Ilire Zajmi, do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin e poezisë "Voix de la Mediterainee"
Shkrimtarja Ilire Zajmi, do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin e poezisë "Voix de la Mediterainee" (Zërat e Mesdheut) që mbahet për herë të 15 - të në qytetin Lodeve të Francës, prej 16 deri me 22 korrik.
Ky Festival i njohur mbledh çdo vit shkrimtarë, artistë e muzikantë nga vendet e mesdheut.

Në edicionin e sivjetshëm, jubilar marrinë pjesë 50 shkrimtarë nga 24 vende.
Përveç leximeve poetike, Festivali boton edhe antologjinë në gjuhën frenge me poezitë e autorëve pjesëmarrës.
Ilire Zajmi është autore e shtatë veprave. Tri përmbledhjeve me poezi, dy të botuara në shqip, e një në gjuhën angleze. Një libri publicistik të botuar në gjuhën italiane, një romani dhe një libri studimor mbi mediat. Poezitë e saj janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja.

No comments:
Post a Comment