Tuesday, May 14, 2013

Për Ali Podrimja, “Është herët për të vdekur”

 
Publikuar më 13.05.2013 | 16:54
 
Në Gjakovë është  përmbyllur  mitingu tradicional i poezisë, i 49-ti me radhë, që kësaj herë i ishte kushtuar poetit të njohur Ali Podrimja, që lindi dhe u rrit në Gjakovë dhe që bëri emër ndërkombëtar me poezinë e tij.
Poetja Ilire Zajmi ( Rugova ), e cila po e shoqëronte në Francë dhe ishte njeriu i fundit që ishte ndarë me poetin Ali Podrimja,  e pati përjetuar në mënyrë mjaft të rëndë vdekjen e poetit dhe për të cilin krijoi poezinë “Është herët për të vdekur”, ka treguar ndenja dhe emocionet e thella të saj. Ky përkushtim poetik është përzgjedhur si poezia më e mirë në këtë miting  duke e marrë shpërblimin Ali Podrimja, e që për herë të parë ndahet nga organizatorët, konkretisht Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
Çmimi për veprën më të mirë të botuar mes dy mitingjeve është ndarë nga poetët Ibrahim Berisha me librin me poezi “Fundi është i mundshëm” dhe Sabit Rrustemi me “Në fytyrën tënde një gjeth”.Çmimi “Yllka Domi” e mori  poetja  Migena Arllati si vlerësim për veprën e saj “Mendime në kornizë”, ndërsa çmimi për vepër jetësore i ndarë nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”, i është dhënë poetit Ibrahim Kadriu. Organizatorët kanë ndarë edhe çmimin tradicional për humanitetin e poezisë “Nënë Tereza”, çmim ky që është fituar nga poeti francez Julien Blaine dhe ai ukrainas Dmitri Tchustiuk, të cilët ishin pjesëmarrës në Mitingun e Poezisë Gjakovë, 2013.

/Shekulli Online/Përgatiti: Gjon Neçaj/

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=22831&kat=94

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021