Wednesday, October 29, 2014

Pasqyra e vdekjes dhe mbijetesës


Agim Gjakova
vështrim për librin "Një tren për Bllacë"

Pamjet dhe mendimi
Sfidat e bëjnë jetën të vështirë, kapërcimi i tyre e bën jetën me plotë kuptim - Anonime
E fillova me këtë thënie këtë vështrim, sepse duket se duhet të bindet vetvetja se gjithçka është në vijë të mbijetesës. Ngjarjet  tronditën çdo njeri me zemër që nuk kishte mundur të imagjinonte se mund të shiheshin pamje të tilla. Jo duke qëmtuar, por duke u dhënë shumëkohësi, Ilirja shtrohet me tërë qenien e saj në vorbullën e kataklizmës. Në radhë të parë, ka pamje, të cilat jo vetëm tërheqin vëmendjen, jo vetëm të shtangin, jo vetëm të prëvëlojnë, por trondisin gjithë qenien, e cila kalon nëpër to dhe këto përvijohen në mendim. Mendimi është, jo i dukshëm, por i tërthoruar nëpër përshkrime, se këta njerëz po përjetojnë atë që nuk është imagjinuar nga njeriu.

Dhe kjo ia cyt padashur në mënyrë intuitive mendimet që vrullojnë si luzmë bletësh. Cilat janë mendimet që përshkojnë në libër, në shkrimet tërë dinjitet, pa patos urrejtjeje, pa zmadhime vuajtjesh personale. Intuita bën pyetjet: Përse po ndodh gjithë kjo? A janë të gjinisë njerëzore veprimet e tilla, ku paska mbërritur e ku dashka të shkueka njerëzimi? A është racizëm sui generis, apo çmenduri…? A është kjo botë kaq komplekse sa unë s'po mundem t'i bie në fije? Qysh kur ka filluar jeta në tokë, a mos paska edhe një fund? E të tjera. Përgjigja është në libër, me një grumbull hollësish që e karakterizojnë planetin tonë. Lexojmë e përfytyrojmë (ne që nuk kemi qenë në këtë ferr), por kuptojmë se të gjithë ata njerëz nuk e shohin fundin e botës, por mbijetesën.
Është e natyrshme që Ilirja as që ka menduar se duhet të krijojë, apo sajojë, mendime për gjendjen, për zhvillimet. Ajo sheh frikën te vetja dhe te të tjerët, sheh guximin për të mbijetuar, sheh shpresën dhe xixëllimën e perspektivës, të fitores. Se frika është mundësi e guximit, jo provë e frikacakllëkut.

Duket sikur Ilirja raporton. Në pamje të parë krijohet kjo përshtypje, por sapo futesh në paragrafët e mëtejshëm atëherë gjallon ndjenja, spikat mendimi, përshkruhet gjendja dhe perifrazohet gjithë ç'ishte më parë dhe çfarë po ndodh në mënyrë intuitive. Këndvështrimi është i qytetarit të lirë, i brumosur me vetëdijen për zhvillim, për rregull, për paqe, për mirësi. Nuk përshkroi me atë stil si të ishte duke raportuar për shkatërrimet e cunamit me metoda informative, në të cilat hyjnë vetëm ndjenjat e dhimbjes, por në Bllacë ishte gjithë ferri i kësaj bote, ferri i krijuar prej njeriut, për të cilin bëhet pyetje: "A mund të quhet njeri?!" Dhe ajo përveton kuptimin se njeriu i lirë nuk ka frikë t'i shkojë deri në fund mendimit të tij.
Ndjenja dhe parashtrimet

