Friday, March 27, 2015

Poeteshat, me britma ndaj letërsisë maskuliniste dhe gruas si personazh perfekt


 

 

“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.

Suzana Berisha

Aktiviteti letrar “Britma e gruas” që këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt në Kosovë për temë pati “Gratë e dritës”. Ky aktivitet filloi me një pikë vallëzimi nga balerinat e vogla të studios së baletit “Mjellma”. Gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë që të ndiheshe rehat dhe shumë komod, në mesin e emrave të mëdhenj të poezisë. Edhe pse takimi letrar mban titullin “Britma e gruas”, në mesin e shumë poeteve femra kishte edhe poet meshkuj.
Fjalën hyrëse të këtij takimi e mori organizatorja, Ilire Zajmi, ku para të pranishmëve tregoi se ky aktivitet Kosovën e fut në mesin e 37 vendeve të botës.

“Aktiviteti në përgjithësi ka karakter të klithmës që me anë të poezive të luftojmë kundër dhunës. Qëllimi i asaj për të cilën jemi mbledhur sot është britma, jemi të lira të bërtasim nëse e shohim të arsyeshme. Ne poetet nuk bërtasim, më shumë bërtasin vargjet tona” tha Zajmi.
Ajo lexoi një pasues nga libri i fundit i Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku ai në këtë libër quan gratë shqiptare poete si “zonja të vogla të letërsisë shqipe”.
“Emrat e tyre vetojnë aty-këtu në faqet e librit, por zakonisht rrallë, shumë më rrallë se sa do të duhej. Emrat e tyre janë kryesisht tingëllues, të bukur, ato vetë gjithashtu. Librat e tyre tituj në gjuhë të ndryshme, po aq. Shqip, gjermanisht, frëngjisht, italisht, shpesh të shpërndara në Evropë dhe në botë”. Është ky pasuesi i librit të Ismail Kadaresë, më të cilin mori shkas edhe diskutimi i sotëm në mes të poeteshave.
“Britma” e këtij edicioni filloi më një diskutim se a ka letërsia shqipe zonja të vogla apo zonja të mëdha.
Profesoresha e letërsisë shqipe, Qibrie Demiri, e përgëzoi Zajmin për idenë dhe tha se me të marrë ftesën menjëherë kishte vrapuar për të ardhur këtu, të dëshmojë që edhe ajo ishte pjesë e korit të britmave, në kuptimin metaforik.

“Kadare ndoshta është nisur nga konteksti që ndoshta jemi pak në numër, por mund të jemi të mëdha si frymë letrare. Në kontekstin siç e ka thënë i madhi Kadare, mendoj që reflekton një dëshirë të tijën, që hapësira të na jepet qoftë në media, të bëhet një përkrahje institucionale e frymës sonë krijuese, gjë që mungon. Bota maskuliste ka një qasje të gabuar, që jo çdoherë ka një shprehje më të butë se gjinia tjetër e butë. Të ju bëjmë thirrje, sidomos strukturave tona institucionale që t’i kthejnë sytë nga ne, se megjithëatë kemi kaluar një periudhë mjaft të gjatë pa hapësirë krijuese” u shpreh Demiri.
Gjithashtu Ndue Ukaj, tha se ajo ishte pjesa ku Kadare shkruan për femrat, ishte pjesa më e parapëlqyer e librit.
“Kur kam lexuar këtë librin e Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ai ishte kapitulli më i pëlqyer për mua, i cili i dedikohet “zonjave të vogla”. Kadare i vë në kontekstin e asaj në tërë letërsinë shqipe pasi që rrallë në librat e tij ka autorë që flet për ta. Janë disa ferma aty që ai i lartëson aty, madje edhe mbi meshkujt. Fatkeqësisht ne autoret e para i kemi vetëm në fillim të shekullit XX-të , ndërsa letërsitë e tjera botërore fillojnë letërsinë me një femër. Autorja e parë suedeze është femër, pasi që konteksti ka qenë krejt tjetër, rrethanat e tjera, dhe diskursi politik ka qenë krejt tjetër” tregoi ai.
“Nuk është çështja vetëm tek femra. Çështja është se ne sot jetojmë në një kohë kur krijuesi si çdo njeri tjetër që ka një vizion apo një përkushtim, ka një veprimtari. Ne për fat të keq, këto vitet pas luftës çështjen e afirmimit të prirjeve dhe veprimtarisë të një komuniteti nuk e kemi lënë në spikamë. Nuk e kemi treguar atë përgjegjësinë tonë” pohoi Valentina Saraçini.
Kurse Sibel Halimi, tha se kur e kishte pranuar ftesën për tu bërë pjesë e këtij takimi, asaj nuk i kishte pëlqyer termi “britma”, sipas saj në atë kuptimin “britma” si rezultat i të qenurit viktimë, apo britma si revoltë.

