Friday, June 10, 2016

U promovua “Valsi i mesnatës” i Ilire Zajmit – Rugovës

Kulturë31.05.2016 19:33
Pasi që aktorja Anisa Ismaili e bëri një përmbledhje të punëve që bën Ilire Zajmi-Rugova, e pyeti nëse lodhet ndonjëherë. Ajo iu përgjigjet me “Po”.

Pyetjes se a ushqen shpirtin me shkrim Zajmi iu përgjigj me “sigurisht”, ndërsa pyetjes së tretë se a do të ndalet ndonjëherë së shkruari ajo u përgjigj me “kurrë”. Në këtë formë të bashkëbisedimit që dukej spontan, u promovua libri i saj i fundit në gjuhën shqipe.

“Valsi i mesnatës” përbëhet nga poezi që i thurin vargje, dashurisë, dilemave jetësore, mallit e çështjeve shoqërore. Ky libër me poezi është i treti që Zajmi-Rugova e ka botuar në Kosovë. Në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, bashkë me Zajmi-Rugovën dhe Ismailin, ishin edhe aktorja dhe regjisorja Melihate Qena, poeti Shpëtim Selmani dhe aktoret Qëndresa Kajtazi dhe Fitore Boriqi. Të gostitur me kafe turke dhe llokum, ata lexuan disa nga poezitë që janë pjesë e “Valsit të mesnatës”.

Ky promovim u bë në kuadër të edicionit të katërt të festivalit “FemArt”, ndërsa libri është botuar nga shtëpia botuese “Buzuku”. Zajmi – Rugova, duke mos dashur të flasë shumë për librin e fundit, ka falënderuar të pranishmit dhe ka treguar për pauzën e saj të gjatë të shkruarit të poezive në gjuhën shqipe.

“Mendoj se poezia foli”, ka thënë ajo fill pas leximit që i bënë aktorët. “Pas një kohe shumë të gjatë, pas 15 vitesh, botova libër në gjuhën shqipe. Gjatë kësaj kohe kam botuar në gjuhë të huaja, dhe në këtë libër janë të përmbledhura edhe disa poezi që janë të shkruara brenda këtyre 15 viteve”, ka thënë Zajmi - Rugova, e cila ndër të tjera është autore e përmbledhjes me poezi “Kambanat e mëngjesit”, romanit “Fashitja e ëndrrave rebele”, librin publicistik “Un treno per Blace” botuar në Itali në vitin 1999, përmbledhjen me poezi “Baladë e bardhë”.

“Ishte kënaqësi ta kemi Iliren, sepse çdo vit mundohemi të bëjmë nga një promovim të librit. Po e prisnim një ditë që të bëjmë promovim të një libri të Ilires”, ka thënë Zana Hoxha-Krasniqi, drejtoresha e “FemArt” për promovimin e së hënës, ditës së fundit të edicionit të katërt të “FemArt” kur është dhënë edhe shfaqja “Rrëfime private” nga autorja Ingmar Bergman dhe me regji të Nina Nikolikj. Përmbyllja është bërë me koncertin e sopranos Besa Llugiqi e pianistes Lirika Pula ku në fund Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, i është ndarë çmimi “FemArt”, i cili u nda për herë të parë në kuadër të këtij festivali.

Wednesday, June 01, 2016

U promovua “Valsi i mesnatës” i Ilire Zajmit – Rugovës

U promovua “Valsi i mesnatës” i Ilire Zajmit – Rugovës: Prishtinë, 31 maj - Pasi që aktorja Anisa Ismaili e bëri një përmbledhje të punëve që bën Ilire Zajmi-Rugova, e pyeti nëse lodhet ndonjëherë. Ajo iu përgjigjet me “Po”.

Friday, May 27, 2016

IlIRE ZAJMI: POEZIA, ARTI, E GJEN RRUGËN

Të hënën në Prishtinë, në foajeun e Teatrit Kombëtar, në orën 17.00, në kuadër të festivalit “FEMART”, do të përurohet libri poetik i autores Ilire Zajmi Rugova, “Valsi i mesnatës”.
 
