Friday, March 28, 2014

Britma për herë të katërt

Edicioni i katërt i festivalit të poezisë “Britma”, që organizohet nga Pen Qendra e Kosovës, me koordinatore, Ilire Zajmi do të mbahet më 26 të këtij muaji, në Qendrën Kulturore Informative Evropiane, me fillim në ora 11:30, ka bërë të ditur për KultPlus, Ilire Zajmi.
Sipas saj, në këtë edicion tashmë janë përzgjedhur shkrimtarët që do të paraqiten me poezitë e tyre me temën e këtij viti “Heroinat”, dhe, sipas Zajmit poetët e përfshirë janë: Sibel Halimi, Edi Shukriu, Qibrije Demiri -Frangu, Donika Dabishevci, Fahredin Shehu, Shukrije Gashi, Naime Beqiraj, Eli Krasniqi, Burbuqe Rushiti, Flora Brovina, Xheraldina Vula etj.
“Womans Scream", është festival ndërkombëtar i poezisë i disejnuar të nderojë figurën e gruas e të përdor poezinë që të dëgjohet zëri i gruas kundër dhunës”, ka thënë Zajmi. Ky festival është themeluar nga “Woman Poets International” MPI (Mujeres Poetas International) në Republikën Dominikane nga poetja Jael Uribe dhe mbahet çdo vit në muajin mars në vende dhe shtete të ndryshme. Shkrimtare, poete, artiste, muzikante marrin pjese në aktivitetet e organizuara. Festivali bashkon gratë e burrat poete në mbarë botën përmes aktiviteteve. Secili edicion ka një temë të caktuar. Vitin e kaluar iu kushtua aktivistes pakistaneze Malala Yousufzai, e cila fitoi çmimin Saharov për paqe, shkruan Kultplus.
Sivjet mbahet për here të katërt në bote. Në Kosove për herë të tretë nga PEN qendra e Kosovës. Aktivitetet e festivalit të secilit vend shpërndahen në blog, ndërsa poezitë botohen në gjuhët angleze, spanjolle, frënge etj.
http://www.botasot.info/kultura/283828/britma-per-here-te-katert/

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021