Sunday, December 01, 2013

Harresa



Harresa është reuma e shpirtit  

Burgosje e së shkuarës me shtatë palë dry

Alzajmer i një jete të falur   

Gabime të përsëritura që dhëmbin më fort se plagët e Gjergjit

Harresa është vdekje e hershme. Serum i mendjes  

Tradhëti tinzare. Dashuri në kohërat e kolerës  

Harresa është helmi  i të gjallëve. Psalm i të vdekurve.  



Wednesday, November 27, 2013

Desideri



I desideri sono bambini che non crescono mai

Bolle galleggianti in aria

Barche annegati in mare

Seduzione a godere la mela del peccato

Abbandono della memoria. Cenere trasformato  a esca

I desideri sono come geroglifici antichi del mondo. Messaggi in bottiglia

Veri desideri sono quelli che non gli conosciamo ancora

Poiché non abbiamo coraggio ammettere a noi stessi

E in fondo negli angoli più distanti

chiudiamo  gli occhi al buio della stanza senza finestre

Ci chiediamo quali desideri sono davvero

nostri o delle ombre che ci circondano.

Desideri  sono uccelli timidi migratori

Provengono da luoghi sconosciuti. E tornano ai luoghi sconosciuti.

Desires

Desires  are children who never grow up


Bubbles floating in the air


Boats drowned at sea


Seduction to enjoy the apple of sin


Abandonment of memory. Ash turned to bait


Desires  are like hieroglyphs of the ancient world. Message in a bottle


True desires are those


we  don’t recognize yet


Since we do not have the courage to admit to ourselves


And deep in the most distant angles  


we close our eyes in the dark room with no windows


We wonder whose Desires are really


ours  or the shadows that surround us.


Desires are like timid migratory birds

They come from unknown places. And go back to unknown places.

Tuesday, November 26, 2013

Dëshirat



Dëshirat janë fëmijë që nuk rriten kurrë

Fluska që pluskojnë  në ajër

Barka të përmbytura në det

Joshje për të shijuar mollën e mëkatit

Braktisje e kujtesës. Hi i shndërruar në eshkë     

Dëshirat janë hieroglife të lashta sa bota. Mesazhe në shishe  

Dëshirat e vërteta janë ato

Që s’arrijmë t’i njohim akoma

Që s’guxojmë t’ia pranojmë as vetes

E thellë- thellë  në skutat më të largëta 

mbyllim sytë në errësirën e  dhomës pa dritare

Pyetemi të kujt janë vërtet Dëshirat

tonat apo të hijeve që na rrethojnë.   

Dëshirat janë zogj të trembur shtegtarë

Nga vende të panjohura vijnë. Në vende të panjohura shkojnë.

 
 




Tuesday, November 19, 2013

Heshtja


Heshtja që hesht është dashuri e pashpallur

Ndaje heshtjen me mua.Të shkrihemi në heshtje të kulluar    

Të digjesh nga zjarri i heshtjes është fuqi

Më jep pak nga heshtja jote. Ta ndiej magjinë

Heshtja është paqe. Sfidë me botën kryeneçe

Kur fjala s’ ka peshë  e guri pëlcet.
 


