Është e
pamundur të mos humbesh bile njëherë në Venedik
na tha një
vendas
kur e
pyetëm për rrugicën e ngushtë të
hotelit amore mio
heshtëm të
magjepsur në atë çast përjetësie
në strehën e të gjithë dashnorëve të botës
ku
gjithçka tingëllon e largët dhe e
parëndësishme
të sjell
fat të humbesh në Venedik
na
tha një vendas
në të
vetmin qytet të botës
ku njeriut
do i pëlqente të vdiste nga Dashuria.
No comments:
Post a Comment