Monday, February 23, 2015

Mediat dhe proceset politike, binom i pandashëm




Mediat kanë ndikim të fuqishëm mbi realitetin politik, pasi formojnë   opinionin publik dhe vendosin besimin politik. Mediat, të quajtura si shtyllë e katërt e pushtetit luajnë një rol vendimtar në proceset demokratike, ekonomike,  në kohë luftë e në kohe paqe, gjatë zgjedhjeve  si dhe në kohën e ndryshimit.
Në demokracinë liberale, media lehtëson diskursin publik, informon publikun, përfaqëson publikun dhe vepron si një roje e degëve të qeverisë. Analistët theksojnë rolin e mediave në përkrahjen e shoqërisë së vërtetë demokratike. Intelektuali gjerman Jurgen Habermas përkufizon median si një hapësirë për diskursin publik, i cili duhet të garantojnë qasje universale dhe debat racional në shoqëri.

Zhvillimi i teknologjisë ka revolucionarizuar marrëdhëniet midis medias dhe politikës. Në mjedisin e ri të medias, të formësuar nga rrjetet sociale dhe blogs, publiku nuk është më një vëzhgues pasiv ndaj proceseve politike që ndodhin në një vend, por është një lojtar aktiv.   
Përhapja e informacionit bëhet me shpejtësi drite, dhe komunikimi është i drejtpërdrejt dhe i ndersjellë.   
Por, çfarë roli luajnë mediat në proceset politike nëpër të cilat kaloi dhe po  kalon Kosova?
S’do mend se roli i mediave është i jashtëzakonshëm. Kjo vlen në veçanti për proceset politike, ku me interes  spikat funksioni i tyre. Në rastet e veçanta, sidomos tek ngjarjet e mëdha politike, mediat janë faktorë informativë shumë të kërkuar dhe të ballafaquar me opinionin publik.
Por, mediat, nga ana tjetër, nuk duhen të jenë as aleate të politikës, por as armiq të saj. Ato duhet të kryejnë detyrën e informimit me transparencë nëse janë transparente dhe paraqesin realitetin, edhe atëherë kur ekzistojnë format e presionit ndaj tyre nga ana e politikës, biznesit apo grupeve të interesit. Mediat pos që raportojnë për atë se çfarë ndodh, ato ndikojnë aktivisht mbi këto ngjarje, madje bëhen një lloj timoni determinues i ngjarjeve të caktuara.
Kështu ka ndodhur me ngjarjet që lidhen me luftën  në Kosovë  në vitet 1998 -1999, ku media luajti një rol parësor në ndriçimin e ngjarjeve që tronditën opinionin ndërkombëtar. Raportimi i vrasjeve makabre të shqiptarëve, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bisedimet në Rambuje, dështimi i këtyre bisedimeve, dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre njëhere brenda territorit të Kosovës, masakra e Reçakut e deri te fillimi i bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe e dëbimi biblik i më se një milion shqiptarëve. 
Nëse nuk do të kishin qenë pamjet televizive të emetuara në transmetuesit më me ndikim në botë si  CNN, BBC etj, të cilat krijuan dhe bartën deri tek opinioni ndërkombëtar imazhin real të dhunës dhe të masakrave serbe në Kosovë, bota demokratike nuk do ta kishte mbështetjen e popujve të tyre për të marrë vendimin historik për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u trondit pikërisht nga pamjet e ekranit të vogël, ku çdo ditë paraqitej tragjedia e një populli në zhdukje nga ana e një shteti të dhunshëm e vrastar.
Çmimi i lirisë së Kosovës, përveq gjakut të derdhur të  mijëra grave e burrave,  domosdoshmërisht duhet t’i atribuohet medias. Lufta e Kosovës është fitore mediale, pasi media bëri gjithçka për ti paraprirë procesit të dhënies fund vrasjeve dhe ekzodit të një populli të tërë nga regjimi i Milosheviqit. 
Kjo fitore i atribuohet kryesisht kontributit të mediave ndërkombëtare, pasi në Kosovë atëbotë ekzistonin shumë pak media të cilat ishin mbyllur nga regjimi serb. Në Shqipëri funksiononte Televizioni publik Shqiptar (TVSH)  i cili përnjëherë ishte e vetmja dritare informative për shqiptarët e Kosovës.
Pas luftës në Kosovë, lindën një numër i madh i mediave, të cilat u profesionalizuan  me kohë  dhe u bënë përçuese të denja të informacionit.   
Ato natyrisht nuk kishin sesi të mbeteshin jashtë proceseve politike. Përkundrazi, detyra e tyre ishte shumë e vështirë në një shoqëri e cila sapo kishte dalur nga hiri i luftës. Demilitarizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte sfida e parë me të cilën u përballën mediat. Pastaj krijimi i institucioneve të para vendore të pasluftës kur Kosova administrohej nga misioni i Kombeve të Bashkuara. Pasuan bisedimet e Vjenës, një proces i vështirë politik ku  përcaktohej e ardhmja e vendit. Detyra e medias ishte e komplikuar pasi vetë procesi ishte me plot të papritura. Nuk ishte detyrë aspak e lehtë raportimi i ngjarjeve të marsit 2014, të cilat rrezikuan vetë mbylljen e mediave por edhe proceset e brishta politike. Për tu përmbyllur kështu me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.
Mediat si një simbiozë e pandashme e politikës, herë kanë qenë profesionale e herë herë kanë çaluar, duke u bërë zgjatim i politikës apo mediapoltikë.   