Wednesday, November 13, 2013

Zbulimi i të keqes së përjetuar për tu pajtuar me të ardhmen


Guglielmo Minervini

Se historia e rrëfyer nga masmediat është e pjesshme dhe e përgjithësuar në të gjitha vendet, është një konstatim shumë i përhapur.Por gjithnjë e më shumë po shtohet nevoja nga po të njëjtit sajues të informacionit për t’u ikur modeleve të ngurta dhe shterpe të kronikave, duke mërguar në hapësira të tjera të lirisë jo vetëm të ndërgjegjes por edhe të arsyes.
Filippo Landi dhe Ilire Zajmi janë dy gazetarë, Filippo italian që vjen nga bota e televizionit, Ilirja gazetare shqiptare që vjen nga mediat e shkruara.
Rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë e kanë parë drejtpërdrejt me sytë e tyre. Gjithçka është përshkruar në rrëfimin në libër.Filippo e ka parë luftën duke qëndruar andej kufirit të Kosovës, Ilirja e ka parë nga brenda. Shumëkush arriti të njohë vullnetin e tyre dhe të familjarizohet me rrëfimin e tyre.
Në këto faqe, të shkruara nga katër duar, ata nuk shkruajnë kronikë lufte por rrëfejnë historinë e tyre. Kësisoj, tragjedia e Kosovës hyri në jetët e tyre, duke u bërë pjesë e zgjidhjeve individuale, raporteve dhe vlerave të tyre. Përmes rrëfimit sesi një histori e katastrofës mund të bëhet një qark i shkurtër për jetën e një individi, të një bashkësie, të një populli. Sesi mund të ndryshojë fatet, por edhe të gërshetohet me ngjarjet që pasojnë.
Në realitet, shikimet e ndodhitë e tyre, që takohen jorastësisht në pikën kufitare, transformohen në lenta narrative, deri në ndjenjën drithëruese që zhvesh deri në intimitet tmerret e kësaj lufte.
Rrëfimi i Ilires përshkruan ankthin e luftës, atë zhvendosje të ngadalshme të vetëdijes që fillon nga
një skepticizëm i largët ”lufta është një fenomen i çuditshëm, gjithnjë kujton që vdesin vetëm të tjerët” dhe zhytjen në një fatalizëm duke vazhduar me ndjenjën e pashmangshme të impotencës fataliste : ”Kush mund t’a parandalojë një luftë të dimensioneve tragjike në Kosovë? Më duket askush”.E në rrugëtimin psikologjik, që fillon nga e pabesueshmja e deri te e mundshmja, pikërisht arrihet deri te pika kur lufta bëhet e pashmangshme dhe e domosdoshme. Ritmi dinamik, parodizimi i dëlirë, dëshira e shtypur e Ilires për të kuptuar, lejojnë ndërtimin e një zinxhiri të reagimeve që shkaktojnë shpërthimin e paevitueshëm të dhunës, duke shpërfaqur me saktësi momentin kur të kuptuarit e rrugës pakthim tejkalohet si ndjenjë, dhe raporti i të pakthyeshmes copëtohet.
Në rrëfimin e Ilires shpesh përdoret metafora e dashurisë dhe e fatit. Ideja e bashkëjetesës, ndërmjet kulturave e popujve si shprehje e një marrëdhënie të dashurisë, është një figurë shumë e çmuar e paqes, apo “bashkëjetesë e diferencave”. Ideja e luftës e trajtuar si një fat dashurie që ndërpritet shkatërrueshëm, përbën politikën mbizotëruese të një etje të pafundme për dominim: “ Bashkëjetesa ndërmjet dy popujve, më duket e pamundur. Kanë shkuar shumë larg kësaj radhe. E si çdo bashkëjetesë, edhe çdo dashuri ka fatin e vet. Dhe fundin.”
Është i ndryshëm, ndërkaq, shtegtimi i Filippos. Shikimi i tij ndjek një shteg tjetër, që fillon nga
zbërthimi i një ”katastrofe humanitare” dhe vazhdon me një konstatim të pabesueshëm të “një deportimi masiv” të planifikuar në mënyrë shumë racionale. Edhe në rrëfimin e Filippos ka një përshkrim të një zinxhiri reagimesh, që zgjasin shumë në tokën e Ballkanit, që fillon nga ikja e të përndjekurve e deri te gjenocidi sistematik : ”Unë që kam vizituar Dakaun,nuk mund të besoj se pas pesëdhjetë vjetësh, në Europë, do të mund të organizohej një deportim i ri masiv”. Në këtë sekuencë, rrëfimi i Filippos mbërrin në pikën në të cilën lufta ka arritur të programojë ekzilin e një populli të tërë, për ta zhdukur edhe fizikisht ekzistencën e tij. Është ky momenti kur lufta në Kosovë zhvillohet në dy fronte, atë të teknologjisë së sofistikuar të aeroplanëve bombardues perëndimorë,”tragjedia duhet të ketë numrin e mjaftueshëm tëviktimave, para se të prekë ndërgjegjen njerëzore”.
Ky hibrid është një kaptinë e re që lufta ka ndjekur për të afirmuar sovranitetin e saj shkatërrimtar.
Vitaliteti i Ilires dhe rrëfimi autentik i Filippos përbëjnë të kundërtën e asaj që duket: “Gjithçka që thuhet e deklarohet s ‘është gjë tjetër përveçse triumf i dhunës në një territor që numëron 146 grupe etnike.” Karakteri brutal që merr lufta, gjithnjë e pamëshirshme ndaj civilëve, është fryt i dallimeve që  bashkëjetuan përgjatë tragjedive ballkanike dhe ato shprehin nevojën urgjente të një politike të paqes për të cilën bombardimet nga ajri paraqesin vetëm një hipokrizi të konfrontimit.
Një politikë që ia del të shpallë horizonte të reja të bashkëjetesës, duke u nisur pikërisht nga Europa, njëra nga modelet më pozitive të suksesit të politikës në shekullin që po e lëmë pas.
Këtu pikëpamjet dhe opinionet e Ilires jo vetëm që ndërthuren, jo vetëm që përqafohen, por përfundojnë duke u bashkuar domosdoshmërisht me pikëpamjet tona. Pra për të çliruar ata që jo vetëm lexojnë një rrëfim ankthi, jo vetëm emotiv, përfundon kështu rrëfimin në të cilin represioni i tjetrit është e vetmja mënyrë për të afirmuar të vërtetën tënde. Detyrë e një shkrimi autentik, në fund të fundit, është që të vazhdojë të zbulojë të keqen e përjetuar për t’u pajtuar me të ardhmen


