Au sujet de Ilire Zajmi
A ProposIlire Zajmi est écrivain et journaliste du Kosovo. Elle est l'auteur de neuf livres. Ses poèmes ont été traduits en Anglais, Italien, Français et quelques autres langues.
“Orllanin dhe Liqenin e Batllavës e kemi zgjedhur qëllimisht, për të nxjerrë kulturën jashtë qyteteve kur e dimë se shumica e festivaleve në Kosovë mbahen në qytete. Dëshira jonë është që Orllanin ta shndërrojmë në një fshat global të paktën për disa ditë dhe është pikë ideale për një festival si FLO meqë konsiderojmë se letërsia dhe arti përgjithësisht kanë nevojë për një natyrë të tillë frymëzuese, e cila edhe po i frymëzon artistët mysafirë.
Dëshmi për këtë është e dhëna se pothuajse çdo vit të paktën një poezi apo një këngë e re ka lindur në Orllan. Rasti i fundit ishte me kantautorin britanik Russell Swallow, i cili gjatë ditëve të festivalit vitin e kaluar shkroi një këngë i frymëzuar nga qëndrimi këtu”, tregon Luta.
“Shtrirja gjeografike është shumë me rëndësi për FLO-në meqë është festival ndërkombëtar qysh prej vitit të parë. Për të përmendur vetëm disa që tashmë i kemi të konfirmuar, këtë vit do të kemi një poet edhe boksier – Jazra Khaleed, i cili vjen nga Greqia. Nga Belgjika kemi poetin e mirënjohur Skender Sherifi që ka disa vjet që po përpiqemi ta sjellim, ndërsa nga Meksika kemi Xhevdet Bajrajn, fituesin e çmimit për poezi në Panairin e këtij viti të librit në Prishtinë.Krahas qëllimit që është tërheqja e audiencës së re të letërsisë dhe afrimi i lexuesve me shkrimtarët, FLO sivjet ngrit edhe debatin mbi krijimet në ekzil ndikuar edhe nga rasti i fundit i shkuarjes në ekzil të festivalit PriFilmFest.
Nga Anglia kemi një kitarist të muzikës blues që e kishim vitin e kaluar edhe në koncertin e FLO-së në Prishtinë por këtë herë ai do të shoqërohet nga një muzikant italian me harmonikë gojë dhe saksofon. Natyrisht këtyre u bashkëngjiten edhe mysafirë nga vendi dhe rajoni për të cilët këto ditë po i presim konfirmimet finale”, rrëfen Luta.
“Të them të drejtën, sivjet për këtë edicion jubilar dhe falë traditës së krijuar dhe aktiviteteve cilësore kemi pritur një mbështetje nëse jo më të madhe, atëherë të nivelit të vitit të kaluar dhe këtu – si shumë organizatorë të aktiviteteve të tjera kulturore në vend – jemi goxha të zhgënjyer. Dua ta përmend rastin e PriFilmFest-it që për shkak të vështirësive të krijuara si opsion këtë vit zgjodhi ekzilin.Festivalin dyditor të Orllanit organizatorët mëtojnë ta rrisin dhe ta zgjerojnë programin e tij duke shpresuar që në edicionet e ardhshme t’ia shtojnë edhe karakterin garues, numrin e punëtorive, skenën e letërsisë për fëmijë dhe t’i zgjasin ditët në të cilat do të shtrihet festivali. Synohet që ky festival të jetë një manifestim 7 apo 10-ditorë, në kuadër të së cilit, duke marrë parasysh ambientin, mund të organizohen edhe kampingje.
FLO këtë vit si përgjigje ndaj këtyre vështirësive ka zgjedhur të trajtojë ekzilin e krijuesve dhe krijimin në ekzil si temë debati që do ta zhvillojmë në ditën e dytë, duke qenë se kemi mysafirë disa autorë të njohur që krijojnë në ekzil”, thotë Luta.
“Ky festival sjell autorë të mirëfilltë nga bota, rajoni e vendi të cilët prezantohen para lexuesve, në një ambient të bukur në liqenin e Batllavës. Si i tillë duhet përgëzuar e mbështetur pasi, së pari promovon vlerat kulturore përtej kufijve kombëtarë dhe së dyti promovon edhe bukuritë e Kosovës. FLO është ndër festivalet që ka nivel, dhe çdo vit po sjell risi” përfundon ajo.FLO përkrahet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Diasporës, Programi i BE-së Culture for All, Raiffeisen Bank, British Council, PTK, FORMA, 4M, Biblioteka Popullore, AgPro, Dit’ e Nat’, Restoranti Mileniumi i Ri në Orllan, Ujë Rugove, E DU Kosovën, Shkolla Zahir Pajaziti në Orllan, Shkolla e Muzikes “Amadeus”, Interneës Kosova, Rrokum TV, RTK, Art Foto, APPK, Komuna e Prishtinës dhe Komuna e Podujevës.
“Ky rrugëtim mbi njëzetvjeqar në këtë profesion kaq të lakmuar, nuk ka qenë aspak i lehtë. Është i mbushur me sfida, me suksese por edhe më kërcënime e rreziqe nga më të ndryshmet. Në kohë lufte, gazetaria dhe raportimi kishin shije tjetër. Dhe rreziqet natyrisht ishin të kuptueshme, por kjo nuk më ka penguar asnjëherë. Përkundrazi kam parë e përjetuar nga afër llahtarinë e luftës. Në fakt, gjithnjë më ka pëlqyer t’i qasem gjërave jo të lehta. Kjo ka bërë që të kërcënohesha e ndiqesha duke vënë në rrezik sa e sa herë jetën time e të familjes.
