Puhi e
lehtë
I pëshpërita në vesh -“ti je dashuria ime”. Ai buzëqeshi, vazhdoj të më përqafoj edhe më shumë, më shtrëngonte fort pas vetes.
Qëndruam ashtu gjatë, në heshtje pa thënë asnjë fjalë të mos e prishnim magjinë e atij momenti, që s’do ta prishte as një “uragan”. Hahaha, cili uragan isha unë Katrina, Tsunami, Sandy apo veçse një puhi e lehtë, që herë pas here e trondit veten dhe atë?!
Jam puhi e lehtë, e ngrohtë, e butë kur jam me të.
Më
quajti sharmante
Më
pëlqeu, më pëlqeu por, nuk do të duhej të ma thoshte ashtu. Në rregull,
pajtohem se dukesha mirë, me atë fustan tepër të ngushtë për trupi, shumë
seksi, bla bla, por me atë fjalë, e cila është fjalë me shumë kuptime se vetë
fjala “‘sharm” nuk do të duhej ta thoshte. Unë për shembull e di se ku duhet e
ku jo, ta them atë fjalë, por Ai e tha pa një pa dy: “Sharmantja e mbrëmjes”.
Është
ndjenjë e këndshme, kur e di se diku, aty, në atë vend aq të madh e të bukur,
ekziston dikush që të sheh, të përcjell me sy poshtë e lart, i numëron pijet e
tua dhe sa herë që e kthen kokën has në shikimin e tij. Shikim i shkurtë por që
flet shumë.Më pëlqeu, edhe tash po e pëlqej atë fjalë të mallkuar e të bukur njëkohësisht ”sharmante”.
“ A thua jam e tillë!?”-ta hajë dreqi, është ora katër e mëngjesit, jam e lodhur, pa gjumë e vazhdoj të mendoj për të. Fli oj vajzë, se nesër ke xhirim gjithë ditën, pusho më.
Marrë nga "Momente".
No comments:
Post a Comment