Amsterdami - magjia e Venedikut të veriut
I njohur si Venediku i veriut, vend i tulipanëve, i muzeve monumentale, i trashëgimisë artistike, i konsumit lirshëm të hashashit e kanabisit, i birrës Amstel e Heineken, udhëtimit me biçikleta, shtëpive të ngushta me çati me kënde, kanaleve të panumërta, Amsterdami është qytet fascinues, shkruan Ilire Zajmi.
Me Amsterdamin, njërin ndër perlat e Evropës dashurohesh në shikim të parë. Një atmosferë lirie e papërshkueshme të kaplon trupin e mendjen. Harlisesh sapo të fillojnë të shfaqen para syve peizazhet e para të një megapolisi përrallor.
Amsterdami ngjason në një grua të bukur. S ‘di nga të fillosh së shijuari hiret e saj magjiplote. Të marrësh njëherë anijen për të shëtitur kanalet e mahnitshme që të kujtojnë Venedikun e famshëm, apo të shëtisësh këmbë në morinë e mijëra turistëve në pjesën e qendrës historike në sheshin Dam. Sheshi Dam është pikënisja e vizitës. Aty ndodhet stacioni qendror hekurudhor, te ana e lumit Amstel. Ky shesh lidh disa nga arteriet kryesore të qendrës historike, të cilat ndodhen përgjatë shtratit të lumit. Atraksionet turistike të Amsterdamit ndodhen në afërsi.
Në perëndim ndodhet ndërtesa e pallatit mbretëror, e cila ka shërbyer si godinë e bashkisë nga viti 1655, derisa u shndërrua në rezidencë mbretërore nga viti 1808. Koninklij Paleis, është rezidenca e mbretit Willem-Alexander dhe familjes së tij. Përballë pallatit mbretëror ndodhet kisha gotike e shekullit pesëmbëdhjetë Nieuwe Kerk dhe muzeu i dyllit Madame Tussauds. Në anën tjetër të sheshit të zë syri Muzeun Kombëtar, të krijuar në vitin 1956 në kujtim të viktimave holandeze të Luftës së Dytë Botërore.
Të punuara nga artistët rusë Mikhail Dronov dhe Alexander Taratynov, ato u bënë magnet për vizitorët.
Sheshi tani është qendër e artistëve e performuesve nga mbarë bota. Hapësira është shumë e popullarizuar si për turistët e huaj ashtu dhe vendasit.
Nga arti i Rembrantit shkojmë te një simbol tjetër i Amsterdamit, tulipani.
I sheh ngado nëpër sheshe, nëpër vazotë e mëdha, në parqe, në kafene. Deri te muzetë që dokumentojnë historinë e kësaj luleje. Tupilani ka arritur në Holandë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
U bë shumë shpejt i popullarizuar te aristokracia. Sipas dokumenteve të muzeut të tulipanëve, zhardhokët e parë në Holandë u mbollën në kopshtin botanik të Universitetit Leiden. Me origjinë nga perandoria osmane, ato erdhën nga Vjena nga kopshtari i mbretit austriak, Carolus Clusius.
Një suvenir qeramike në formë këpuce, me dy zhardhokë tupilani, është një kujtim i bukur nga Amsterdami.
Por të largohesh nga ky qytet, pa lundruar me anije nëpër kanalet famoze, është e pakuptimtë. Për shkak të këtyre kanaleve ujore, që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore në listën e UNESCO-së, Amsterdami është pagëzuar si Venediku i veriut. Nëse merrë linjën blu të anijeve, një ciceron tregon për historinë e misteret e secilit kanal dhe urave të lashta, ndërtesave e shtëpive karakteristike vendëse. Shëtitja me anije është argëtuese por edhe e dobishme për të parë atraksionet të cilat vështirë arrihen të shihen po të ecësh këmbë.
Kanalet kryesore të qytetit janë Prinsengracht, Herengracht, Keizersgracht dhe Singel. Përveç tyre ka edhe shumë kanale të vogla, të këndshme.
Magjia e Amsterdamit duket se s’ ka fund. Zbret nga anija dhe kthehesh në qendër të qytetit, aty ku ke nisur vizitën.
Shtëpi të bukura, rrugica shumë të ngushta, lule gjithandej, restorante dhe shitore. Është zona e quajtur Jordaan, e ndërtuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Emrin besohet se e ka marrë nga fjala frënge jardin - kopsht. Shumë rrugë të kësaj zone mbajnë emra lulesh e bimësh. Të tjerë pohojnë se zona është emëruar sipas lumit Jordan pasi shumë hebrenj të ikur ishin strehuar në këtë pjesë të qytetit.
Zona ka shërbyer si strehë emigrantësh nga Franca, Anglia, Spanja, Portugalia e vende të tjera, të ardhur në Amsterdam në mes të shekullit shtatëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë, në kërkim të lirisë. Sot, kjo zonë paraqet një pikë turistike ndër më të vizituarat.
