Monday, July 30, 2012

Poetja kosovare: Podrimja më foli për “Lumin” dhe më lexoi poezinë e tij të fundit

Poetja kosovare: Podrimja më foli për “Lumin” dhe më lexoi poezinë e tij të fundit


Poetja Ilire Zajmi Rugova është ajo që dha e para alarmin për zhdukjen e poetit Ali Podrimja, të martën e datës 17 korrik. Të dy ishin të ftuar në Festivalin e poezisë “Zërat e Mesdheut”. Në orën letrare që Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve shqiptarë zhvilloi të martën në nderim të poetit, ajo foli për herë të parë për ngjarjen.“Nuk e kisha imagjinuar se do të udhëtoja bashkë me poetin Ali Podrimja për një festival poezie në Francë, e do të kthehesha vetëm në Kosovë. S’e kisha imagjinuar kurrë se do të shkonim bashkë dhe do të më lexonte poezinë e fundit të cilën kishte shkruar. Ajo titullohej “Fustani i verdhë”. Atë ditë do të më fliste aq shumë për Lumin, madje do të më dhuronte edhe një herë tjetër veprën ‘Lum lumi’, e unë do të kthehesha në Kosovë pa të”, – është shprehur poetja kosovare, Ilire Zajmi Rugova. Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u mblodhën miq të tij, që e kanë kujtuar poetin dhe kanë lexuar poezi për të. “Nuk gjej fjalë që të shpreh dhembjen e kësaj vdekjeje tragjike. Tek e fundit, ai vdiq ashtu siç jetoi, dhe këtë e kupton vetëm një poet. Më në fund Ali Podrimja po pushon i qetë”, – ka thënë Zajmi – Rugova. Të dy bashkë, të hënën e javës së kaluar kishin udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës për në Lodeve të Francës, ku është mbajtur edicioni i 15-të i Festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”. Podrimja kishte humbur kontaktet të mërkurën e 18 korrikut dhe u gjet i vdekur të shtunën, katër kilometra lhttp://www.mapo.al/2012/07/26/poetja-kosovare-podrimja-me-foli-per-lumin-dhe-me-lexoi-poezine-e-tij-te-fundit/arg vendit ku po mbahej festivali.

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021