Saturday, March 08, 2014

Një mëngjes



Dashurinë  s ‘lashë vend pa e kërkuar

Hapa dyert dritaret

bredha adresave pa emra       

Bleva lule mimozë ti dhurojë

nëse e takoja të fshehur në ndonjë skutë qyteti

I shkrova letra të zjarrta dashurie

E pyeta ku banonte pse frikësohej

E kërcënova se për fajin e saj do vras veten

Verë të kuqe piva e ndeza qirinj erëmues

Dashurisë zemërgur ti njomej shpirti

të gjente rrugën deri te unë 

E grisha  sa e sa herë të vinte ...

Natën ditën, shtatë ditë të javës, dymbëdhjetë muaj të vitit

E asaj si binte ndërmend për mua. 

        

Mbylla dyer e dritare

Në kështjellën e vetmisë ndryva zemrën me frengji      

Lule u vyshkën letrën e dashurisë e grisa

Qirinj s’ ndeza natën, derdha verën

Se prita më kurrë asnjë çast, asnjë orë, asnjë ditë

Vetes i thashë dorëzohu pa kushte s’është për ty Dashuria.

 

Një mëngjes të buzëqeshur me diell 

Dashuria erdhi padukshëm në strehën time

U ul këmbëkryq si një fëmijë  kryeneç    

E nuk iku më kurrë. 
  

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021