Tuesday, February 18, 2014

Poezia e Ilire Zajmit botohet në Francë


- 2014-02-18 14:17:14 Prishtinë

Prishtinë, 18 shkurt - Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi.

Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasthënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit.

Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore.
Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi”.
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman.
Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.

 http://www.koha.net/?id=4&l=417#.UwN_5HZGWMw.blogger

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021