Lotët dhe qeshjet e përbëjnë muzikën e jetës - Anonime

Nga tërë materiali nxirret mendimi se gjithkush në botë në një kohë, apo tjetër, ka mësuar diçka të vlefshme. E sheh popullin e saj dhe sheh edhe lotët edhe qeshjet, sepse duhet të përshkohet ky ferr, sepse “nëse je duke ecur në këtë ferr, duhet të vazhdosh të ecësh”. Nuk është dita e fundit. Nuk është as nata e fundit. Dhe ne nuk ia shohim buzëqeshjen, por lotët. Buzëqeshja është në forcën e saj për të mposhtur gjithëçka të ligë, gjithë rrezikun, për të ngritur qënien njerëzore në piedestalin që i takon.
 Përveç përpjekjeve fizike ajo ka besimin që luan rolin themelor, një besim që mbështetet tek integriteti i saj i brumosur në rrethana familjare e shoqërore. Ajo vë familjen, të dashurin, shoqet përmbi veten dhe si shkëndijë dëshiron që ata të jenë të lumtur në të ardhmen. Përfytyrojmë një vajzë me faqe trëndafili nga vrulli e zjarrmia e brendshme e vetëdijshme se këto probleme janë për një kohë të shkurtë. Faktori më i madh që mund t'i japë fund kësaj bote të Bllacës është përpjekja për mbijetesë. Ajo parashtron supozime, alternativa, mospëlqime, sheh mungesën e vullnetit, kupton edhe tejkalimin e tij, mbarështron përparësitë që gjenden në atë grumbull njerëzish për të përfituar nga koha dhe shpresa. Ka pak, ose as fare ushqim, por ka shpresë dhe dinjitet. Sepse “rrethanat nuk e bëjnë personin, ato e zbulojnë këtë person”.
Përkrah gjithë ndjenjave që përplasen papushim se mund të humbë familjen, të dashurin, të afërmit, shoqet, ajo e bind veten për një lojë strategjike me armikun. Duhet të luajë me oponentë shumë të fuqishëm, por edhe të dalë fitimtare. Dhe në këtë lojë nuk ka frustrime. Sepse, nëse e humbet pasurinë, nuk ke humbur asgjë, nëse ke humbur shëndetin, ke humbur diçka, por nëse ke humbur karakterin, ke humbur gjithçka. Dhe ne ndjejmë se në tërë ato rrethana prej feri ka mbetur muzika e jetës, sepse ajo është brenda njeriut dhe ne e dëgjojmë atë muzikë. 
Natyra e njeriut ngërthen inisiativën. Inisiativa për të mposhtur edhe djallin. Ilirja na thotë se mungonte kanibalizmi klasik, por edhe kanibalizmi modern nuk njeh gjininë njerëzore. Këtë e parashtron Ilirja në tërësinë e librit. Por i vë pëballë mirësinë dhe u thotë njerëzve si jetohet dhe si veprohet dhe nuk lë që të kthehen në kohët e lashta të ekzistencës së tij. Ndjehet qortimi për politikën ndërkombëtare që lejoi një masakër të tillë në Kosovë, ashtu si në Bosnjë.

Bashkësia - humanizmi
Mik është dikush i cili e di këngën e zemrës sate dhe ta këndon atëherë kur ti i ke harruar fjalët - anonime
Megjithëse gazetare e shkrimtare Ilirja nuk e pati për qëllim t'i bëjë preokupim këto shkrime. Në botën e komunikimeve nuk gjen shpesh bashkëpunim kolektiv dhe të ndërsjellë. Është rast i veçantë në publicistikën tonë ky libër dhe këto qëndrime të dy autorëve të tij. Filipo, një gazetar i karrierës, dhe Ilirja një person që shumëzon disa anë të çështjes: bashkëvuajtjen me popullin e vet, dëshirën për të kumtuar dhe paraqitur krejt çka po ndodh, qëllimin që t'ia bëjë të njohur opinionit politikën e gjenocidit të një regjimi.
Gjeturia e mbarështrimit të letrave drejtuar Ilires është një artifis që erdhi vetvetiu, u imponua nga gjendja, por krijon mundësinë e paraqitjes së disa aspekteve: dinjitetin njerëzor, ndërgjegjen e të qenit një publicist i drejtë dhe i ndërgjegjshëm, vetëdijen se edhe unë ndjej pak a shumë me këtë popull, me kolegen time, Iliren.
Njerëzit humanistë e ndjejnë se kanë një nevojë të domosdoshme që të lidhen, qoftë edhe në nivel global, njëri me tjetrin, pasi zhvillimet që ndodhën në Kosovë e në Bosnje, mund të ndodhin kudo, sidomos për Filipon, i cili është gazetar i akredituar në Lindjen e Mesme, kur përditë shohim dhunim, vrasje, përdhunime e të tjera forma të së ligës e armiqësisë njerëzore.

