- 18 shkurt 2014 - 16:22
- Shege Bahtiri
Shkrimtarja nga Prizreni, Ilire Zajmi, pas botimit në Itali dhe Portugali, tani ka arritur që përmbledhjen e saj me poezi të titulluar C’est La Fin (Ky është fundi) ta botojë edhe në Francë, përmes shtëpisë botuese l’Harmattan.
Lajmin e bëri të ditur vetë shkrimtarja Zajmi. Libri është i disponueshëm në formatin fizik, elektronik si e-book dhe pdf. Me parathënie nga Bernadette Herman, ky është libri i tretë i Zajmit që botohet jashtë Kosovës.
Në pasthënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan:
“Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit.
Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet. Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore.
Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virginia Wolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.
Ilire Zajmi është autore përmbledhjeve me poezi Këmbanat e mëngjesit, Baladë e bardhë, Amnesia, Corpos Editora, romanin Fashitja e ëndrrave rebele, një libri publicistik botuar në italisht e shqip me titull Një tren për Bllacë dhe libri studimor Pamjet televizive dhe realiteti./sh.b.
/http://www.kosovalive360.com/vepra-e-ilire-zajmit-botohet-ne-france.html

No comments:
Post a Comment