Publikuar 1 ditë më parë në Zëri
Leximi i poezive me tematika të ndryshme nga poete dhe poetë shënoi aktivitetin letrar “Britma”, i cili temë të këtij edicioni pati emërtimin “Heroinat”.
Organizuar nga Pen Qendra e Kosovës, nën përkujdesjen e Ilire Zajmi-Rugova, e cila tha se britma e gruas është dizajnuar të nderojë figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të dëgjohet zëri i gruas kundër dhunës.
“62 milion gra janë viktima të dhunës, 5% e tyre kanë qenë viktima të përdhunimit. Ne kemi zgjedhur poezinë të luftojmë dhunën. Te ne përgjithësisht në Kosovë është folur pak dhe është shkruar pak për gratë heroina”, ka thënë Zajmi-Rugova.Gjatë fjalës së saj në sfond e shoqëronin figurat e heroinave shqiptare duke filluar nga Mbretëresha e Epirit, Kleopatra, për të vazhduar me Mbretëreshën Ilire, Teutën e deri tek Shote Galica.
Koordinatorja Zajmi më pas ka thënë se përmes këtij aktiviteti ne do të nderojmë sakrificën e grave heroina. “Rreth 100 aktivitete të cilat janë zhvilluar në 39 vende të botës kanë qenë “Heroinat” dhe prandaj secili vend përmes këtyre aktiviteteve iu ka kushtuar hapësirë përmes librave, koncerteve dhe leximit të poezive heroinave të vendeve të tyre. Opinioni nuk ka fare njohuri për veprimtarinë e disa heroinave shqiptare në fusha të caktuara”, ka deklaruar Zajmi.
Ndërkaq poetja Qibrie Demiri-Frangu ka thënë se “Britma” asocion me pakënaqësinë e pozitës së gruas në shoqëri. “Gratë i kanë dhënë letërsisë më shumë sesa burrat. Gruaja identifikohet me emocionin, shpirtin, duke mos harruar se vetëm mendja nuk e përbën letërsinë”, u shpreh Frangu.
Edi Shukriu, nënkryetare e Pen Qendrës, ju drejtua të pranishmëve më poezinë “Sonte zemra ime feston” e cila ishte botuar në përmbledhjen e saj të parë në vitin 1982.
“Ende nuk i kisha 22 vjet ku përmbledhja u ndalua në Shqipërinë e Enver Hoxhës ,libri u mor nga individët që unë ua kisha dhuruar dhe u dogj. Jo rastësisht e lexoj sot në kohën kur duhet të dëgjohet britma jo vetëm e gruas”, ka thënë Shkuriu.Në këtë festival poezitë e tyre i lexuan edhe poetët si: Ibrahim Kadriu, Shukrije Gashi, Fahredin Sheu, Burbuqe Reshiti, Jeton Kelmendi, Mirlinda Koxha etj.
Festivali “Woman’s scream” (Britma e gruas) është themeluar nga “Woman’s Poet International”, dhe ka filluar në republikën Dominikane. Mbahet në muajin mars në shtete të ndryshme të botës . Ky festival i bashkon gratë dhe burrat poetë në gjithë botën.
http://www.nekohe.com/kulture/70031/heroinat-dhe-britma-e-tyre

No comments:
Post a Comment