Monday, November 06, 2017

Asnjëherë si kam dashur të hënat


 
Ditë e bezdishme e hëna
si çdo fillim tjetër i mërzitshëm i të gjitha  gjërave

e hëna shtriq përtacinë për të numëruar nga e para
tromaks lodhjen e stisur nga ndjekaqejfet e fundjavës

fsheh me xhelozi rrezet e diellit të së dielës
në zymtësinë e shiut vjeshtor


Të hënat s’ më kanë pëlqyer kurrë
as të martën as të mërkurën as të premten

jo  të shtunën e të dielën
ka edhe një  tjetër arsye  pse  nuk e kam dashur kurrë të hënën

më rastis të  më qëllon dita e lindjes
e cili i çmendur  feston të hënën

përpos të marrëve, të dehurve dhe poetëve?

 

 

  

 

 

 

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021