Qytetërimi, të cilin e ka përvetësuar dhe e ka bërë të tijin reporteri Filipo, nuk e vë më në paravanin e një reporteri të mirëfilltë të paanshëm. Ai harron se është i tillë, ai bëhet një bashkëvuajtës i Ilires, një pinjoll i humanizmit botëror me vendndodhje shpirtërore Kosovën. Nuk e ka më parasysh median për të cilën punon, por ai përpiqet të përfytyrojë dhe të ndjejë atë që ndjejnë shqiptarët e Bllacës dhe të gjithë të tjerët, të nënshtruar ndaj masakrimeve serbe.
Nëse e zgjodhi gazetarinë si karrierë, qëndrimi i tij në këtë rast e kundërshton këtë tendencë, pasi nuk kërkohen, ose më mirë ta themi, ai nuk do më të përcjellë të dhëna informative, por të futet në gjirin e tërë vorbullës, një vorbull që po vazhdon në Ballkan.
Shpesh gazetaria është demoralizuese, pikërisht në raportet e kërkesave të trustit që drejton dhe kërkesave të publiku. Filipo nuk e përfill këtë. Kalon përtej dhe bëhet "qarës i halleve" të shqiptarëve.
 
Përfundimi

Lexojmë një libër ku kuptojmë se si funksionon mendja dhe ndjenjat. Nuk është një paraqitje procesuale, por një tregim rrënqethës, por edhe inkurajues. I gjithë objekti është kalimi psikologjik i zhvillimeve që fiksohen në vetëdije. Nuk ka kthim mbrapa. Ndërgjegja e ka pranuar se është e atij populli dhe ashtu do të mbetet. Dhe për këtë nuk ka nevojë të përshkruhet bindja.

Ilirja as që e ka pasur ndërmend të bëhet popullore, të fitojë famë apo diç tjetër. Po ashtu edhe kolegu i saj. Madje as që kanë menduar se këto shkrimet e tyre mund të përmblidhen një ditë në një libër, i cili të arrijë vlerën e vërtetë të një publicistike, ta themi të përkorë, dhe të mirëpritur nga të gjithë lexuesit.
Sepse, nëse ka ndonjë gjë mbi tokë që e do dhe e adhuron njerëzimi më shumë se diçka tjetër, atëherë ky është trimi, njeriu që guxon ta shohë djallin në sy dhe t'i thotë se ti je djall. Në vend që të lëndohet duke kujtuar e shkruar, Ilirja bëhen pak a shumë rebele dhe sfidon. Sfidon gjithçka të shkuar, të tashme dhe të ardhshme që nuk është e nuk mund të jetë njerëzore. Dhe për fund po citoj një thënie të Leland Val Vandewall: "Le të mos e kthejmë kohën mbrapa me zemrim, as në të ardhme me frikë, por rrethepërqark me vëmendje."

 

Tuesday, October 28, 2014

Tre poesie in italiano



Traduzione di Giuseppe Napolitano       

        
                È la fine

È la fine amico mio –

la fine di questo sogno all’alba

È la fine di questa storia

che ancora non è cominciata

È la fine della tentazione

del peccato non assaggiato

È la fine dello scacco

delle notti senza testimoni

– la fine dell’erotismo

dei baci rimandati

la fine di questo amore

non ancora fiorito

È la fine amico mio

la fine senza fine della vita – della morte

E tu con gli occhi aperti aspetti sempre

la fine di questo gioco.

 
                Effetto ottico

 
Io credo in un giorno nuovo –

quelli vecchi mi hanno imprigionata

nella vanità dei sogni e dei paradossi

Io credo nell’avvenire –

il presente mi ha abbandonata

e mi sento un vecchio inutile tappeto

Io credo in un amore che sia vero –

quello vecchio è passato inavvertito ai miei occhi

Io credo io credo io credo

che il passato

il presente

il futuro

non siano che un effetto ottico

della vita umana.

 
                   Senza di te lontano da me stessa

Nella paura il tuo silenzio mi seduce –

stai diventando invisibile sulle vie dell’oblio

L’amore mi fu destinato in un tempo mistico

e sono condannata a vivere in un'attesa eterna

– senza di te lontano da me stessa.