Iliree
 
 
Pse po e përuroni librin pikërisht në kuadër të këtij festivali?
Ilire Zajmi: Ka shumë arsye që libri im, i botuar nga shtëpia botuese “Buzuku”, do të përurohet në kuadër të festivalit “Femart”, i cili në Kosovë organizohet për herë të katërt. E para, festivali tashmë ka bërë emër dhe është festival i cili lufton për të drejtat e grave, lufton dhunën ndaj gruas dhe përgjithësisht lufton për barazi gjinore në shoqëri. Arsyeja e dytë është se janë shumë artiste pjesëmarrëse në këtë festival, të cilat radhazi kanë ndjekur aktivitete të shumta, jo vetëm përurim librash, por edhe filma dokumentarë, shfaqje të ndryshme, janë ndarë shumë të kënaqura për organizimin, por gjithashtu edhe me publikun, i cili i ka ndjekur me vëmendje të gjitha këto aktivitete.
Keni paralajmëruar se përurimi i librit “Valsi i Mesnatës” do të jetë ndryshe. Çka do të ketë ndryshe nga përurimet e zakonshme?
Ilire Zajmi: Besoj se është hera e parë që përurimi nuk do të jetë ashtu siç ne dimë t’i bëjmë përurimet e librave, kur për to flasin recensentë, thuren lavde etj., por do të jetë një formë komunikimi me publikun dhe me të ftuarit që do të vijnë për ta ndjekur këtë ngjarje.  Të lejojmë që poezia të flasë vetë. Do të jetë mënyrë pak teatrale, nëse mund ta quaj kështu. Do të lexohen poezi nga libri, por jo vetëm poezitë në gjuhën shqipe, po edhe ato që janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, si: angleze, italiane, frënge, serbe, etj., si dhe do të ketë pyetje nga publiku për autoren.
 
Poezitë i kushtohen vetëm femrës?
Ilire Zajmi: Ka poezi për femrën, ka poezi të cilat, natyrisht, flasin kryesisht për gruan, për trupin e saj, për botën e saj, por ka dhe poezi të cilat flasim edhe për tema të tjera, si lirikë dashurie ose për realitetin.
 
Fakti që poezia juaj është përkthyer në disa gjuhë të rëndësishme, tregon dhe vlerën e saj. Sa iu ka hapur dyert përkthimi i poezisë suaj?
Ilire Zajmi: Unë besoj që m’i ka hapur dyert mjaft për arsye se vetë ftesat për të marrë pjesë në disa festivale të njohura rajonale e evropiane, pastaj krijimi i kontakteve me poetë të ndryshëm, organizatorë festivalesh, botues, shkrimtarë nga shumë vende të botës, të gjitha këto kanë ndikuar ndoshta që edhe të botohen poezitë e mia si në Itali, në Francë e në disa vende të ndryshme të Evropës, por edhe në revista në Amerikë, në Kanada, etj. Të gjitha këto më kanë dhënë shtytje që të vazhdoj punën time, sepse është një ndjenjë shumë e veçantë kur puna që e bën vlerësohet edhe përtej kufijve. Poezia, arti, thjesht e gjen rrugën.


Tuesday, May 24, 2016

Leksion



Dashuro një burrë që me mëngjes e kupton si ndihesh
 

në drekë me buzëgaz të pret e në mbrëmje s ‘harron kush je

dashuro një burrë që frymon për ty

je vegim i tij i parë e i fundit  

dashuro një burrë që të puth papritur

një burrë të hareshëm që nuk njeh trishtimin

dashuro një burrë që respekton lirinë tënde

e vlerëson zgjedhjet e tua

një burrë që të pranon ashtu siç je

e brishtë e guximshme unike

dashuro një burrë që e ka kuptuar

që gjithçka që e rrethon je ti

e nëse nuk e gjen atëherë dashuro jetën

se vlen të dashurosh çfarëdo burri.

 

 

Thursday, May 19, 2016

Tokio – ikona e lashtësisë moderne

Tokio – ikona e lashtësisë moderne: Të vizitosh Tokion do të thotë të përjetosh energjinë e një prej qyteteve më të mëdha të botës, vendin e bumit teknologjik, të kullave të larta, rrokaqiejve, artit antik e pemëve të famshme të qershive Sakura.

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021