Publikuar: 19.02.2014 - 11:57
Ideja për botimin e poezive në gjuhën frënge, siç tregon Ilire Zajmi ka lindur në festivalin e poezisë në Lodeve të Francës në korrik të vitit 2012.
“Pas paraqitjes sime para publikut atje, disa adhurues të cilëve u kishin pëlqyer poezitë e mia erdhën në zyrat e festivalit e kërkuan librat e mi. U thashë që s 'isha e botuar në frengjisht. Në mungesë të librit ua dhurova poezitë e përkthyera nga përkthyesi francez Jacques Rancourt”, ka treguar Zajmi për “Zërin”.
Pasi kishte marrë mesazhe falenderimi e admirimi për poezitë nga miq francez e adhurues të poezisë që i kishte takuar në Lodve, Zajmi kishte vendosur që poezive të përkthyera nga Jacques Rancourt t’u bashkangjes edhe të tjera të përkthyera nga përkthyesi Albert Nikolla.
“Të përkthehesh në një gjuhë të huaj, domethënë të hapësh dritare të reja të komunikimit me kultura e letërsi të ndryshme. Kështu ndihmon në përhapjen e letërsisë, gjuhës e identitetit tënd te të tjerët. U ndihmon edhe atyre kulturave të huaja të njohin si autor e si letërsi”, është shprehur Zajmi. Ajo ka treguar se në afat rekord kishte marrë përgjigjet nga shtëpia botuese l ' Harmattan, e cila edhe ka botuar librin në gjuhën frënge.
“Dorëshkrimin tim ia dërgova shtëpisë botuese l ' Harmattan, njëra ndër shtëpitë botuese më të mëdhatë në Francë për botimin e librave dhe shpërndarjen gjeografike të plasimit të librit në formatet me libër tradicional, format elektronik dhe pdf”, ka thënë Zajmi, e cila aktualisht është duke punuar në disa projekte letrare njëkohësisht, siç ka thënë ajo adhuruesit i presin shumë befasi.
Në pasthënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit. Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë.
Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore. Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi”. Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman.
Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.
http://grid.al/read/news/157506343/6414542/zajmi-flet-per-librin-ne-

No comments:
Post a Comment