Tuesday, February 18, 2014

Vepra e Ilire Zajmit botohet në Francë

Publikuar: 2014-02-18 13:28:11
Libri i shkrimtares kosovare "Ky është fundi" (C`est la fin) është përkthyer për publikun francez
Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi. Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus, vetë autorja. Sipas saj libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasdhënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit.
Shkrimtarja franceze thekson se te poezitë e Ilires zëri shtrihet ndërsa vargjet flasin vetë dhe se në to flet vetmia, dyshimi, brishtësia e pritjet. Ajo thekson se në poezitë e shkrimtares kosovare ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore.

Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman. Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.

Ilire Zajmi, shkrimtare 
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit. /KultPlus.com

Në vijim është linku ku mund të gjendet libri i prezantuar nga shtëpia botuese l‘Harmattan 
http://www.editions-harmattan.fr/index.asp?navig=catalogue&obj=livre&no=42578


 http://www.kultplus.com/?id=5&l=1915

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021