“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.
Takimi vazhdoi me leximin e poezive nga poeteshat, poezi gjithashtu lexuan edhe poetët meshkuj të cilët ishin të paktë në numër.
Aktiviteti letrar “Britma e gruas”, që organizohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes Woman Poets International MPI u mbajt në Qendrën Kulturore – Informative Europiane (EUICC) në Prishtinë në ora 12:00. / KultPlus.com 

  http://www.kultplus.com/?id=5&l=7648#.VRQdXqI6Sy4.facebook

 

U mbajt aktiviteti letrar Britmat e gruas


Bota Sot | 26.03.2015 18:54









Aktiviteti letrar “Britma e gruas” që këtë vit shënoi edicionin e tij të katërt në Kosovë për temë pati “Gratë e dritës”.
Ky aktivitet filloi me një pikë vallëzimi nga balerinat e vogla të studios së baletit “Mjellma”. Gjithçka ishte rregulluar në atë mënyrë që të ndiheshe rehat dhe shumë komod, në mesin e emrave të mëdhenj të poezisë. Edhe pse takimi letrar mban titullin “Britma e gruas”, në mesin e shumë poeteve femra kishte edhe poet meshkuj.
Fjalën hyrëse të këtij takimi e mori organizatorja, Ilire Zajmi, ku para të pranishmëve tregoi se ky aktivitet Kosovën e fut në mesin e 37 vendeve të botës.
“Aktiviteti në përgjithësi ka karakter të klithmës që me anë të poezive të luftojmë kundër dhunës. Qëllimi i asaj për të cilën jemi mbledhur sot është britma, jemi të lira të bërtasim nëse e shohim të arsyeshme. Ne poetet nuk bërtasim, më shumë bërtasin vargjet tona” tha Zajmi.
Ajo lexoi një pasues nga libri i fundit i Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ku ai në këtë libër quan gratë shqiptare poete si “zonja të vogla të letërsisë shqipe”.
“Emrat e tyre vetojnë aty-këtu në faqet e librit, por zakonisht rrallë, shumë më rrallë se sa do të duhej. Emrat e tyre janë kryesisht tingëllues, të bukur, ato vetë gjithashtu. Librat e tyre tituj në gjuhë të ndryshme, po aq. Shqip, gjermanisht, frëngjisht, italisht, shpesh të shpërndara në Evropë dhe në botë”. Është ky pasuesi i librit të Ismail Kadaresë, më të cilin mori shkas edhe diskutimi i sotëm në mes të poeteshave.
“Britma” e këtij edicioni filloi më një diskutim se a ka letërsia shqipe zonja të vogla apo zonja të mëdha.
Profesoresha e letërsisë shqipe, Qibrie Demiri, e përgëzoi Zajmin për idenë dhe tha se me të marrë ftesën menjëherë kishte vrapuar për të ardhur këtu, të dëshmojë që edhe ajo ishte pjesë e korit të britmave, në kuptimin metaforik.
“Kadare ndoshta është nisur nga konteksti që ndoshta jemi pak në numër, por mund të jemi të mëdha si frymë letrare. Në kontekstin siç e ka thënë i madhi Kadare, mendoj që reflekton një dëshirë të tijën, që hapësira të na jepet qoftë në media, të bëhet një përkrahje institucionale e frymës sonë krijuese, gjë që mungon. Bota maskuliste ka një qasje të gabuar, që jo çdoherë ka një shprehje më të butë se gjinia tjetër e butë. Të ju bëjmë thirrje, sidomos strukturave tona institucionale që t’i kthejnë sytë nga ne, se megjithëatë kemi kaluar një periudhë mjaft të gjatë pa hapësirë krijuese” u shpreh Demiri.
Gjithashtu Ndue Ukaj, tha se ajo ishte pjesa ku Kadare shkruan për femrat, ishte pjesa më e parapëlqyer e librit.
