Wednesday, February 19, 2014

Libri i Ilire Zajmit, botohet në Francë

Libri i Ilire Zajmit, botohet në Francë

E mërkurë, 19 Shkurt 2014 10:12
prev next

 
Libri i shkrimtares nga Kosova, Ilire Zajmi, është botuar në Francë, nga shtëpia botuese ‘Harmattan’.
Libri është botuar në të dy formatet, atë tradicional dhe elektronik.
Në pasthënien e librit ka shkruar shkrimtarja franceze Adeline Yzac.
‘Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit’, shkruan ajo.
E parathënien e librit të Ilires e ka shkruar Bernadette Herman.
Ilirie Zajmi ka pasur botime edhe në dy shtete tjera, në Portugali dhe Itali.
Ndryshe, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit. http://www.kosovapress.com/sq/kulture-dhe-art/libri-i-ilire-zajmit-botohet-ne-france-11017/
 

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021