Tuesday, June 18, 2013

Lodevë nuk do ta harroj kurrë Podrimjen

Lodevë nuk do ta harroj kurrë Podrimjen

Poeti i ndjerë Ali Podrimja, vitin e kaluar kishte qenë i ftuar në këtë festival. Më datën 18 korrik, ditën kur kishte mbërri në Francë, ishte zhdukur për të mos u kthyer më i gjallë. Më 21 të këtij muaji, policia franceze njoftoi se gjeti trupin e pajetë të poetit të shtrirë në një park të qytetit. Ademaj, thotë se është emocion i dyfishtë pjesëmarrja në këtë festival.
“Për mua është emocion i dyfishtë të shkoj në vendin ku ndërroi jetë poeti ynë kaq i dashur Ali Podrimja, të cilin jam i bindur që ky festival nuk do ta harrojë kurrë. Unë atje do ta përfaqësoj veten time si poet kosovar. Uroj që poezia ime t’i bëj nder vendit tim”, ka theksuar poeti Ademaj.
Deri më tani, ai ka botuar dy libra “Kërkoj diellin” (2008) dhe “Dera” 2011, i cili është ribotuar nÑ‘ Tiranë nÑ‘ dhjetor 2012, ndërsa pritet të vijë edhe para lexuesve francezë në gjuhën e tyre. Ademaj nuk e di se kur do të fillojë të shkruajë ndonjë libër të ri, “Sa herë që mbaroj së shkruari diçka nuk e di kurrë nëse do të shkruaj prapë…”

Ademajn e kishte rekomanduar Ilire Zajmi

Shkrimtarja Ilire Zajmi thotë se, pjesëmarrja e Kosovës ne festivalin “Zërat e mesdheut”, ka rëndësi të veçantë. “Është një mundësi që të përhapet letërsia shqipe që shkruhet në Kosovë. Prezantimet në mesin e 150 shkrimtareve e artistëve të ftuar nga 50 vende të Evropës e më gjerë, është një shans unik që të dëgjohet zëri i shkrimtarisë sonë.
‘Zërat ...’ është njëri ndër festivalet më të mëdha në Francë, e ndër më të njohurit në Evropë”, ka deklaruar Zajmi. Për të marrë rekomandime, Zajmin, e kishte kontaktuar drejtori i festivalit, Frank Loyat. “Ndriçim Ademaj ka qenë i rekomanduar një vit më parë për të marrë pjesë në këtë festival. Vitin e kaluar mora unë ftesë të përfaqësoj poezinë e Kosovës. Sivjet, drejtori i Festivalit Frank Loyat më kontaktoi lidhur me pjesëmarrjen e Ndriçimit. E rekomandova padyshim, pasi ai është një poet që hyri vrullshëm në poezinë shqipe. Edhe pse i ri në moshë, poezia e tij besoj se i bën nder këtij festivali”, tha Zajmi.
Sipas saj, festivali nuk ka ndonjë agjendë që ta përkujtojë Ali Podrimjen. Megjithatë qyteti i vdekjes së poetit, Lodevë gjatë muajit maj është binjakëzuar me qytetin e lindjes së tij, Gjakovën. “Në njëfarë mënyre të dy qytetet do të jetojnë në vazhdimësi me kujtimin për poetin e madh”, përfundoi Zajmi.


http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=5&LajmID=12022

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021