Koordinatorja e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë për Kosovë, Ilire
Zajmi Rugova, ka deklaruar para të pranishmëve se britma e gruas është e
dizajnuar të nderoj figurën e gruas dhe të përdorë poezinë që të
dëgjohet zëri i saj kundër dhunës, shkruan KultPlus.
“Heroinat”, ka qenë tema kryesore e aktivitetit letrar të sivjetmë
“Britma e Gruas” që është organizuar të mërkurën në mesditë në kuadër të
Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes “Mujeres Poetas
Internacional”, me seli në Republikën Dominikane.
Heroinat nuk janë mite të krijuara, por janë gra shqiptare, kjo ka
qenë njëra ndër mesazhet kryesore në këtë aktivitet poetik që mbahet për
çdo vit të datës njëzet e gjashtë të muajit mars, në gjitha qendrat
kryesore të botës, e që po ashtu është organizuar edhe në Prishtinë, ku
në të kanë lexuar poezi disa poet të njohur të vendit
Naser Dula në kitarë si dhe me flaut Yllka Simnica nga Shkolla e
Muzikës “Vihuela”, kanë shoqëruar me tinguj muzikor gjatë tërë kohës
poetët që kanë lexuar poezi për dashurinë dhe njëkohësisht vuajtjet e
gruas, ndërkohë në prapavijë të poetëve ishte vendosur një
video-projektor ku në të shfaqeshin portretet e grave shqiptare që
kishin lënë gjurmë në disa fusha jetësore siç ishin: Marie Shllaku
(veprimtare kombëtare), Katarina Josipi (aktore), Marie Kraja (këngëtare
operistike), Liza Vorfi (aktore), Irena Papas, Shote Galica, Safor
Marko, Tinka Kurti e shumë të tjera.
Pas saj, me poezi në këtë aktivitet janë paraqitur edhe Qibrije
Demiri Frangu, Ibrahim Kadriu, Shukrije Gashi, Arif Bozaxhe, Fahredin
Shehu, Burbuqe, Rushiti, Jeton Kelmendi, Eli Krasniqi, Mirlinda Koxha
dhe Vjosa Osmani Maqedonci.
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë është themeluar nga “Mujeres Poetas
Internacional”. Ky festival për herë të parë nisi në Republikën
Dominikane dhe mbahet çdo vit në muajin mars në shtetet të ndryshme të
botës. Aty mblidhen shkrimtarë, poetë, artistë, muzikantë duke bashkuar
gratë dhe burrat me qëllim që përmes arti të dëgjohet zëri i
femrës./RahovecPress/
No comments:
Post a Comment