 
 


Monday, October 13, 2014

Shkrimtarja e studiuesja e njohur Ilire Zajmi: Gazetarinë e kam profesion, letërsia është dashuria ime

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilire Zajmi



Ilire Zajmi është nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Dhe jo vetëm kaq! Ajo është gazetare,  shkrimtare, përkthyese e studiuese.  
Ka studiuar drejtësinë.  Magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv. Jeton në Prishtinë dhe  aktualisht punon në Radio Televizionin Publik të Kosovës ( RTK), gjithashtu edhe korrespondente  e Agjencisë italiane të lajmeve, ANSA .
Profesoresha e gazetarisë është autore  e  përmbledhjeve me poezi:  “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000),  “Amnesia” në gjuhën angleze, shtëpia botuese Corpos Editora, Portugali (2011),  ‘Ëndërr e huaj”  në formatin e-book  Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese  l’Harmattan, Francë (2014).
Autore e romanit  “Fashitja e ëndrrave  rebele”  Prishtinë (1996),  librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi  “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane  nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999);  “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese  Saga Prishtinë (2011),  librit  studimor në fushën e gazetarisë  “Pamjet televizive dhe realiteti”  shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011).  Autore e romanit “Era” botuar nga shtëpia botuese ” Bota Shqiptare” Tiranë  2014.
Ka sjellë në shqip nga gjuha italiane, së bashku me Anton Nikë Berishën, poetin italian Giuseppe Napolitano.
Shkrimtarja dhe Studiesja e njohur Ilire Zajmi është prezantuar  edhe si autore në  revista letrare  e antologji ndërkombëtare.
Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, rumanisht, në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake, etj.  
Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë. Fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Fituese e çmimit të parë për poezi  në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013.
Anëtare e  PEN qendës së Kosovës dhe asociacionit Poetas del Mondo (Shkrimtarët e botës).
Koordinatore e festivalit ndërkombëtar “Britma e gruas” etj. 
 
Bisedoi:Raimonda MOISIU
 
-Jeni nga shkrimtaret pioniere të fillim -viteve të demokracisë në Kosovë. Kalimi  juaj i sukseshëm nga juriste në gazetare e më pas në poete e romanciere.  C’mund të na thoni si filloi karriera tuaj letrare? Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?
 
ILIRJA: Të bëhesha shkrimtare kam ëndërruar si fëmijë. Kam botuar vjershat e para në moshë fare të njomë. Studimet në fushën e jurisprudencës  vetëm se pasuruan njohuritë e mia dhe më  ndihmuan shumë në udhëtimin që kisha nisur drejt botës së madhe të librit. Me gazetari fillova të merrem kur isha studente, mirëpo shpirtin e kisha gjithmonë te poezia.
Prandaj studimet, profesioni i gazetares dhe pasioni për të shkruar , të gjitha kanë një emër: dashurinë për letërsinë, artin, të bukurën. Është një udhëtim  i projektuar gjatë, i cili më sfidon , më jep kënaqësi, më merrë shumë energji, por edhe më përmbush shpirtërisht si asgjë tjetër.
E kam thënë gjithnjë  gazetarinë e kam profesion, letërsinë dashuri.
 
-Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj të vëllimeve me poezi ; “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000),  “Amnesia” në gjuhën angleze, ‘Ëndërr e huaj”  në formatin e-book  Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese  l’Harmattan, Francë (2014), dhe bashkëautore në antologji kombëtare e ndërkombëtare. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?
 
ILIRJA: Librat e botuara flasin me gjuhën e tyre. Secili libër i botuar në Kosovë apo jashtë është një aventurë e re letrare, përvojë në vete. Për secilin varg e secilën fjalë, duhet shumë punë, sakrificë e kohë. Letërsia është kërkuese, ashtu si fryma e ajri që thithim. Më pëlqen të mos ndalem, të jem vazhdimisht në kërkim të motiveve të reja, të  hapësirave të reja letrare..
E bindur se librin më të mirë akoma se kam shkruar, vazhdoj të punoj me përkushtim e ambicie në rrugën që kam nisur.  Sukseset vijnë më pas, e nuk mungojnë. 
 
-Cili është elementi më i rëndësishëm dhe interesant për të shkruar një libër të suksesshëm me poezi?
 
ILIRJA: Temat që trajton, gjuha që përdor, vargëzimi , stili origjinal por mbi të gjitha talenti. Pa pasur talentin, të tjerat janë kot.  
 
-Cfarë shërben si frymëzim për të shkruar poezi? A keni ndonjë ndjesi të vecantë kur ju shkruani poezi të bukur, të ndjeshme e të mirë?
 
ILIRJA: Më inspirojnë gjërat e thjeshta të jetës, gjërat për të cilat shpesh harrojmë se ekzistojnë.  Më inspiron vazhdimisht  jeta, dashuria por edhe  vdekja.  Kur shkruaj diçka që më ngjason  e mirë, ndjehem pezull, si të jem në ajër.
 
-Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio,  në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
 
ILIRJA: Nuk kam vend të preferuar. Mbaj gjithmonë me vete laps e letër. Vendi është irrelevant. 
 
-Cfarë është muza për ju, është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
 
ILIRJA: Muza është hyjni, është  trill i perëndive. Mister.
 
-Ju keni një aftësi të pabesueshme të stilit tuaj poetik, që dëshmon gjithnjë e më shumë se jeni ndër poetet e shquara të letërsisë shqipe. Kur ju shkruani një poezi,  cila është pjesa më e vështirë; shtjellimin e elementeve  me modelet e fjalës që e përbëjnë, muzikaliteti i vargjeve, strofës,  kadenca, ruajtja e  rimës, metaforat, figurat artistike, vargjet e lira… Ku qëndron forca e inteligjencës tuaj;është ambicje sfidë apo të dyja bashkë?
 
ILIRJA: Të shkruarit është magji. Kur hedh vargjet në letër, e analizoj a i kam thënë ashtu si i kam menduar. Shpesh shkruaj në disa variante, derisa poezia merrë formën me të gjitha finesat artistike.  Ndodh që edhe atëherë të kërkoj më tepër nga vetja.
 
-Ju shkruani poezi lirika dashurie “të pastra dhe të drejtpërdrejta në të shprehur” –dhe vërtet jeni nga poetet e rralla që me vargjet tuaja shpërthyese ilustroni dashurinë njerëzore. Si ja arrini ta bëni këë?
 
ILIRJA: Dashuria është esenca e ekzistencës njerëzore. Ajo që na fisnikëron shpirtin e plotëson  jetën.  Nëse nuk do shkruaja për dashurinë, se besoj se do të shkruaja fare.
  
-Cfarë ju shtyn të shkruani një poezi protestë me ton qytetar, intelektual e social?
 
ILIRJA: Realiteti që jetojmë, koha dhe rrethanat, padrejtësitë. E mira dhe e keqja që  përjetojmë  në botën tonë.  Të mos ngresh zërin kundër këtyre  dukurive, dmth. të pajtohesh me to. 
 
-Ju përvecse poete  jeni romanciere dhe publiciste. A i shihni këto zhanëre si sfidë?
 
ILIRJA: Poezia është religjioni im. Prozën e shoh si një zhanër ku jam sprovuar më pak dhe synoj të vazhdoj. Ndërsa sa i përket publicistikës, me librin e botuar në Itali “Një tren për Bllacë” kujtoj se ia kam dalur ta sfidoj veten me sukses.    
 
-Cila është sfida për të shkruar një roman? Zhanërin e romanit e “bëtë ju të vinte të ju”, apo është preferenca tuaj?
 
ILIRJA:Proza është zhanër që pak e kam lëruar deri më tani. Është preferencë imja që t’i rrekem këtij zhanri me seriozitet.
 
Kur ju shkruajtët romanin  “Fashitja e ëndrrave  rebele”(1996) dhe këtë vit romanin “Era” (2014),    vlerësuara ndjeshëm   nga kritika e kohës, dhe këto vepra  nuk janë fantazi, por është bota e brendëshme njerëzore.Si shkoni ju në lidhje me vendosjen e emrave, të vendeve në ndërtimin e një “bote të re” me tipikë;burim-rrëfim-frymëzim-kulturë?
 
ILIRJA: Romanet që ju përmendi shtellojnë ngjarje reale, romane për “kohën e thyer” siç u vlerësua në një shkrim të botuar. Janë ngjarje e personazhe nga jeta reale. Një histori dashurie, e vendosur në një periudhë historike, në Kosovën e viteve 90’.
Historia e dashurisë mes Erës e Butrintit, personazheve kryesore është vendosur në sfondin historik të kohës që i përket. Nëpërmjet tyre dhe fatit të personazheve të tjerë, jipet një tablo e qartë e jetës politike dhe sociale në Kosovën e asaj periudhe: instalimin gjithnjë e më shumë të terrorit serb, papunësinë, pasigurinë për të ardhmen, shpërnguljet masive drejt perëndimit, dilemat e shumta mbi të ardhmen, arrestimet dhe pushimet masive nga puna, etj. Pra, çdo element i asaj periudhe,  është dhënë me vërtetësi në faqet e romanit.
Natyrisht se historia e dashurisë dhe emrat e personazheve janë të trilluara, por ngjarjet janë frymëzuar nga realiteti të cilin vetë e kam jetuar në ato vite të vështira për të gjithë.
Në librat e mi, realiteti dominon.
 