Të sfidosh vdekjen



Kliton NESTURI

 

 „Vdekjen, ndiej se e kam pranë" - shprehej në një nga intervistat e tij të fundit regjisori i madh italian Eduardo de Filippo. Ajo qëndron aty, pas kuintave të skenës dhe më vështron në heshtje. Por një mbrëmje, ajo do afrohet dhe do të më thotë „Unë jam vdekja! Kam ardhur të të marr me vete!“ Por deri atëherë, unë do të jem këtu duke e sfiduar.“ Kjo intervistë e këtij mjeshtri të madh të regjisurës teatrore, nuk e di pse m´u kujtua teksa po lexoja librin „Një tren për Bllacë“ të Ilire Zajmit dhe Filippo Landit.

Ndryshe nga sfida e mjeshtrit De Filippo, ajo e Ilire Zajmit dhe Filipo Landit vjen në një formë më të drejtpërdrejtë, më brutale, më të ankthshme dhe njerëzore. Ajo është një sfidë që ndodh larg dritave dhe prozhektorëve të skenës. Nuk ka romantizëm dhe sfida artistike të mbushura plot pasion dhe ambicie. Sfida e tyre ndodh ndërsa jetojnë nën peshën e plumbave që vazhdimisht prodhojnë kufoma dhe errësirës së terrorit. wshtë një kërcim tangoje ku rolin e partnerit përballë e interpreton Vdekja. Nuk ka pista vallëzimi, as orkestra ku luajnë muzikantë të veshur me frak dhe papion. As spektatorë që e ndjekin këtë kërcim-sfidë plot ankth dhe adhurim. Vendi i zhvillimit të kësaj sfide është i madh dhe quhet Ballkan. Ai nis në Kosovë dhe përfundon po aty. Por gjatë këtij rrrugëtimi zhvendoset sa në një vend në tjetrin, sa në një mentaliet në tjetrin, sa në një popull në një tjetër, sa në një kancelari në tjetrën, sa në një ushtri në tjetrën, sa në tokë, e sa në det e qiell. Është një udhëtim-kërcim i ankthshëm që të rrënqeth.

Duke njohur talentin dhe forcën e mendimt të Ilire Zajmit, si edhe përvojën e Filippo Landit, qysh në krye isha i bindur se nuk kisha marrë në duar një libër të mbushur me thirrje patetike atdhedashurie dhe mëshire, apo me himne për luftëtarë të shndërruar në politikanë, të cilët me padurim kërkojnë që t´u këndohet kënga për së gjalli. Përkundrazi, qysh në krye ndesha me një rrëfim ngjethës për luftën e fundit që vrau dhe theu në mes Ballkanin, e që pë hir të „bashkëekzistencës paqësore“ tash kemi nisur që ta harrojmë ende pa dënuar kriminelët e vërtetë, si dhe duke kryer edhe manovra të rrezikshme, siç është shtrembërimi i historisë së ndodhur. Vetvetiu para meje u hap një dritare tjetër, ndryshe nga shumë të tjera deri më sot. U hap një hapësirë, për të cilën ndieja nevojën për ta ndier më pranë.

Duke udhëtuar nëpër rreshtat e faqet e librit, ndesha me atë pjesë të historisë, që ndonëse e kam pasur afër, jo edhe aq shumë kilometra larg,  nuk kam mundur që ta njoh aq thellë. Ndaj them se „Një tren për Bllacë“ është një dritare e re, e përmbi të gjitha një realitet i përshkruar në një vepër që të trondit. Jam i prirur që t´i besoj këtij rrëfimi, pasi ai është kryer nga dy gazetarë dhe dëshmitarë që e kanë ndierë barutin dhe vdekjen pranë. Janë dëshmitarë okularë që rrëfejnë përjetimet e tyre. Ata janë vetvetja. Kush e ka parë vdekjen në sy në rrethanat e luftës nuk mund të gënjejë duke tjetërsuar atë çka ka ndodhur. Jam i prirur t´i besoj këtij rrëfimi, pasi gazetarët e luftës kanë një armë të fortë dhe të pathyeshme; sinqeritetin.

