Friday, March 15, 2013

DHURATE



DHURATA


Për fundvit mos më blij unazë diamanti

parfum me erë qershie biletë për një udhëtim ëndërrash

Dua të më dhurosh  Kohën

Pak kohë të marrë frymë një grimcë kohe të buzëqesh

Të mbyll sytë e të udhëtoj në një tjetër botë   

Më nevojitet pak kohë të arratisem të qaj ngeshëm

të shoh qiellin e përflakur mjegullnajën sipër qytetit pa shpirt 

Se di si u katandis koha ime

  rrugët e pista gotat e zbrazura kafeneve të mykura 

Në pako cigaresh muhabete të panjohurish  


Nëse do të më bësh një Dhuratë

Më fal pakëz  kohë një orë një minutë pak sekonda vetëm një çast

Të bëhem njësh me gazin e një fëmije

të puth me buzët e etura të një të dashuruare 

Jam mbretëreshë e shfronëzuar bjerrakohëse 

Mos më sill as lule as libra 

Në do të më dhurosh diçka më dhuro pak kohë

E nëse se gjen askundi për t’a blerë 

Grabitja atyre që shesin gjakun me këste trupin me fajde

Vidhjau atyre që iu tepron së shijuari bota nga mërzia    

Atyre që vrasin miza e pështyejnë veten në fytyrë 

Nëse do të më japësh frymë më dhuro KohëN

Ajo është gjithçka që vdekatarët kanë!   

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021