-Ju shkruani mrekullisht  e mjeshtërisht në lidhje me personazhet komplekse dhe dilemat morale të cilat përballen me të metat dhe të mirat e tyre në shkallë të ndryshme. A ka ndonjë moment paralel gjatë eksperiencës tuaj, që si rrjedhojë ka sjellë edhe këndvështrimin paralel mbi përvojën jetësore?
 
ILIRJA: Po sigurisht. Libri publicistik “Një tren për Bllacë” i botuar në Itali në vitin 2009, ndërsa në Kosovë në vitin 2011, është  libër ku rrëfej përvojën time si gazetare gjatë luftës në Kosovë. Aty e kam përshkruar Iliren si personazh, që rrëfen përvojën e saj jetësore bashkë me shumë karaktere të tjera që e përjetuan luftën në Kosovë. Të njëjtën gjë bën edhe bashkëautori i librit Filippo Landi.
 
-A keni menduar ndonjëherë për t’i shkruar skenar filmi? A do të jeni në gjendje ta  bëni atë?Dhe po qe se provoni ta bëni atë, c’mund të na tregoni për  aktin e të shkruarit të një skenari, me trillimin e karaktereve dhe të shkruarit e dialogut. Pra shumë duan të jenë shkrimtarë dhe besojnë se janë të tillë. Pra a ndikon letërsia në skenarin e një filmi?
 
ILIRJA: Shumë  vepra të sukseshme janë xhiruar edhe si filma. Ka edhe shkrimtarë që bëjnë skenare filmash. Jam autore e disa dokumentarëve televizivë. Të jesh shkrimtare e të bësh skenarë filmash, duke  njohur edhe teknikat e punës është një mrekulli. 
 
 
-Znj.Ilire, jeni edhe përkthyese, dhe së bashku me përkthyesin Anton Nikë Berisha, keni përkthyer poetë më famë botërore, si poetin italiani, Giuseppe Napolitano, nga italishtja në shqip . Cfarë ju ka shtyrë t’i përktheni poezitë e tij? Cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në përkthimin e tyre?
 
ILIRJA: Përkthimi është art, rikrijim. Të përkthesh poezitë e Napolitanos ishte e vështirë por njëkohësisht edhe kënaqësi , të sjellësh një mik të madh të shqiptarëve në gjuhën shqipe. “Përshpëritje e hënës” është një poemë shumë e veçantë, e shkruar me pasion dhe vargëzim specific.
 
    -Teoritë e përkthimit janë trajtuar më të konsiderueshme për kohën tonë. Në arkivin tuaj krijues poetik kini disa vëllime me poezi të përkthyera në disa gjuhë të huaja. A e ka nxitur përkthimi i tyre ndjenjën tuaj të krijimtarisë, intensitetin dhe kërkesat në artin e të shkruarit?
 
ILIRJA: Më pëlqen të përkthej autorë sidomos nga letërsia italiane. Njohja e gjuhëve të huaja dhe përkthimi të hapin dritare të reja komunikimi me botën e letërsisë së atyre gjuhëve. Lexoj e përkthej në disa gjuhë dhe kjo më inspiron dhe më jep mundësi të pakufishme të përcjell kah shkojnë tendencat në letërsinë moderne, e të bëhem pjesë e pashmangshme e tyre.  
 
-Ju keni gjithashtu edhe  karrierë të admirueshme- në gazetarinë e komunikimit masiv. Aktualisht punoni në Radio Televizionin publik të Kosovës ( RTK). Si mendoni a është domosdoshmëri  ngritja e një bordi letrar apo miratimi nga kritika e kohës për botimin e një libri?
 
ILIRJA: Fakti se më shumë ka shkrimtarë se lexues, tregon se libri duhet të kalojë nëpër  disa filtra para se të botohet. Mirëpo edhe bordet letrare dhe kritika e kohës janë mekanizma të diskutueshëm, pasi dominohen nga grupe klanore, të interesit etj.
S ‘kam dyshim se gjithçfarë librash pa asnjë vlerë botohen çdo ditë, por jam e bindur se ata me vlerë  gjejnë rrugën e tyre të suksesit.      
 