Situatën në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë e fundshekullit XX e kisha ndeshur jo pak herë në rrëfime të ndryshme, në artikuj publicistikë dhe krijimtari letrare, por në këtë vepër, si rrallë, realiteti vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, në formë më të prekshme, nga njerëz të cilët rrjedha e kohës i vuri përpara jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si protagonistë të ngjarjeve të caktuara, me të cilat u mbush jo vetëm historia e re e Kosovës, por edhe ajo e luftrave që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Është „një këngë pikëllimi“, siç shprehet edhe vet në libër Ilire Zajmi, që kulmin e pati në kampin e Bllacës, ku edhe këta të dy protagonistë u njohën në rrethana krejt të pazakonta, njëra si qytetare e dëbuar prej vendit të saj, dhe tjetri si gazetar, që prej gati një dekade ndiqte konfliktet në Ballkan, këtë tokë sa të begatë, po aq edhe të mallkuar e të sfilitur prej luftrave dhe konflkteve. Por, ky takim, i cili në pamje të parë mund të duket i vonuar, realisht dhe shpirtërish kishte ndodhur shumë kohë më parë, në rrethana, ngjarje dhe imazhe të ndryshme. Ilire Zajmi i takon aij brezi të rritur me „ëndrrat e vjetra“, siç shprehet grupi Minatori në këngën e tij „Brezi im“, të rritur me „kërkesat për ndyshimet në Kushtetutë, ja me paq´, ja me luftë“, e që vazhdimisht kishte dilemë për shpëtimin e tij. Pikërisht ky brez që mbajti edhe peshën më të madhe në vitet ´90, me guximin dhe ndjeshmërinë e tij, u bë edhe protagonisti më i sinqertë i situatave të krijuara. Nga ana e tij Landi na e sjell këtë dramë në përmasa shumë të mëdha, e që ishte drama e popujve që deri një hop më parë kishin jetuar së bashku, nën t njtn hapësirë administrative, të njëjtin himn dhe të njëjtin flamur. Bashkimi i këtyre rrëfimeve në një të vetëm na sjell një vepër të veçantë dhe kuptimplotë.

Duke hyrë në vlerat e librit „Një tren për Bllacë“, me bindje të plotë, duhet thënë se vlerat e tij janë të mëdha, jo vetëm për të sotmen, por më shumë për të ardhmen, si një dëshmi therrëse për të gjithë ata që duan të harrojnë historinë, ose përpiqen që ta fetishizojnë atë. Ndërtuar si një autorrëfim, i gërshetuar edhe me detaje tepër intime, ky libër përshkuan atë çka shumë njerëz jo vetëm që nuk mundur ta përjetojnë, por as edhe nuk kanë mundur të mendojnë se ka ndodhur, pikërisht, që, në gjirin e Evropës të plakur nga luftrat dhe tmerret, fundi i shekullit të njëzetë të shpaloste edhe njëherë inkuzicionet, dhe masakrat e mbushura plot gjak dhe kufoma.

Të sfidosh vdekjen në jetën e përditëshme është vlerë, por ta bësh këtë në rrethana lufte, ku nuk e di se pas zgjimit të mëngjesit, mbrëmja, e jo më mëngjesi i ditës tjetër, mund të mos të të gjejë gjallë, është vërtetet mbivlerë, është heroizëm.

Duhet të jesh njeri i fortë të sfidosh vdekjen kur ajo të qëndron pranë, si një bashkëudhëtare cinike, që nuk përton të të marrë shokun, miken, të njohurit, të afërmit, këdo që t´i dalë përpara pa iu dridhur qerpiku. Të sfidosh vdekjen, edhe atëherë kur jeta duket si një tollumbac i zi, vlera e të cilit është shumë e vogël, përballë jetëve të të tjerëve, pa ekzistencën e të cilëve frymëmarrja jote nuk ka asnjë vlerë. „Një tren për Bllacë“, është një vepër që të mbush me kurajë, duke të kujtuar se dhimbjet e përdistshme, përballë atyre që ndesh në periudha terrori masiv e luftërash që shndërrohen në kasaphana, nuk janë asgjë, veçse shoqëruese të rëndomta që i japin kuptim jetës dhe karakterit të njeriut.

„Një tren për Bllacë“ të bën të mendohesh thellë. Kjo vepër duhet të na shtyjë në refleksion të vërtetë për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Friday, October 18, 2013

