Wednesday, August 31, 2016

Darija Zilic












Pas festave

Sa ma ka ënda shijen e brokolit dhe supën me lulelakër
pasi kemi lënë pas gjellërat me mish të paganëve 
Besimtarët mund të pinë duhan në rrugë përsëri,
e fëmijët mund të han çokollatë,
këngëtarët fërshëllejnë  këngë ustashe dhe çdo gjë
kthehet  "ashtu si ishte."
Çfarë është ky mohim për të cilin po flitet ?
Çfarë dënimesh po i përgadisin trupit ?
Vetëm po na shkurtojnë gëzimet, e zbrazin jetën 
karficat pa flokë dhe ngallëzimet e vogla.
Trupi yt është i denjë për shikimin e zotit,
e mendimet, që bridhnin  në kokën time
janë daravitur dhe na shndërrojnë  
në tranguj të vegjël.


Vallëzo, modesti, Vallëzo
Vallëzo,  Modesti, vallëzo,
pas teje mbeten vitet e llagerit rozë
shëtitjet, e gjata të vetmuara nëpër skajet e qytetit
dhe mijëra vera me një mori librash nëpër shtretër.
Në lundrim vetëm sill një filxhan çaji
dylbitë dhe një mjet që fshin
çdo kujtim të tepërt të udhëtimit.
hijen e agaves që rritet   anije
netëve të gjata në qiell të hapur, dëgjo si
treten tingujt e botës.
Ke gjetur dashurinë e jetës tënde
 a ka lumturi më të madhe, se kur bie në mendime  
për ty në çdo kohë të ditës, e askush nuk e sheh!


E ardhmja është e ndritshme!

Mendoj  prej sot deri nesër.
Në bllokun e shënimeve tuna,
në ekranin e kompjuterit
fotografi e lules në ujë.
E ardhmja është e ndritshme, tha
atletja e  famshme dhe shtoi -
duhet jetuar këtë moment, dhe vetëm
pastaj  të mendosh.

Në portin e Rijekës

Çfarë ke menduar? Se deti, vetvetiu, është shërues ?
Që do të magjeps? Nuk e ke vërejtur se aromën e tij e gëlltisin
harqet austrohungareze  e zërat e Parafit janë zhdukur  kaherë.
Rijekasit çkopsitin këmishat, sikur nxitojnë të zhyten në det,
si të mos kenë ku të fshihen tjetër.
Nuk punojnë qendrat tregtare as butiqet, mbeten vetëm stolet në port.
Shtrihu në njërën prej tyre, hiq trikon që është

ende plot me dëborë. Imagjino që tani agave lulëzon, ti vrapon pas
topit, iu ofron çokollatë të moshuarve. Nëse do kesh sukses,
do bien portokaj nga Hvari. Shih, nga anija po vijnë arkat mbushur me udhëtarë të verbër.
Në mbrëmje, në Sushak, ndërsa je duke kënduar e lexuar, ashtu
fshehurazi, fol për gjithçka. Përmendja trupin dashurinë
dhe burrin, njeriut me birrë, artistit qesharakë,
aktivistit flokëgjatë. Çfarë ke menduar? S’ kam menduar asgjë.


Fryma

Merr  frymë dhe lëri hijet e acarit dhe  zhardhokët 
të shkrihen dhe të çelin kopshtijet tua të brendshme
E zemra, që ka mbledhur hidhërim me vite,

le të pushojë në prekjen e lehtë
të një dore të qetë të dikujt.

 

Përktheu në shqip: Ilire Zajmi

www.gazeta-nacional.net

No comments:

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021