Paris, 18 shkurt - Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi.
Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasdhënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit.
Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore.
Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman. Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.
http://ekonomia-ks.com/?page=1,25,363197
No comments:
Post a Comment