Thursday, November 30, 2017
Tuesday, November 14, 2017
Advice to myself
Don’t expect that all the men who fall in love with you
call you courtesan when lust darkens their eyes.
Don’t trust anyone by your feelings.
Don’t pretend that you know it all.
Learn something useful for yourself.
Celebrate even for trivial reasons.
Don’t be bothered with daily routine.
Don’t leave home without putting on earrings,
lipstick and cherry perfume.
Forgive a lot.
Forgive yourself for your mad behaviour.
Don’t be silly.
Accept your own shame.
Don’t hide anything from the mirror.
Be human with those who like you. Stick out your tongue
at the snobs and hypocrites.
Don’t kiss someone who spends only one hour with you
because it’s worthless.
Discover mysterious places to hide from the crowds,
everyone needs their own nook.
Never regret. Don’t seek pardon for your mistakes.
Don’t put the blame on yourself for other’s faults.
If possible, don’t sleep without having sex.
Feel that you are a queen on your throne.
Read what you like and don’t trust the taste of others.
Take care of your ego, Musine,
and fight till the end for what you believe.
Traslation from Albanian: Kujtim Morina
https://thegalwayreview.com/2017/11/03/ilire-zajmi-two-poems-2/
Monday, November 06, 2017
Asnjëherë si kam dashur të hënat
Ditë e bezdishme e hëna
si çdo fillim
tjetër i mërzitshëm i të gjitha gjërave
e hëna shtriq përtacinë për të numëruar nga e para
fsheh me xhelozi
rrezet e diellit të së dielës
në zymtësinë e shiut vjeshtor Të hënat s’ më kanë pëlqyer kurrë
jo të shtunën
e të dielën
ka edhe një tjetër arsye
pse nuk e kam dashur kurrë të hënën
më rastis të më qëllon dita e lindjes
e cili i
çmendur feston të hënën
përpos të marrëve,
të dehurve dhe poetëve?
Friday, November 03, 2017
Brenda Valsit të Mesnatës
Kliton Nesturi
Dashuri. Dëshirë. Pasion. Dhe dy veta për ta kërcyer. Kaq duhen për të vallëzuar një vals. Natyrisht, valsi, si çdo kërcim klasik, ka rregullat e tij, duhet muzika e dukur, të mbash ritmin dhe kohën. Por jo vetëm kaq. Valsi kërkon kërcimtarët e tij, shpirtra të ndjeshëm, të fortë, por jo të hekurt e mizorë. Valsi është poezi. Është një shkëputje nga realiteti i trishtë që e rrethon vazhdimisht njeriun, lufta e vazhdueshme për ndryshim, arratisja për t’u endur në botën e dëshirave dhe ëndrrave, shtegtimeve që flenë brenda vetes. Valsi është dëshira për më shumë liri, për një identitet më të kristaltë.
Dashuri. Dëshirë. Pasion. Dhe dy veta për ta kërcyer. Kaq duhen për të vallëzuar një vals. Natyrisht, valsi, si çdo kërcim klasik, ka rregullat e tij, duhet muzika e dukur, të mbash ritmin dhe kohën. Por jo vetëm kaq. Valsi kërkon kërcimtarët e tij, shpirtra të ndjeshëm, të fortë, por jo të hekurt e mizorë. Valsi është poezi. Është një shkëputje nga realiteti i trishtë që e rrethon vazhdimisht njeriun, lufta e vazhdueshme për ndryshim, arratisja për t’u endur në botën e dëshirave dhe ëndrrave, shtegtimeve që flenë brenda vetes. Valsi është dëshira për më shumë liri, për një identitet më të kristaltë.
Valsi është piktura që i ka brenda të gjitha ngjyrat dhe intensitetet, që nga ato më të ultat, monotonet e dëshpërueset, deri tek ato më shpëthyeset që të magjepsin e të lënë pa frymë. Duhet një shpirt i madh që ta kërcesh e ta ndjesh valsin, t’a ndjesh se si kjo muzikë dhe e gjithë jeta që të rrethon lindin e vdesin brenda një kohe të shkurtër.
Duket sikur papritur mora përsipër të hyj në thellësi të valsit, këtij kërcimi magjepsës e vlere të njerëzimit. Jo. Aspak, jo. Të gjitha këto mu zgjuan ndërsa lexova vëllimin “Valsi i Mesnatës” të Ilire Zajmit, një prej poeteve më të mira shqiptare, e cila vazhdimisht dallohet për dimensionet gjithnjë e më të mëdha që përfshin poezia e saj, si në stil, tematikë, apo edhe në thellësinë e brendëshme njerëzore.
Vëllimi i saj poetik “Valsi i Mesnatës”, dëshmon një rritje edhe më të madhe të arritjeve të saj të deritashme. Poezia e Ilire Zajmit vazhdon të mbetet e thjeshtë, aspak e ngatërruar nëpër labirinte filozofike, në qendër të së cilës është njeriu, është autorja, pjesëtarë të epokës në të cilën jetojmë, me dramat, dilemat, pasionet, dhimbjet, dëshirat, revoltat, dashurinë, vetminë dhe urrejtjet e ndryshme, që e rrethojnë, që na rrethojnë dhe i përjeton e i përjetojmë thellë. Poezia e s aj, e cila vazhdimisht është e shkruar në vetën e parë, por pavarësisht kësaj mbetet një poezi sociale, një poezi e dramës njerëzore dhe krizës shoqërore. Mënyra e rrëfimit është ajo që e bën atë më të pranueshem dhe më të dashur prej lexuesve.
Poezia e Ilire Zajmit është një poezi e hapur, e sinqertë, vibruese, të cilën kur e lexon të trondit me të vërtetat që përcjell. Vargjet e saj të përplasen në fytyrë si shuplakë ndaj realitetit që jetojmë në përdishmërinë tonë, e cila shpesh na duket edhe si ëndërr e huaj, e cila siç shprehet edhe autorja “Më mban larg e më do afër / Më afron buzët e s’më puth.” Kjo nuk do të thotë se poezitë e këtij vëllimi janë të zhveshura nga figuracionet letrare. Përkundrazi ato janë të ndërfutura e të gërshetuara aq mirë nëpër vargje, sa që i japin gjithçkaje kuptimësinë e duhur dhe duke e bërë edhe më të thellë prerjen brenda shpirtit njerëzor. Nëse do të kërkojmë të gjemë një model krahasimi për poezinë e Ilire Zajmit, do ta kishim shumë të vështirë, pasi, ajo vazhdimisht përpiqet dhe arrin të qëndrojë origjinale, pa u ndikuar prej askujt.
Për vet Ilire Zajmin “Valsi i Mesnatës” sjell padyshim një arritje më të lartë profesionale, ndërsa poezisë shqipe një vlerë të shtuar dhe dinjitoze.
Subscribe to:
Posts (Atom)
-
Publikuar: 13.05.2013 - 08:38 Gjakovë, 13 maj – Gjakova ka mbledhur poetë dhe krijues të artit të shkruar nga të gjitha hapësirat s...
-
Trampled by thousand’s feet’s Shoes boots sandals Dusty patent dirty Cleaned polluted washed Sometimes full of passengers From ...
-
“Heroinat”, ka qenë tema kryesore e aktivitetit letrar të sivjetmë “Britma e Gruas” që është organizuar të mërkurën në mesditë në kuadër...