Dokument mbi paragjykimet ndaj romëve

 
Edona Osmanaj Publikuar: 24.09.2013 - 08:56
I ndarë në tri etapa të evoluimit të komunitetit rom, libri “Romet, dje, sot, nesër” na jep një pasqyrë të fakteve historike mbi këtë komunitet. Autori i librave Kujtim Paçaku, emër tashmë i njohur në skenën letrare të Kosovës, duke folur për librat thotë se këta libra nuk janë bërë për romët por për joromët.
“Qëllimi i këtij libri është që të japim sa me tepër informata së pari romëve pastaj edhe joromëve në Kosovë dhe me gjerë, që edhe ata ta njohin këtë komunitet edhe më mirë, sepse paragjykimet mbrenda këtij komuniteti jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj, janë edhe më të mëdha, përfshirë ato që ky komunitet s’ka gjuhë, s’ka kulturë, s’ka tradita, prandaj libri omët, dje, sot, nesër” do të jetë si një dokument” , ka thënë Paçaku për gazetën.
Libri është një kronologji dokumentare ku në tri etapa përshkruhet debimi i romëve nga pjesa veriore e Indisë, arritja e romëve në Ballkan dhe pjesa tjetër prezentimi i fragmenteve historiografike, të marra ato nga autorë të ndryshëm: “Në këtë libër përshkruhet braktisja e Kanaugjit vendit të lindjes së romëve të pjesës veriore të Indisë deri te arritja në Ballkan në shekullin e 13-të si dhe planifikimet e romëve, pra i gjithë libri përshkohet me histori” shpjegon Paçaku.
Ideja për të shruar një libër të tillë, Pacakut i kishte ardhur pikërishtë për arsye se shumë njerëz, siç thotë ai, jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të tjera, kanë fare pk njohuri për komunitatin romë. “Ky libër i është dedikuar më tepër joromëve për t’i larguar paragjykimet që ata kanë për romët dhe ndaj këtij komuniteti në përgjithësi. Këtu kemi vendosë edhe dokumentin e parë kur romët kanë mbërri në Ballkan, ku i hasim edhe 13 fjalitë e para të cilat i kemi gjetur ashtu si i kanë folur romët, pra e kemi edhe dokumentin e parë për gjuhën tonë dhe kjo dëshmon se ne kemi një gjuhë, një traditë dhe kështu arritëm deri të muzika rome, adetet e festat rome”.
Sofra rome
Libri i dytë i cili është me poezi, ku disa nga poetët kosovarë dhe nga rajoni mblidhen rreth “Sofrës rome” për të shkruar poezi për romët. “Është hera e parë në Kosovë që një mori shkrimtarësh joromë mblidhen në sofrën rome për të shkruar për ne. Meqenëse kam bërë shumë performanca me aktorin e njohur Enver Petrovci, duke recituar ai në gjuhën rome unë në gjuhën shqipe, më lindi ideja që të tjerët të bëjnë diçka për ne romët. Dhe i propozova profesorit një ditë, të mbidhemi rreth sofres, të tubojmë me një vend edhe poetë të tjerë, shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera. Dhe kështu brenda një dite e kam kontaktuar Halil Matoshin, Fahredin Shehun, Ilire Zajmi- Rugova, Albatros Rexhaj, Gordana Jovanoviç poete nga Serbia, Skender Muzbek poet turk dhe tre poetë romë, pra të gjithë jemi mbledhur rreth sofrës dhe kemi filluar të këndojmë, dhe kështu i gjithë libri është me poezi nga të tjerët për romët, pra nga poetët që i përmenda më lart”, shpjegon Paçaku.
Pacaku i cili së fundmi ishte në Francë në festivalin e 36-të ndërkombëtar të filmit mbi romët, i mbajtur në pjesën bregdetare të Parisit, ka thënë se ky festival ju jep hapësirë që romët të promovojnë vlerat e tyre kulturore e artistike. Gjatë këtij Festivali janë prezantuar pesëdhjetë filma në dhjetë qytete të Parisit. Paçaku ishte i vetmi pjesëmarrës nga Kosova, krahas dy ligjëratave që kishte mbajtur mbi traditën e romëve, për publikun parizien, kishte recituar në gjuhën frënge pjesë nga poezitë e tij. Kujtim Paçaku është aktor dhe poet. Ka botuar disa vepra poetike. Poezia e tij është përfishirë në disa antologji të poezisë shqipe.
Librat e botuar të cilët u promovuan javën e dytë të shtatorit 2013, në Prizren, janë projekt i organizatës jo qeveritare rome “Iniciativa6”, ndërsa realizuese është organizata “Romani Bah”, nga Prizreni.

