Tuesday, November 26, 2013

Dëshirat



Dëshirat janë fëmijë që nuk rriten kurrë

Fluska që pluskojnë  në ajër

Barka të përmbytura në det

Joshje për të shijuar mollën e mëkatit

Braktisje e kujtesës. Hi i shndërruar në eshkë     

Dëshirat janë hieroglife të lashta sa bota. Mesazhe në shishe  

Dëshirat e vërteta janë ato

Që s’arrijmë t’i njohim akoma

Që s’guxojmë t’ia pranojmë as vetes

E thellë- thellë  në skutat më të largëta 

mbyllim sytë në errësirën e  dhomës pa dritare

Pyetemi të kujt janë vërtet Dëshirat

tonat apo të hijeve që na rrethojnë.   

Dëshirat janë zogj të trembur shtegtarë

Nga vende të panjohura vijnë. Në vende të panjohura shkojnë.

 
 




No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021