Thursday, October 02, 2014

Ekspozitë e përbashkët mes fiksionit dhe realitetit




Piktorët të cilët prezantohen në këtë ekspozitë kolektive, trajtojnë tema të lira, individuale , imagjinatë, gjithherë duke mos abstenuar nga realja
Entela Sahiti
 
Fotografitë:Ridvan Slivova

16 punime të gjitha piktura janë prezantuar në ekspozitën kolektive e cila u hap sonte në galerinë “In On”, të Prishtinës e cila poashtu u hap solemnisht sonte. Në ekspozitë punimet e tyre i prezantuan pesëmbëdhjetë artistë kosovarë si Agron Mulliqi, Arsim Kajtazi, Albana Krasniqi, Agnesa Muharremi, Bashkim Zabërgja, Blerta Syla, Bekim Korça, Driton Kastrati, Ferid Morina, Laura Sllamniku, Mjellma Goranci, Naim Spahiu, Shpend Qeriqi, Shyqri Gjurkaj, Uran Limani.
Në këtë aktivitet të artit pamor u prezantuan vlerat individuale të secilit piktor, të cilët përmes veprave të tyre shprehin identitetin, veçantinë dhe shpirtin e tyre krijues .Temat e pikturave janë kryesisht të lira.
“Piktorët të cilët prezantohen në këtë ekspozitë kolektive, trajtojnë tema të lira, individuale, imagjinatë gjithherë duke mos abstenuar nga realja. Në disa imazhe peizazhet eliminojnë forma aq sa zgjedhin, procedojnë në fiksion, por fiksioni jep përshtypjen e realitetit dhe të gjitha personazhet duken të gjalla”,ka thënë kuratori Ilir Muharremi

Ilir Muharremi, kurator
Njëri nga piktorët Uran Limani, në këtë ekspozitë vjen me disa piktura, të gjitha peizazhe.
“ Përmes ngjyrës së kaltër jam munduar ta sjell ndjesinë e të ftohtit duke paraqitur një peizazh të dimrit, sepse që nga fëmijëria jam rritur duke punuar peizazhe”,ka thënë për KultPlus, Uran Limani piktor. Ky artist ka pasur tri ekspozita personale dhe ka marr pjesë në 60 ekspozita kolektive.

Uran Limani, piktor
Ndërsa Ardita Dulla, përfaqësuesja e “UnikArt” tha se është duke e realizuar një projekt që synon të mundësojë përfaqësimin e artistëve të rinj në Evropë përmes shitjes së pikturave të tyre në Ishop.

Ardita Dulla, përfaqësuese e "Unikart"
Krahas ekspozitës në këtë mbrëmje u mbajt edhe një orë letrare në të cilën lexuan poezi, poetja dhe publicistja Ilire Zajmi, Flamur Maloku, studiues i letërsisë dhe poet , Imer Topanica kritik letrar dhe poet, Alketa Gashi poete dhe gazetare , Mirsad Kuteli poet dhe Atdhe Hykolli profesor ne fakultetin e edukimit.

Ilire Zajmi Rugova, poete e publiciste
Përpos kësaj ekspozite, në këtë galeri pritet që të ketë vazhdimisht promovim të artit nga artistët kosovarë./KultPlus.com


Ekspozitë e përbashkët mes fiksionit dhe realitetit - KultPlus.com

Tuesday, September 23, 2014

Helenë e panjohur


Edhe unë jam një Helenë e panjohur
mungesën time se vëren askush

 
Asnjë burrë s’u vra për bukurinë time
s’e  mati fuqinë në dyluftim


Trofe lufte a kurban
s’u bë  bukuria e trupi im


Kalë Troje për mua kush s’ ndërtoi
për fajin tim s’u dogj asnjë qytet

Edhe unë jam një Helenë e panjohur
që pret t’a rrëmbëjë një Parid


Jam një Helenë fisnike e shpërfillur
Helenë e panjohur midis jush

Manifestimi letrar "Ora e Maleve" Rozhaje/Mali i Zi





Thursday, September 04, 2014

Burrat duan



Burrat i lë shpirti për gra të përsosura  
tigresha të çmendura  në shtrat 
gjoks të madh vithe të rrumbullakëta

Burrat duan gra të bukura

dama pa fije grimi në fytyrë
shtojzovalle me flokë të gjata e të dendura
  
Burrat ëndërrojnë gra hyjnesha  
bukuria  t’u ngrijë gjakun në damarë
t’u  falin netë të zjarrta mëkate të ëmbla  
Burrat duan gra të mençura  
partenere të dlira dashnore tekanjoze   
 që flasin pak e dashurojnë shumë
Burrat  kërkojnë gruan ideale
bjonden zeshkanen sykaltrën syzezën  
skllaven moderne të virgjërën që prostituon  
 
 
Burrat  duan…duan..duan..  
Burrat burrat burrraatttttttttttttttttttttttttt
Po po është e vërtetë se burrat duan gra të përkryera
Por keni pyetur ndonjëherë çfarë burra duan gratë!?





Tuesday, September 02, 2014

L’oblio


L'oblio è  reuma del’anima 
Confinamento del passato  con sette serrature  
Alzheimer di una vita perdonata
Errori ripetuti che fanno male più di ferite del Gjergj*
L'oblio è una morte precoce.
Serum della mente  Tradimento insidiouso.
L'amore ai tempi del colera
L'oblio è il veleno dei vivi.  Salmo dei morti...














*Gjergj Kastrioti Scanderbeg -eroe mitico nazionale  del Albania
 

Codex Episoda 12 Ilire Zajmi 14 08 2021