Thursday, October 10, 2013

Letërisa e huaj në Kosovë, ende me përkthim të përkthimeve

 
 http://www.zeri.info/artikulli/16362/leterisa-e-huaj-ne-kosove-ende-me-perkthim-te-perkthimeve
Dafina Kabashi Publikuar: 02.10.2013 - 09:01
Përkthimi është ndërmjetës i dy kulturave në përgjithësi, dhe dy gjuhëve në veçanti. Ndonëse përkthimi cilësohet rikrijim, ai duhet t’i qendrojë besnik origjinalitetit të veprës së shkruar.
Cilësia e përkthimit të letërsisë së huaj, në vend që të zhvillohet, ajo ka ngecur. Gëzim Aliu, shkrimtar dhe studiues, është i mendimit se kushdo që e di një gjuhë të huaj, e provon veten si përkthyes.
“Po harrojnë që përkthimi, sidomos i letërsisë, është në njëfarë mënyrë rikrijim, kurse përkthyesi duhet të jetë, përveç erudit, edhe me shpirt artisti”, ka thënë Aliu për “Zërin”. Duke iu referuar David Bellos, njërit nga përkthyesit e Kadaresë në gjuhën angleze, Aliu është shprehur se lexuesve shpesh u shkojnë në duar përkthime që paraqesin një “qull të hollë e të pangrënshëm”.
“Vetë përkthimi si proces e cenon kryekreje origjinalin, sepse është pothuajse “rishkrim” nga një gjuhë në tjetrën. Përkthyesit e mirë ia dalin që ta bëjnë këtë “rishkrim” bukur, kurse ka raste kur përkthyes "të ngutur" nga botuesit, kapërcejnë pasazhe të tëra nga origjinali” ka thënë Aliu. Përkthimi i një vepre varet nga niveli i përkthyesit, erudicioni i tij, kultura e shkrimit, leximet që ka bërë, njohja e gjuhës së autorit që përkthen, njohja e gjuhës shqipe, që janë vetëm disa nga gjërat që duhet t’i ketë një përkthyes.
“Kryeveprat duhet të përkthehen ngadalë e jo për një kohë të shkurtër, për ta plotësuar normën dhe afatet e vëna nga botuesit. Vetëm krahasoni përkthimet e përkthyesve të mëhershëm me këta të sotit dhe shihni cilësine e të vjetërve!”, ka thënë Gëzim Aliu.
Cilësia e përkthimeve më e mirë në të 70-tat se sot
Autori Adil Olluri ka thënë se përkthimet letrare në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, sipasi tij, në dhjetëvjetshin e fundit kjo veprimtari është zhvilluar më pak, ndryshe nga Shqipëria ku është fluks i madh i përkthimeve të letërsisë botërore.
“Në vitet e 70’ta e 80’ta në Prishtinë kishte një zhvillim të madh të aktivitetit, gjë që nuk e kishte Tirana në atë kohë”, është shprehur shkrimtari Olluri.
“Zakonisht përkthimet, sado të mira që të jenë, e cenojnë sadopak origjinalitetin e një vepre, sepse sado që të jetë përkthyer në mënyrë cilësore, vepra nuk mund të tingëllojë njëjtë, sikurse në gjuhën amtare në të cilën është shkruar”, ka thënë më tej Olluri, deri sa ka folur për afërsinë e përkthimit me origjinalin.
Shkrimtarja Ilire Zajmi shprehet se mungesa e zhvillimit të fushës së përkthimit nuk vjen nga mungesa e përkthyesve, por më tepër për shkaqe materiale. Derisa ka thënë se niveli i përkthimit mbetet i kënaqshëm.
“E para, nuk paguhen si duhet përkthyesit për punën e tyre dhe e dyta nuk ka shumë botime të veprave të përkthyera, përjashto këtu disa botues seriozë në Kosovë të cilët sjellin libra të autorëve botërorë në shqip”, thotë Zajmi. Ajo nuk përjashton mundësitë se ende bëhen përkthime nga një gjuhë e dytë dhe jo nga origjinali. “Kjo praktikë është tërësisht në dëm të veprës, pasi humbet në përmbajtje dhe shpërfytyrohet origjinali”, ka treguar Zajmi, duke shtuar se megjithatë nuk mund ruhet besmikëria maksimale ndaj origjinalit, siç thotë ajo përkthyesit e mirë duhet të dinë të ruajnë origjinalitetin e aurotin aq sa është e mundshme.
“Niveli i përkthimit të kryeveprave botërore varet nga dora e kujt është përkthyer”, ka thënë Ilire Zajmi për gazetën.
Kritiku Flamur Maloku thotë se cilësia e përkthimit nuk është aspak e mirë. Sipas tij, shumë që përkthejnë japin vetëm informacione bazë, duke qenë kështu, Maloku thotë se para lexuesve ofrojnë paqartësi dhe mjegullësi.
“Mungon njohja e gjuhës nga ana e përkthyesit, qoftë gjuha shqipe, qoftë gjuha nga e cila bën përkthimin”, ka thënë Maloku. “Më mirë të mos përkthehet një vepër, sesa të manipulohet dhe të krijohet iluzion mbi një vepër. Kemi mungesë të përkthimeve. Nuk jemi të zot në këtë fushë”, ka thënë më tej poeti Flamur Maloku.
Më mirë të mos përkthehen veprat sesa të përkthehen keq
Një nga motot që i arsyetojnë përkthimet e dobëta, e që shpesh bie në vesh është “Më mirë një përkthim i dobët, se sa të mungojë një autor i madh i letërsisë”. Por siç thonë edhe studiues e shkrimtarë, po më shumë i bën dëm letërsisë, se sa që i bën nder.
“Po e përfoli një shprehje “Më e keqe është gjysmë-dija se padituria”. Më mirë të mos përkthehen veprat sesa të përkthehen keq”, ka thënë Gëzim Aliu.
Duke iu referuar përkthimeve të dobëta, me të cilat pretendohet se pasurohet letërsia, Olluri shprehet:“Përkthimet e dobëta vetëm sa e dëmtojnë letërsinë dhe mund ta largojnë lexuesin nga ajo vepër që është përkthyer”.
Lidhur me këtë çështe Ilire Zajmi thotë se kjo ka të bëjë me kriteret që i vendosin shtëpitë botuese.
“Disa nga to në vrap për të kapur tregun nuk hezitojnë të botojnë vepra me cilësi të dyshimtë të përkthimit. Por lexuesi i mirë di të bëjë dallimin gjithsesi”, ka thënë Zajmi.