“Kur kam lexuar këtë librin e Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand”, ai ishte kapitulli më i pëlqyer për mua, i cili i dedikohet “zonjave të vogla”. Kadare i vë në kontekstin e asaj në tërë letërsinë shqipe pasi që rrallë në librat e tij ka autorë që flet për ta. Janë disa ferma aty që ai i lartëson aty, madje edhe mbi meshkujt. Fatkeqësisht ne autoret e para i kemi vetëm në fillim të shekullit XX-të , ndërsa letërsitë e tjera botërore fillojnë letërsinë me një femër. Autorja e parë suedeze është femër, pasi që konteksti ka qenë krejt tjetër, rrethanat e tjera, dhe diskursi politik ka qenë krejt tjetër” tregoi ai.
“Nuk është çështja vetëm tek femra. Çështja është se ne sot jetojmë në një kohë kur krijuesi si çdo njeri tjetër që ka një vizion apo një përkushtim, ka një veprimtari. Ne për fat të keq, këto vitet pas luftës çështjen e afirmimit të prirjeve dhe veprimtarisë të një komuniteti nuk e kemi lënë në spikamë. Nuk e kemi treguar atë përgjegjësinë tonë” pohoi Valentina Saraçini.
Kurse Sibel Halimi, tha se kur e kishte pranuar ftesën për tu bërë pjesë e këtij takimi, asaj nuk i kishte pëlqyer termi “britma”, sipas saj në atë kuptimin “britma” si rezultat i të qenurit viktimë, apo britma si revoltë, shkruan kultplus.
“Nuk më pëlqejnë kur bëhen referime dhe fillon një takim kështu, madje qoftë edhe nga Ismail Kadare apo kushdo qoftë. Të dyja janë klishe, edhe të qenurit e vogël, edhe të qenurit zonjë. Janë gabime të një shkrimtari që është në botën maskuliniste në kuptimin edhe të shkrimtarëve të mëdhenj, gjatë gjithë kohës edhe kur bëhet kritika feministe mbi letërsinë , flitet që madje edhe shkrimtarët burra e kanë një faj të vetin në kuptimin që gjatë gjithë kohës e kanë shenjtëruar gruan duke e shndërruar në një mit të së bukurës, në një mit të butësisë, një mit i cili gjatë gjithë kohës na ka përcaktuar që të jemi të qeta, të buta e në fakt na kanë privuar nga e drejta e të qenurit të krisura, të tregojmë shpirtin artistik ashtu siç e kanë burrat, e në këtë kontekst nuk e pëlqej Ismajl Kadarenë” shprehet Halimi.
Takimi vazhdoi me leximin e poezive nga poeteshat, poezi gjithashtu lexuan edhe poetët meshkuj të cilët ishin të paktë në numër.
Aktiviteti letrar “Britma e gruas”, që organizohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes Woman Poets International MPI u mbajt në Qendrën Kulturore – Informative Europiane (EUICC) në Prishtinë në ora 12:00.
http://botasot.info/kultura/386355/u-mbajt-aktiviteti-letrar-britmat-e-gruas/#.VRUjDqsLGmg.facebook

Monday, March 02, 2015

Promovim librash të Ilire Zajmit dhe Brahim Avdylit

E enjte, 19 shkurt 2015 - 21:26 albinfo.ch   



Njoftohen dashamirësit e fjalës së shkruar shqipe se më 07.03.2015, duke filluar në orën 19:00 në Volkshaus, Cyrih mbahet një mbrëmje letrare ku do të promovohen dy vepra të Brahim Avdylit: “SHTEGTIMI I LIRISË” dhe “TORZO E SHPIRTIT TIM/DER TORSO MEINER SEELE” si dhe  vepra e Ilire Zajmit: “NJË TREN NË BLLACË”.
Pos librave, temë debati do të jetë edhe “Situata në Kosovë dhe rrugëdaljet tona” si dhe diskutime të lira…
Mbrëmja mbahet në Sallën e Kaltër të shtëpisë Volkshaus në Helvetiaplatz, Stauffacherstrasse 60, 8004 Zürich.
Për Këshillin Organizativ: Sylejman MORINA, Tel.: 079 335 78 19.