-Në cdo lloj karriere –nënkuptoj karrierën tuaj në letrat shqipe dhe në botën e artit, keni pasur zhgënjime? Cilat kanë qenë uljet dhe ngritjet gjatë ushtrimit të saj?
-
ILIRJA: Jam e vetëdijshme se rruga që kam zgjedhur është e gjatë, e mundishme, me plot të papritura. Nuk është rrugë e shtruar me lule. Më e rëndësishmja është të zgjedhësh rrugën në të cilën rrallë shkohet. Ato që e përcjellin këtë rrugë kanë fare pak rëndësi.
 
-Jeni vlerësuar pozitivisht dhe admirueshëm nga kritika e kohës në Europë, Ballkan por edhe më tej në SHBA-s?  Cili është miratimi  kritik për ju në Shqipëri?
 
ILIRJA: Jam prezantuar në disa antologji në Europë, SHBA e gjetiu në botë.  Përgjithësisht veprat e mia janë pritur mirë, dhe janë vlerësuar me nota pozitive. E vlerësuar si poete moderne e guximshme e herë herë rebele.  
 
Pse shkruani? A keni disiplinë në të shkruar? E përfytyroni veten pa shkruar ndonjëherë?
 
ILIRJA:  Shkruaj sepse ekzistoj. Nuk mund ta projektoj  ekzistencën time ndryshe, veçse si dikush që ka pasion shkrimin.Kur filloj të shkruaj, di të jem e përkushtuar. Por di të jem edhe shumë rebele dhe e padisiplinuar.  Kur nuk shkruaj ndihem bosh. Më bëhet vetja e huaj dhe e largët.   
 
-Si shkrimtare, poete, esseiste, publiciste dhe juriste-  cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në Kosovë?
 
ILIRJA: Kombi dhe vendi im po përjeton një kohë të vështirë 15 vite pas përfundimit të luftës. Varfëria, korrupsioni, mungesa e lirisë së shtypit , moszhvillimi ekonomik , degradimi shoqëror ka pllakosur Kosovën, vendin më të izoluar në Europë, të katandisur në  mjerim politik e ekonomik.  Ky vend duhet të ndryshojë kursin e politikës, të  zgjedhë njerëz të moralshëm e të dinjitetshëm për ta udhëhqur. Të ringjallet kulturalisht. Të dal nga hiri ku është zhytur nga keqqeverisja e një klase politike që ka zaptuar shtetin. T’i kthehet respektimit të vlerave identitare , trashëgimisë e kulturës kombëtare. Të mbrojë interesat e vendit e të popullit të saj.
Kosova duhet të gjejë forcë e të shpërthejë këtë gjendje tmerri, sa nuk është bërë tepër vonë.
 
 -Projektet tuaja në të ardhmen?Cfarë iu ka mbetur peng?
 
ILIRJA: Të shkruaj  një libër që do të lakmonte secili lexues t’a ketë në bibliotekën e tij. Të përkthehem në disa gjuhë në të cilat akoma s ‘jam përkthyer.
 
-Cili është ndryshimi ndaj të cilit kemi nevojë qoftë si individë ashtu edhe si shoqëri njerëzore?
 
ILIRJA: Të ndryshojmë veten, të bëhemi më human ndaj tjetrit. Të falim më shumë dashuri. Si shoqëri  njerëzore të këndellemi nga letargjia që na kapluar   tash e sa kohë. Të mos bëhemi pjesë e së keqes, injorancës e pre e mashtrimeve.
 
-A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot? Ç’ mund t’u thoni kritikëve të sotëm?
 
ILIRJA: Jo. Kritika e mirëfilltë pak kultivohet. Kritikët duhet të jenë të besueshëm, profesionist në atë që thonë, të mos shkruajnë me porosi. Kritika thjesht duhet të kryejë punën e saj , pa u ndikuar. 
 
-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare dhe botuese?
 
ILIRJA: Familja ime dhe miqtë e mi  më mbështesin e më japin forcë për gjithçka.  
 
-Mesazhi për shkrimtarët e poetët e rinj….
 
ILIRJA: Shkrimtarët e rinj të guxojnë, të thyejnë stereoptipet, të sfidojnë kreativitetin për të dalur para lexuesve. Të besojnë në artin e shenjtë të fjalës dhe të punojnë shumë për të ndërtuar emrin. 
 