Ka ndodhur që njerëz të armatosur të shkonin në shtëpinë e familjes në Prizren e të më kërkonin për të qëruar hesapet me mua për shkak të shkrimeve në revista. Ka ndodhur edhe pas luftës kur jam kërcënuar nga politikanë për shkak të punës sime në televizion. Për shkak të presioneve politike jam hequr nga pozita e kryeredaktores. Dikujt i ka penguar puna, angazhimi dhe profesionalizmi im. Dikujt edhe emri sigurisht. Pavarësisht këtyre sfidave, kam vazhduar rrugën time. Ato nuk më kanë vrarë shpirtin dhe dashurinë për profesionin. Nuk kanë mundur të shkelin mbi autoritetin dhe emrin tim të cilin e kam ndërtuar me punë të palodhshme, profesionalizëm dhe dinjitet”.
“Përmes angazhimit tim synoj të dëshmoj se me ide kreative, me punë dhe angazhim mund të ndryshojë mendësia për gruan në letërsi. Ndryshimin që do të doja të arrija është që gruaja në letërsi të mos shihet më me paragjykime e mendësi primitive. Të shihet si promotore e vlerave, gjeneratore e ideve dhe përfaqësuese e denjë dhe e barbartë me shkrimtarët burra në kanonin e letrave shqipe”.
“Dashuria për letërsinë, dashuria për gjuhën dhe artin, pasioni për të bukurën bën që ta dua pafundësisht punën time. Nuk është detyrë e lehtë, por është një ndjenjë që të fisnikëron shpirtin dhe mendjen. Gazetarinë e dua pasi e kam profesion. Asnjë profesion në botë nuk mund të ushtrohet nëse nuk ujitet me dashuri, sakrificë dhe punë të palodhshme”.
“Në këtë kontekst, roli i parë i gruas është të kontribuojë në një transformim kulturor të shoqërisë, të kërkojë përmirësimin e ligjeve në favor të grave, të ndikojë në ngritjen e strukturave mbështetëse dhe krijimin e shanseve të barabarta për punësim, në karrierë, vendimmarrje dhe përfaqësim dinjitoz. Gruaja duhet të luajë rol kyç në një shoqëri demokratike, ku ajo do të shihet si e barabartë me burrin në familje, në punë, në shoqëri. Ajo duhet të angazhohet që gratë dhe burrat të gëzojnë të njëjtat detyrime dhe të njëjtat privilegje, të njëjtat mundësi reale për afirmimin e personalitetit dhe pjesëmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore.E pyetur se në çka do të investonte nëse do t’i kishte 100,000 mijë euro, Ilirja u përgjigj:
Roli i gruas është të nxisë një kulturë të re të respektimit të të drejtave të grave në shoqërinë kosovare, si çelës për të përparuar në të gjitha fushat e jetës. Prandaj, rolin e gruas në shoqëri e shoh të fuqishëm, vendimtar, të pakontestueshëm. Është koha e fundit gruaja të angazhohet të ndryshojë veten dhe të luftojë për të drejtat e saj në një shoqëri maskiliste që akoma gruan e sheh si shtëpiake, si rob, objekt seksual, marionetë politike dhe fare në fund një dekor në duart e mashkullit. Roli i gruas është të dëshmojë se është e zonja për të ushtruar autoritetin e saj, në radhë të parë për gjininë e saj, për brezat, për ardhmërinë dhe demokracinë e shëndetshme të këtij vendi”.
“Nëse do t’i kisha këto para do të investoja në krijimin e një fondacioni për ndihmë grave të dhunuara në luftë. Gjashtëmbëdhjetë vjet pas luftës, kjo kategori e grave jeton si hije, vdes çdo ditë ngapak nga traumat, turpi dhe nënçmimi që iu bëhet për një krim makabër, të cilin ato po e paguajnë me gjakun dhe jetën e tyre. Unë nuk do të preferoja të dhuroj një fustan timin për një performansë artistike, por do të doja që këto gra, motra, vajza tona t’i ndihmoja me këto para, për të plotësuar nevojat e tyre ekzistenciale, si dhe në trajtimin e tyre psikologjik, në mënyrë që të këndellen nga tmerret që kanë përjetuar”.Ajo porosit të gjitha gratë të mos heqin dorë nga ëndrrat, të luftojnë për veten dhe mos të kenë frikë nga asgjë, sepse sipas saj vetëm guximtaret shkojnë larg.
“Momentalisht jam duke punuar në një libër me poezi. Synoj që të mbledh krijimtarinë time 15 vjeçare në poezi, dhe të botoj një përmbledhje elitare ku do të përfshiheshin edhe poezitë e botuara në gjuhën e huaja, e të cilat s’ janë botuar fare në shqip. Adhuruesit e poezisë besoj se kanë interes të lexojnë një libër të këtillë. Gjithashtu tash e njëkohë të gjatë po punoj në hartimin e një doracaku për gazetarinë online. I vështirë për ta përfunduar, pasi trendet po lëvizin me shpejtësi marramendëse. Besoj se ky doracak është shumë i nevojshëm për studentët e gazetarisë e komunikimit, pasi ka mungesë të madhe literaturë në këtë fushë në gjuhën shqipe”.http://www.kosovalive360.com/ilire-zajmi-model-i-shkrimtares-se-guximshme.html