Publikuar: 13.05.2013 - 08:38 Gjakovë,
13 maj – Gjakova ka mbledhur poetë dhe krijues të artit të shkruar nga
të gjitha hapësirat shqiptare, por edhe nga Franca. Mitingu tradicional i
Poezisë, i cili në qytetin buzë Çabratit u mbajt për të 49-ten herë,
kurorëzoi edhe binjakëzimin e qytetit Lodeve të Francës, ku poeti i
lindur në Gjakovë, Ali Podrimja, i dha fund jetës një vit më parë.
Ndërkohë janë zhvilluar edhe veprimtari të tjera poetike. Bashkim Kyçuku dhe Basri Çapriqi zbërthyen portretin poetik të Ali Podrimjes, që ishte edhe tema bosht e këtij manifestimi poetik, ndërsa çmimi për vepër jetësore iu dha Ibrahim Kadriut – mirënjohje për kontribut në letërsi dhe vepra për fëmijë e të rritur, çmimi për librin më të mirë të poezisë e ndanë poetët Ibrahim Berisha e Sabit Rrustemi, kurse çmimi për poezinë më të mirë të lexues në miting i takoi Ilire Zajmit.
Në ceremoninë zyrtare të binjakëzimit të Gjakovës e Lodeves së Francës, nga përfaqësuesit e dy qyteteve u tha se një shpirt i madh sikurse ishte Prodrimja, nuk ka mundur të lë vepër më të mirë sesa lidhja e këtyre dy qyteteve, që për shumë karakteristika ngjajnë me njëri- tjetrin.
“Gjakovën dhe Lodeve sot po i bashkon poeti i madh Ali Podrimja, por këto dy qytete i bashkon edhe e kaluara e tyre e lavdishme dhe e sotmja e ndritur. Lodeve, sikurse Gjakova ka kaluar në luftra të ashpra, ndërkaq sikurse Gjakova edhe Lodeve është qytet i traditës, kulturës, poetëve, artizanateve, tekstilit e të tjera”, ka thënë Hadj Madani, nënkryetar i komunës Lodeve. Ndërkaq, kryetari i Gjakovës Pal Lekaj, ka thënë se bashkëpunimi në mes dy komunave do të vazhdojë edhe për shumë vjet në të ardhmen.
“Aktin e nënshkrimit të binjakëzimit e bëjmë me qëllim për ta ruajtur këtë binjakëzim, e bëjmë duke e ruajtur emrin e poetit të madh Ali Podrimja”, ka thënë Lekaj.
Binjakëzimin dhe bashkëpunimin e mëtejmë e ka përkrahur edhe ambasadorja e Francës Në Kosovë Maryse Daviet, e cila edhe e ka premtuar ndihmën e institucioneve franceze në forcimin e këtij bashkëpunimi.
Një pjesë e Mitngut u zhvillua edhe në qytetin e Bajram Currit.
http://www.koha.net/?page=1,5,145594

No comments:
Post a Comment