Wednesday, February 19, 2014

Ilire Zajmi botohet në Francë



ëIlire Zajmi botohet në Francë
18.02.2014 - 14:32                                                                                     
 
 


Home » Kultura » Ilire Zajmi botohet në Francë
Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi. Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasthënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit. 
Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore. 
Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit. 
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman. 
Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë. 
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.

http://www.kosova.info/kultura/ilire-zajmi-botohet-ne-france/

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021