Wednesday, September 04, 2013

Festivali i letersisë në Orllan FLO

         Poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës janë mbledhur këtë javë te Liqeni i Batllavës në edicionin e tretë të Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan.Për tri ditë me radhë, 28-30 gusht, autorë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por të pashfrytëzuar për tubime të këtij lloji. “Këtë vit Festivali ndërkombëtar i Letërsisë në Orllan (FLO), Kosovë, i bën homazh gjeneratës Beat me poetin britanik, Michael Horovitz, në krye të listës së mysafirëve. Vepra e tij Ballade Of The Nocturnal Commune uperformua në fillim të këtij viti në Royal Albert Hall bashkë me Paul Ëeller-in dhe Damon Albarn-in e Graham Coxton-in e grupit Blur. Si student, në vitin 1959 Horovitz themeloi Neë Departures, revistë që shihet si një prej katalistëve të kontrakulturës së viteve gjashtëdhjetë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga organizatorët. Ky edicion i FLO-së sjell një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Suedia: Luan Starova, Primo SHllaku, Visar Zhiti, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Tina Persson, Adem Gashi, Milazim Krasniqi, Lulzim Haziri, Naime Beqiraj, Alban Bala,Ilire Zajmi, Fatmir Sylejmani, Fadil Bajraj, Imer Topanica, Jona Merjo, Shpëtim Selmani, Irena Gjoni, Elisabeth Gowing, Robert Wiliton, Teuta Skenderi dhe Agim Gashi. Hektor Gjurgjiali- 403, grup i mirënjohur kosovar i viteve tetëdhjetë, dhe Gillespie, grup underground rock’n'roll, do të kenë paraqitje të rralla para audiencës. *** Për tri ditë me radhë, 28-30 gusht, autorë vendas e ndërkombëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis pitoresk por të pashfrytëzuar për tubime të këtij lloji. “Këtë vit Festivali ndërkombëtar i Letërsisë në Orllan (FLO), Kosovë, i bën homazh gjeneratës Beat me poetin britanik, Michael Horovitz, në krye të listës së mysafirëve. Vepra e tij Ballade Of The Nocturnal Commune uperformua në fillim të këtij viti në Royal Albert Hall bashkë me Paul Ëeller-in dhe Damon Albarn-in e Graham Coxton-in e grupit Blur. Si student, në vitin 1959 Horovitz themeloi Neë Departures, revistë që shihet si një prej katalistëve të kontrakulturës së viteve gjashtëdhjetë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga organizatorët. Ky edicion i FLO-së sjell një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Suedia: Luan Starova, Primo SHllaku, Visar Zhiti, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Tina Persson, Adem Gashi, Milazim Krasniqi, Lulzim Haziri, Naime Beqiraj, Alban Bala,Ilire Zajmi, Fatmir Sylejmani, Fadil Bajraj, Imer Topanica, Jona Merjo, Shpëtim Selmani, Irena Gjoni, Elisabeth Gowing, Robert Wiliton, Teuta Skenderi dhe Agim Gashi. Hektor Gjurgjiali- 403, grup i mirënjohur kosovar i viteve tetëdhjetë, dhe Gillespie, grup underground rock’n'roll, do të kenë paraqitje të rralla para audiencës/Kosovapress/ - See more at: http://gazetadielli.com/kosove-festivali-i-letersise-ne-orllan/#sthash.GtZeclB7.dpuf

1 Festivali

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021