18.02.2014 | 10:00
Shtëpia botuese franceze “Harmattan” ka botuar përmbledhjen me poezi të shkrimtares shqiptare nga Kosova, Ilire Zajmi.
Libri është botuar në formatin tradicional, elektronik apo e-book dhe pdf.
Në pasdhënien e
librit, shkrimtarja franceze Adeline Yzac, shkruan: “Fatin tënd askush
nuk e nënshkruan. Ilire Zajmi ndjek dhe nënshkruan punën e saj, ashtu
siç edhe shkruan, e shtyrë nga zëri i brendshëm i poezive të saj,
duke shtrirë fjalët e pakursyera në mes të fjalive në hapësirën e
lënë vakante rreth tekstit. Te poezitë e Ilires zëri shtrihet, vargjet
flasin vetë. Flet vetmia, dyshimi, brishtësia, pritjet . Në poezitë e
saj ka etje, dëshirë, dashuri, frikë njerëzore”.
“Kur lexon poezitë e saj doemos të kujtohet Virgjinia Uolf. Kur them grua, them emrin tim, Ilire Zajmi” –shkruan Adeline Yzac në pasthënien e librit.
Parathënien e librit e ka shkruar Bernadette Herman.
Pas botimeve në Itali e Portugali, ky është libri i tretë i Ilire Zajmit që botohet jashtë.
Ilire Zajmi, është autore e pesë përmbledhjeve me poezi, një romani, një libri publicistik botuar në italisht e shqip, dhe një libri studimor në fushën e komunikimit.
http://www.editions-harmattan.fr/index.asp?navig=catalogue&obj=livre&no=42578

No comments:
Post a Comment