Në Itali, “La stanza del poeta” në edicion të EVA-s ka botuar në gjuhën italiane Antologjinë e poezisë “DIALOGHI” (Dialogje). Në të janë përfshirë 16 autorë të njohur botërorë, në mesin e të cilëve edhe poetët shqiptarë, shkruan KultPlus.
Ndër 16 autorët e njohur botëror tre nga ta janë poetë shqiptarë si: Shaip Emërllahu, Ilire Zajmi dhe Ndue Ukaj. Një gjë të tillë e bëri publike përmes rrjetit social Facebook, poeti Shaip Emërllahu, i cili poashtu ka publikuar edhe fotografitë e poetëve dhe të antologjisë ‘Dialogje’.
Poezitë i përktheu poeti dhe përkthyesi italian, Xhezepe Napolitano, i cili njëherit ka bërë edhe parathënien e Antologjisë./ KultPlus.com
http://www.kultplus.com/libri/poezite-e-tre-poeteve-shqiptare-botohen-ne-antologjine-e-poezise-dialogje-ne-itali/
No comments:
Post a Comment