Wednesday, February 19, 2014

Ilire Zajmi botohet në Francë


ilire zajmi
Paris, shkurt 2014.-

Shtëpia botuese franceze l ‘Harmattan ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi.
Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasdhënien e librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj, duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e lënë vakante rreth tekstit.
Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore.
Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman.
Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.

http://rtv21.tv/home/?p=156366 

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021