Friday, September 20, 2013

The Galway Review Two poems

 

 Ilire Zajmi – Two poems

0Ilire Zajmi is writer and journalist from Prishtina, Kosovo. Author of eight books, some of them published in Portugal,and English language. (Corpos Editora Publisher). Author of one novel, and a non-fiction book “Un treno per Blace” published in Italian language, 1999 in Italy by Edizioni la Medridiana. “Television pictures and reality”, published by Saga Publishing House. Ilire ‘s poems have been translated in English, French, Italian, Portugese, Montenegrin, Bosniac etc. Her poems have been published in many literary anthologies in Europe and USA. Ilire Zajmi is winer of special price for poetry “Venttenale” in the international poetry contest held in Milan -Italy in the 20th Edition 2011.
VANITY
All day long
I stare at people walking by
I drink bitter coffee, smoke cheap cigarettes
In front and behind my back I don’t see anyone
I flirt with men that I don’t like
Tell jokes and don’t laugh
Write poems in the moonlight
And rip them under sunlight
Given promises in the morning
In the evening I forget
I walk away from life and she taunts me
I’m frightened from forgetfulness
More than I do from the fire
And I feel lonely
As a wounded beast in the cage
Will I be completely
Dead when I die?

THIS IS THE END
This is the end my friend
The end of the dream of sunrise
This is the end of the story
That hasn’t begun yet
This is the end of temptation
Of insipid seen
This is the end of failure
Nights without witnesses
This is the end of erotic
Delayed kisses
This is the end of the love
That is not born yet
This is end my friend
The endless end of life – death
And you are still waiting opened eyes
The end of the game.

http://thegalwayreview.com/2013/09/20/ilire-zajmi-two-poems/?blogsub=confirming#subscribe-blog

Tuesday, September 17, 2013

Odabrana poeziija - Ilire Zajmi

Odabrana poeziija - Ilire Zajmi

Sarajevske Sveske br. 41-42
prevod Smajl Smaka i Tanja Bakić

PRIŠTINI
U zamagljenim jutrima
Ličiš mi na djevojčicu
Koja je svu noć
Čekala dragog da joj dođe
Pucnjevi siluju tišinu
Na rubu dana, na rubu sive noći
Dok ljubavnici kradimice
Utole strasti po magičnim krevetima
Prištino,
Čujem ti disanje na grudima
jecaj večernjih koraka
Kada ti se slaže na ramena crni veladon
Osjećam tvoju bol porodilje
žilama moje krvi
Leži ranjena, povlači se potrbuške
Domu Štampe, Ulpiani, Sunčevom Brijegu
Dardaniji
I strahujem Prištino
Za jutra, noći, strasti
I strahujem Prištino
Za Slobodu.

JEDNA KAVA

Crnu kavu u bijeloj šolji
Polupospana za jedan sretni dan
Jednu kavu bez šećera da bi zasladila
Jutra koja strašna sviću u dane januara
Kave sa prijateljima u podne
Da bi drugovao cijeli tvrdoglavi svijet
Kavu crnu praćenu duvanom
Da bi savladali brige i da bi se zabavljali
Do ludosti.
Jednu kavu, dvije kave, tri kave
Da bi gušili čežnju
Kad si tužna
Crnu kavu, makiato, espresso
Pirove pobjede da bi slavili.

BALADA O ZAVIČAJU

Izdaleka tvoj glas čujem
Osjećam miris zemlje tvoje.
Među prstima
Tvoju zemlju stežem
Prizori pretvaraju se u tugu
Sjećanja prekidaju mi dah
Pamtim gde sam rođena
U staroj kući
Pokrivenoj kamenim pločama
Znam, zemljo moja!
Ti se nikada nećeš promjeniti
A arheolozi u tebi otkrivat će
Tragove dinosaura.