http://www.albinfo.ch/promovim-librash-te-ilire-zajmit-dhe-brahim-avdylit/-

Monday, February 23, 2015

Mediat dhe proceset politike, binom i pandashëm




Mediat kanë ndikim të fuqishëm mbi realitetin politik, pasi formojnë   opinionin publik dhe vendosin besimin politik. Mediat, të quajtura si shtyllë e katërt e pushtetit luajnë një rol vendimtar në proceset demokratike, ekonomike,  në kohë luftë e në kohe paqe, gjatë zgjedhjeve  si dhe në kohën e ndryshimit.
Në demokracinë liberale, media lehtëson diskursin publik, informon publikun, përfaqëson publikun dhe vepron si një roje e degëve të qeverisë. Analistët theksojnë rolin e mediave në përkrahjen e shoqërisë së vërtetë demokratike. Intelektuali gjerman Jurgen Habermas përkufizon median si një hapësirë për diskursin publik, i cili duhet të garantojnë qasje universale dhe debat racional në shoqëri.

Zhvillimi i teknologjisë ka revolucionarizuar marrëdhëniet midis medias dhe politikës. Në mjedisin e ri të medias, të formësuar nga rrjetet sociale dhe blogs, publiku nuk është më një vëzhgues pasiv ndaj proceseve politike që ndodhin në një vend, por është një lojtar aktiv.   
Përhapja e informacionit bëhet me shpejtësi drite, dhe komunikimi është i drejtpërdrejt dhe i ndersjellë.   
Por, çfarë roli luajnë mediat në proceset politike nëpër të cilat kaloi dhe po  kalon Kosova?
S’do mend se roli i mediave është i jashtëzakonshëm. Kjo vlen në veçanti për proceset politike, ku me interes  spikat funksioni i tyre. Në rastet e veçanta, sidomos tek ngjarjet e mëdha politike, mediat janë faktorë informativë shumë të kërkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik.
Por, mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të jenë as aleate të politikës, por as armiq të saj. Ato duhet të kryejnë detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente dhe paraqesin realitetin, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit ndaj tyre nga ana e politikës, biznesit apo grupeve të interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh, ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara.
Kështu ka ndodhur me ngjarjet që lidhen me luftën  në Kosovë  në vitet 1998 -1999, ku media luajti një rol parësor në ndriçimin e ngjarjeve që tronditën opinionin ndërkombëtar. Raportimi i vrasjeve makabre të shqiptarëve, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bisedimet në Rambuje, dështimi i këtyre bisedimeve, dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre njëhere brenda territorit të Kosovës, masakra e Reçakut e deri te fillimi i bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe e dëbimi biblik i më se një milion shqiptarëve. 
Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive të emetuara në transmetuesit më me ndikim në botë si  CNN, BBC etj, të cilat krijuan dhe bartën deri tek opinioni ndërkombëtar imazhin real të dhunës dhe të masakrave serbe në Kosovë, bota demokratike nuk do ta kishte mbështetjen e popujve të tyre për të marrë vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u trondit pikërisht nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej tragjedia e një populli në zhdukje nga ana e një shteti të dhunshëm e vrastar.
Çmimi i lirisë së Kosovës, përveq gjakut të derdhur të  mijëra grave e burrave,  domosdoshmërisht duhet t’i atribuohet medias. Lufta e Kosovës është fitore mediale, pasi media bëri gjithçka për ti paraprirë procesit të dhënies fund vrasjeve dhe ekzodit të një populli të tërë nga regjimi i Milosheviqit. 
Kjo fitore i atribuohet kryesisht kontributit të mediave ndërkombëtare, pasi në Kosovë atëbotë ekzistonin shumë pak media të cilat ishin mbyllur nga regjimi serb. Në Shqipëri funksiononte Televizioni publik Shqiptar (TVSH)  i cili përnjëherë ishte e vetmja dritare informative për shqiptarët e Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, lindën një numër i madh i mediave, të cilat u profesionalizuan  me kohë  dhe u bënë përçuese të denja të informacionit.   
Ato natyrisht nuk kishin sesi të mbeteshin jashtë proceseve politike. Përkundrazi, detyra e tyre ishte shumë e vështirë në një shoqëri e cila sapo kishte dalur nga hiri i luftës. Demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte sfida e parë me të cilën u përballën mediat. Pastaj krijimi i institucioneve të para vendore të pasluftës kur Kosova administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara. Pasuan bisedimet e Vjenës, një proces i vështirë politik ku  përcaktohej e ardhmja e vendit. Detyra e medias ishte e komplikuar pasi vetë procesi ishte me plot të papritura. Nuk ishte detyrë aspak e lehtë raportimi i ngjarjeve të marsit 2014, të cilat rrezikuan vetë mbylljen e mediave por edhe proceset e brishta politike. Për tu përmbyllur kështu me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Mediat si një simbiozë e pandashme e politikës, herë kanë qenë profesionale e herë herë kanë çaluar, duke u bërë zgjatim i politikës apo mediapoltikë.   

