artistike, ndërkohë që janë ndarë edhe dy mirënjohje për gra të shquara gjakovare. Mirënjohjet janë ndarë për historianen Drita Bakija Gunga dhe dëshmoren Yllka Domi.
Aktivitetet e sotme kulturore në emër të institucionit të Komunës së Gjakovës, i ka përshëndetur Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit.
http://www.rtklive.com/?id=11&r=21014
No comments:
Post a Comment