Thursday, June 13, 2013

7 DITË


Më njohu më mirë se çdo burrë tjetër
trupin tim e shijonte kur i donte qejfi

Duart i mia i pëlqente t’ia hidhja rreth qafës

Të mi shihte sytë  vezullues në terrin e natës   


Më donte edhe të shtunën e të dielën

7 ditë të javës



Ai nuk bezdisej për klithjet e mia

heshtjen e ithët lotët e munguar

Fëshfërimën e ftohtësinë e trupit

zhuritjen e zemrës errësirën e shpirtit  




Shtatë ditë të javës numra në kalendar

Një portë e  lënë hapur nga ëndrra harruar.

    

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021