Mediat s ‘mund të funksionojnë të vetme. Në proceset e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në çeshtjet e përditëshme, lidershipi i jep një dimension të ri medias. Për shkakun se mediat janë me ndikim të jashtëzakonshëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme politike. Ato, jo vetëm testojnë opinionin në raport me proceset politike, por ndikojnë ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike.
Mediat dhe politika, kultivojnë raport herë të urrejtjes e herë të dashurisë midis tyre,  në varësi të marrëdhënieve që kanë krijuar. Medias i duhet politika, për të informuar opinionin publik.  Politikës i duhen mediat për të ndërtuar imazhin dhe sendërtuar proceset politike të vendit.
Parë si të këtillë mediat dhe proceset politike, gjithsesi paraqesin një binom të pandashëm.

Edhe Gjakova me aktivitete për shtatë vjetorin e pavarësisë

 
Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës së Komunës së Gjakovës janë mbajtur dy aktivitete kulturore.
Në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” është hapur ekspozita kolektive e nxënësve të shkollave të komunës së Gjakovës. Për hapjen e kësaj ekspozite janë prezentuar punime ne pikturë, si portrete, peisazhe, e të tjera, më i merituari ishte profesori i lëndës së artit figurativ, Alban Meka, i cili edhe u falënderua publikisht, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Aktiviteti tjetër në vigjilie të shtatëvjetorit të pavarësisë ishte ai me organizim të Fondacionit të Gruas Intelektuale Shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, që është mbajtur në ambientet e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Hapjen zyrtare e ka bërë Migena Arllati, kryetare e Degës në Gjakovë. Ndërkaq më pas me evokime për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe me tematikë për shtetin e Kosovës janë prezentuar Margarita Xhepa, Mrika Limani, historiane, e cila ka referuar me temën: “Shtatë vjet pavarësi të shtetit të dytë shqiptar, procese dhe kthesa të domosdoshme në gjeopolitikën rajonale dhe Evropiane”. Krijuesja dhe publicistja Ilire Zajmi është paraqitur me temën: “Mediat dhe proceset politike në Kosovë, binom i pandashëm”, kurse Justina Shiroka Pula (politikane, ish ministre) është prezentuar me temën: “Rritja intelektuale dhe prania e shtuar në politikë e gruas shqiptare në periudhën e pasluftës”. Në këtë organizim kulturor ka patur edhe pika artistike, ndërkohë që janë ndarë edhe dy mirënjohje për gra të shquara gjakovare. Mirënjohjet janë ndarë për historianen Drita Bakija Gunga dhe dëshmoren Yllka Domi.
Aktivitetet e sotme kulturore në emër të institucionit të Komunës së Gjakovës, i ka përshëndetur Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit.



http://www.rtklive.com/?id=11&r=21014

Tuesday, February 17, 2015

Shtatë vjetori i pavarësisë së Kosovës

Duke referuar në temën Mediat dhe proceset politike

Gjakova artdashëse dhe përkahëse e gruas!



Me aktoren legjend Margarita Xhepa


Artiste me shpirt të madh!

Me këngëtaren e njohur Irini Qiriako!

Presidentja e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi, dega në Gjakovë, Migena Arllati dhe historianen Mrika Limani!

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021