Mediat s ‘mund të funksionojnë të vetme. Në proceset e politikës, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në çeshtjet e përditëshme, lidershipi i jep një dimension të ri medias. Për shkakun se mediat janë me ndikim të jashtëzakonshëm për marrjen e vendimeve të rëndësishme politike. Ato, jo vetëm testojnë opinionin në raport me proceset politike, por ndikojnë ndjeshëm në marrjen e vendimeve të drejta politike.
Mediat dhe politika, kultivojnë raport herë të urrejtjes e herë të dashurisë midis tyre,  në varësi të marrëdhënieve që kanë krijuar. Medias i duhet politika, për të informuar opinionin publik.  Politikës i duhen mediat për të ndërtuar imazhin dhe sendërtuar proceset politike të vendit.
Parë si të këtillë mediat dhe proceset politike, gjithsesi paraqesin një binom të pandashëm.

Edhe Gjakova me aktivitete për shtatë vjetorin e pavarësisë

 
Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të shtatëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me mbështetje të Drejtorisë së Kulturës së Komunës së Gjakovës janë mbajtur dy aktivitete kulturore.
Në foajeun e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” është hapur ekspozita kolektive e nxënësve të shkollave të komunës së Gjakovës. Për hapjen e kësaj ekspozite janë prezentuar punime ne pikturë, si portrete, peisazhe, e të tjera, më i merituari ishte profesori i lëndës së artit figurativ, Alban Meka, i cili edhe u falënderua publikisht, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Aktiviteti tjetër në vigjilie të shtatëvjetorit të pavarësisë ishte ai me organizim të Fondacionit të Gruas Intelektuale Shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, që është mbajtur në ambientet e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Hapjen zyrtare e ka bërë Migena Arllati, kryetare e Degës në Gjakovë. Ndërkaq më pas me evokime për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe me tematikë për shtetin e Kosovës janë prezentuar Margarita Xhepa, Mrika Limani, historiane, e cila ka referuar me temën: “Shtatë vjet pavarësi të shtetit të dytë shqiptar, procese dhe kthesa të domosdoshme në gjeopolitikën rajonale dhe Evropiane”. Krijuesja dhe publicistja Ilire Zajmi është paraqitur me temën: “Mediat dhe proceset politike në Kosovë, binom i pandashëm”, kurse Justina Shiroka Pula (politikane, ish ministre) është prezentuar me temën: “Rritja intelektuale dhe prania e shtuar në politikë e gruas shqiptare në periudhën e pasluftës”. Në këtë organizim kulturor ka patur edhe pika artistike, ndërkohë që janë ndarë edhe dy mirënjohje për gra të shquara gjakovare. Mirënjohjet janë ndarë për historianen Drita Bakija Gunga dhe dëshmoren Yllka Domi.
Aktivitetet e sotme kulturore në emër të institucionit të Komunës së Gjakovës, i ka përshëndetur Diana Çarkaxhia, drejtore e Drejtorisë së Arsimit.



http://www.rtklive.com/?id=11&r=21014

Tuesday, February 17, 2015

Shtatë vjetori i pavarësisë së Kosovës

Duke referuar në temën Mediat dhe proceset politike

Gjakova artdashëse dhe përkahëse e gruas!



Me aktoren legjend Margarita Xhepa


Artiste me shpirt të madh!

Me këngëtaren e njohur Irini Qiriako!

Presidentja e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi, dega në Gjakovë, Migena Arllati dhe historianen Mrika Limani!

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021