Friday, June 02, 2017

Diskriminimi gjinor dhe seksizmi sikur perfundojne aty ku shfaqen


                                    
 
1image
Sipas shumë hulumtimeve pas lufte nga organizata të shoqërisë civile në Kosovë, retorika seksiste dhe diskriminimi në baza gjinore janë më të pranishme në politikë e në media. Për arsyje të ndryshme,shpesh rastet e tilla mbeten vetëm si kujtim i keq personal.
Fikrete Çoçaj, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM), pohoi se rastet të gjuhës seksiste në media, nuk janë trajtuar, sepse askush nuk i ka lajmëruar ato.
Megjithatë, Lirije Kajtazi, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thotë se rastet e gjuhë seksiste në Kuvend nga disa prej kolegëve të tyre, ka bërë që ato të ndihen të ofenduara e të fyera.
“Ata (kolegët deputetë – v.j.) thjeshtë kanë shfaqur veten dhe kanë ulur prestigjin e Kuvendit. Kanë lënduar besimin e qytetarëve me një fjalor të tillë, që është i patolerueshëm”, thotë Kajtazi, e cila konsideron se parlamenti ka një rol në edukimin e publikut.
“Duhet të kemi sjellje që na çon neve në rrugët e Bashkimit Europian”, deklaron ajo.
Por, as në parlamentin e Kosovës nuk dihet për ndonjë rast të paraqitur apo ankesë rreth diskriminimit gjinor apo gjuhës seksiste.
Violeta Kurti Islami, njohëse e çështjeve për barazi gjinore dhe themeluese e Qendrës së Medieve për Gra (QMG), pranon se ka pjesëmarrje të reja të emrave të rinjë grash në lista zgjedhore.
“Vigjilja e fushatës parazgjedhore 2017, për herë të parë po e sjell në pah përqendrimin e partive më të mëdha në Kosovë në potencialin e mundshëm të votës elektorale të grave dhe vajzave”, thotë Kurti Islami.
Në prag të fushatës zgjedhore, vet qasja e aleancave e forumeve të grave të partive, dhe tashmë i një numri sosh të grave kandidate në lista për deputete,  sipas Kurti Islamit, është inerte.
“Në përgjithësi, kjo inertësi (e gruas – v.j.) është e palosur mirë dhe ndjehet komode me kuotën dhe nuk do ta dijë e as ‘ngre  krye’ jashtë saj. Për shembull në rritjen e numrit të grave në lista zgjedhore 2017, apo edhe në raste më të rënda kur u cënua personaliteti i grave kolege aderuese në parti”, thotë ajo.
Si ilustrim, Kurti Islami merr mungesën e ndonjë zëri nga Forumi i grave i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për rastin e Vjosa Osmanit apo ndonjë shprehje kundërshtie nga gratë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj dhunës së ushtruar ndaj ish-kryeredaktores së përditshmes “Zëri”, tani anëtare e kësaj partie, Arbana Xharra.
Gjuha seksiste në media, sipas drejtorit të Këshillit të Mediave të Shkruara, Nehat Islami, kryesisht është e pranishme tek komentet e lexuesve. sidomos në disa prej mediave online.
Gjuha seksiste përdoret përveç në politikë, edhe në fushata elektorale, gjatë seancave të Kuvendit, etj. Ne nuk kemi pasur ankesa, nuk e kemi pasur ndonjë rast të lajmëruar. Unë mendoj se njerëzit po binden për barazi gjinore”, thotë ai.
Redaktorja e lajmeve në Radio Televizionin 21, Antigona Baxhaku thotë se aty ku punon nuk ka hasur në seksizëm.
Ajo konsideron se për raste kur përdoret gjuha seksiste, duhet që institucionet t’i marrin e t’i kenë masat e veta.
“Ne gjatë gjithë kohës e kemi gojën plot me të drejtat e njeriut, privilegj si mendim pozitiv që e quajmë. Nëse ne themi se jemi ‘shtet demokratik’ atëherë duhet t’i kemi të gjitha ligjet në rregull dhe sipas tyre, t’i zbatojmë ato”, thotë Baxhaku.
Në anën tjetër, Ilire Zajmi Rugova, redaktore dhe udhëheqëse e trajnimeve në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) është e bindur se në media ndihet mungesa e grave të cilat moderojnë programe me peshë, si në debatet në përgjithësi e në veçanti ato politike.
Ajo konsideron se në mediat krijohet përshtypja e gabueshme se gratë trajtohen të barbarta, por se shpesh angazhohen vetëm sa për “kuotë”.
“Duhet eliminuar edhe retorikën seksiste, duke mos lejuar stereoptipet gjinore. Mediat duhet të vendosin standarde jo-diskriminuese që ndalojnë objektifikimin e grave,” thotë Zajmi Rugova.

 http://www.kosovalive360.com/diskriminimi-gjinor-dhe-seksizmi-sikur-perfundojne-aty-ku-shfaqen.html

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021