Faleminderit!
Intervistoi: Raimonda MOISIU
 

Friday, October 10, 2014

La guerra dei dieci anni

Copertina anteriore
Alessandro Marzo Magno
Il saggiatore, 2001 - 527 pagine
Il 26 giugno 1991 la guerra di Slovenia dava inizio alla dissoluzione della Jugoslavia e inaugurava il decennio di conflitti sanguinosi che hanno sconvolto i Balcani. Da questo primo focolaio gli scontri si sono diffusi, come un'epidemia, anche in Croazia, in Bosnia, in Kosovo, fino ai recenti e anomali episodi in Macedonia: scenari diversi, diverse etnie, diverse religioni, diverse cause di tensioni. Sullo sfondo un'unica figura, Slobodan Milosevic, l'uomo che nel 1991 diede l'ordine ai carri armati federali di marciare sulla Slovenia, l'uomo che il primo aprile 2001, dieci anni dopo, è finito in una cella del carcere di Belgrado. Il volume è una ricostruzione completa delle cinque guerre di questo tragico decennio.

Dall'interno del libro

Thursday, October 02, 2014

Ekspozitë e përbashkët mes fiksionit dhe realitetit




Piktorët të cilët prezantohen në këtë ekspozitë kolektive, trajtojnë tema të lira, individuale , imagjinatë, gjithherë duke mos abstenuar nga realja
Entela Sahiti
 
Fotografitë:Ridvan Slivova

16 punime të gjitha piktura janë prezantuar në ekspozitën kolektive e cila u hap sonte në galerinë “In On”, të Prishtinës e cila poashtu u hap solemnisht sonte. Në ekspozitë punimet e tyre i prezantuan pesëmbëdhjetë artistë kosovarë si Agron Mulliqi, Arsim Kajtazi, Albana Krasniqi, Agnesa Muharremi, Bashkim Zabërgja, Blerta Syla, Bekim Korça, Driton Kastrati, Ferid Morina, Laura Sllamniku, Mjellma Goranci, Naim Spahiu, Shpend Qeriqi, Shyqri Gjurkaj, Uran Limani.
Në këtë aktivitet të artit pamor u prezantuan vlerat individuale të secilit piktor, të cilët përmes veprave të tyre shprehin identitetin, veçantinë dhe shpirtin e tyre krijues .Temat e pikturave janë kryesisht të lira.
“Piktorët të cilët prezantohen në këtë ekspozitë kolektive, trajtojnë tema të lira, individuale, imagjinatë gjithherë duke mos abstenuar nga realja. Në disa imazhe peizazhet eliminojnë forma aq sa zgjedhin, procedojnë në fiksion, por fiksioni jep përshtypjen e realitetit dhe të gjitha personazhet duken të gjalla”,ka thënë kuratori Ilir Muharremi

Ilir Muharremi, kurator
Njëri nga piktorët Uran Limani, në këtë ekspozitë vjen me disa piktura, të gjitha peizazhe.
“ Përmes ngjyrës së kaltër jam munduar ta sjell ndjesinë e të ftohtit duke paraqitur një peizazh të dimrit, sepse që nga fëmijëria jam rritur duke punuar peizazhe”,ka thënë për KultPlus, Uran Limani piktor. Ky artist ka pasur tri ekspozita personale dhe ka marr pjesë në 60 ekspozita kolektive.

Uran Limani, piktor
Ndërsa Ardita Dulla, përfaqësuesja e “UnikArt” tha se është duke e realizuar një projekt që synon të mundësojë përfaqësimin e artistëve të rinj në Evropë përmes shitjes së pikturave të tyre në Ishop.

Ardita Dulla, përfaqësuese e "Unikart"
Krahas ekspozitës në këtë mbrëmje u mbajt edhe një orë letrare në të cilën lexuan poezi, poetja dhe publicistja Ilire Zajmi, Flamur Maloku, studiues i letërsisë dhe poet , Imer Topanica kritik letrar dhe poet, Alketa Gashi poete dhe gazetare , Mirsad Kuteli poet dhe Atdhe Hykolli profesor ne fakultetin e edukimit.

Ilire Zajmi Rugova, poete e publiciste
Përpos kësaj ekspozite, në këtë galeri pritet që të ketë vazhdimisht promovim të artit nga artistët kosovarë./KultPlus.com


Ekspozitë e përbashkët mes fiksionit dhe realitetit - KultPlus.com

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021