DOĆI ĆE JEDAN DAN

I doći će jedan dan
Kada ćemo reći sve neizrečene riječi
Tajne koje sam sačuvala više
Nego kralj Salomon svoje blago.
Istine koje sam bila sahranila u dubini svoje duše
Obećanja koja je odnio vjetar
Snove koji su umrli na porođaju
I želje koje ostadoše samo sjene.
I doći će jedan dan
Kada ćeš poželjeti da mi ispričaš sve o sebi
Tražit ćeš tvrdoglavo da se skloniš u moj hram
Da me ne varaš slatkonebeskom ljubavlju
I da mi kažeš da si shvatio ko si Ti
I ko sam Ja.
Tada,
Samo tada ćeš shvatiti
Da ti nikada nisi bio kralj a ja kurtizana.

OPTIČKA VARKA

Vjerujem u novi dan
Stari me okivaju dani
U snove tašte i paradoks
Vjerujem u poslije
Napušta me ono prije
Osjećam se kao stara nerazgrnuta prostirka
Vjerujem u istinsku ljubav
Stara je neosjetno kraj mene prošla
Vjerujem vjerujem vjerujem
Šta ako su prije
Sada
I poslije
Samo optičke varke
Života ljudskoga.

OVO JE KRAJ

Ovo je kraj druže moj
Kraj sna o rađanju sunca
Ovo je kraj priče
Koja počela još nije
Ovo je kraj iskušenja
Neprijatnog
Ovo je kraj propalih
Noći bez svjedoka
Ovo je kraj erotičnih
I odloženih poljubaca
Ovo je kraj ljubavi
Koja još došla nije
Ovo je kraj druže moj
Beskrajnog rađanje – smrt kraja
A ti još čekaš otvorenih očiju
Kraj igre.

SMRT

Mogu da umrem svakoga dana
Biće to smrt bez pogreba
Ali samo jednog dana
Mogu da vidim svoj grob otvoreni
Ovjenčan krunom čempresa
Mogu da umrem samo jednog dana
Biće to tiha i obična smrt
Umrijeti za svoje pleme

DALEKO OD SEBE BEZ TEBE

Tvoje ćutanje u meni budi strah
Gubiš se po putevima neznanim
Ti, kralju moj dragi
Ja, osuđena da čekam te život cijeli
Daleko od sebe i tebe.

BAŠ KAO I JUČE

Ista sam kao i uvijek
Danas kao i juče
Nikada nisam shvatala
Kako to ljubav zamire
I kako to ti postaješ
Ti
Ponovo ćeš doći da me zagrliš
Baš kao i juče.


JESEN U MENI

Dok sam te tražila
U zemljama ničega
Jesen prišla je meni
U mislima mi
Oblaci prekrivaju sunce
A u srcu
Purpurna kiša
Olujne noći
Brišu mi tajnu strast
Obrisi brišu
Jesen bez tebe u mom srcu.

http://sveske.ba/en/content/odabrana-poeziija-ilire-zajmi

Saturday, September 07, 2013

Enchère publique




Ils font commerce de mes rêves
exercent leurs talents
Ils négocient avec mon humeur
testent leur patience
Ils parient sur ma poitrine
Mesurent leur libido
Ils boivent à ma santé
s'enivrent avec leur argent
Ils  ne s’assoupissent jamais
S’intéressant à mes problèmes
Ils louent un détective privé
afin de rédiger ma biographie secrète
faisant le compte mes amants.
Car pour eux je suis
En permanence
A vendre aux enchères publiques
Et ils essaient de me voler mon œil
De violer mon rêve
de me pousser vers l'arrière-pays.
De  jouer,  jouer avec moi.


Traduction par: Albert Nicolas

Wednesday, September 04, 2013

Famous writer Ismail Kadare in Kosovo


Ilire Zajmi -Sarajevske Sveske


ILIRE ZAJMI

je pjesnikinja i prozaista. Autor je sedam knjiga: tri knjige poezije od kojih su dvije objavljene na albanskom jeziku a treća na portugalskom i engleskom jeziku. Autor je romana Un treno per Blace objavljenog na italijanskom jeziku 1999. u Italiji i Televizijske slike i stvarnost (Saga, Kosovo).
Dobitnik je specijalne nagrade za poeziju „Venttenale” na internacionalnom takmičenju poezije koja je održana u Milanu 2011. godine
     All rights reserved. Sarajevske sveske © 2010 - 2012.



http://sveske.ba/en/autori/i/ilire-zajmi

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021