Ashtu si qendra mesjetare, zona Nieuwmarkt dhe zona e dritave të kuqe, ku gëlojnë mijëra kureshtar. Në këtë zonë mund të vizitohet edhe muzeu erotik dhe muzeu i seksit.
Amsterdami, është një qytet i ngritur nga hiri i ëndrrave.
Kur ta vizitosh e kupton se do të të mbetej peng përjetë, sikur të mos e zhdaravitje mrekullinë, e të bëheshe grimcë e atij hiri. Prandaj jorastësisht njëmbëdhjetë milionë vizitorë në vit magjepsen nga Amsterdami.
http://www.koha.net/kulture/41749/amsterdami-magjia-e-venedikut-te-veriut/
Me Amsterdamin, njërin ndër perlat e Evropës dashurohesh në shikim të parë. Një atmosferë lirie e papërshkueshme të kaplon trupin e mendjen. Harlisesh sapo të fillojnë të shfaqen para syve peizazhet e para të një megapolisi përrallor.
Amsterdami ngjason në një grua të bukur. S ‘di nga të fillosh së shijuari hiret e saj magjiplote. Të marrësh njëherë anijen për të shëtitur kanalet e mahnitshme që të kujtojnë Venedikun e famshëm, apo të shëtisësh këmbë në morinë e mijëra turistëve në pjesën e qendrës historike në sheshin Dam. Sheshi Dam është pikënisja e vizitës. Aty ndodhet stacioni qendror hekurudhor, te ana e lumit Amstel. Ky shesh lidh disa nga arteriet kryesore të qendrës historike, të cilat ndodhen përgjatë shtratit të lumit. Atraksionet turistike të Amsterdamit ndodhen në afërsi.
Në perëndim ndodhet ndërtesa e pallatit mbretëror, e cila ka shërbyer si godinë e bashkisë nga viti 1655, derisa u shndërrua në rezidencë mbretërore nga viti 1808. Koninklij Paleis, është rezidenca e mbretit Willem-Alexander dhe familjes së tij. Përballë pallatit mbretëror ndodhet kisha gotike e shekullit pesëmbëdhjetë Nieuwe Kerk dhe muzeu i dyllit Madame Tussauds. Në anën tjetër të sheshit të zë syri Muzeun Kombëtar, të krijuar në vitin 1956 në kujtim të viktimave holandeze të Luftës së Dytë Botërore.
Në vendin që ka mbi 60 muze, në afërsi të këtij
sheshi rastis në njërin ndër ambientet më
kontraverse që kam vizituar ndonjëherë në jetë.
Muzeu i quajtur “The Body Words” - “The happiness
project” të lë pa fjalë.
Rreth 200 trupa të njerëzve të vdekur në këtë muze
shërbejnë për të ilustruar deri në
detajet më të hollësishme anatominë e njeriut. Idea e pazakonshme e ekspozimit të
tyre ka lindur nga Gunther von Hagens, një anatomist kontravers gjerman i cili zbuloi një teknikë të re të
ruajtjes së trupave njerëzor duke zëvendësuar ujin dhe yndyrën me materiale të
ndryshme plastike, si silikon e poliester.
Nga të dhënat e prezantuara në këtë muze thuhet se
kjo ekspozitë është parë nga më shumë se 40 milionë njerëz në botë deri më
tani.
Pamjet e pjesëve të ndrushme të trupave njerëzor duken të llahtarshme,
por është një ekspozitë unike që të bën të reflektosh për të njohur deri në
hollësi trupin tënd.
Por në sheshin Dam sheh edhe gjëra që të lumturojnë.
Kafenetë e kanabisit gumëzhijnë nga turistët. Ndërsa shitoret shumëngjyrëshe me
suveniret e veçanta të marrosin. Suvenire të punuara në qeramikën e njohur delfi
me dekorime me ngjyra, harta të mullinjëve të erës, të lagjes së dritave të
kuqe, kapele, varëse çelësash, kartolina, fanella me simbole të qytetit e deri
te cigaret, kekët e çokollatat me kanabis e hashash.
Nga sheshi Dam lëvizim përgjatë lumit Amstel. Të
vizitosh Amsterdamin e të mos shkosh te shtëpia e Anna Frankut, është e
pafalshme.
Radhë e gjatë e turistëve presin për të hyrë te Anne
Frank Huis, ku familja Frank u fsheh nga nazistët në një aneks sekret për më se
dy vite. Aty Anna Frank
shkroi ditarin e saj legjendar, me të cilin fitoi pavdeksinë.
Fotografi,
kujtime, gjësende të ndyshme, dhoma ku ka fjetur, letra, dokumente. Të ruajtura
me kujdesin më të madh, ato të kthejnë në zymtësinë e luftës dhe përjetimeve të
tmerrshme të familjeve hebreje gjatë kohës
së nazizmit.
Shtëpia dhe muzeu
biografik i Anna Frankut, i hapur në vitin 1960, në ndërtesën te kanali Prinsengracht,
është një monument drithërues për të mos harruar krimet e nazizmit. Amsterdami ka
edhe muze të tjerë që përkujtojnë këto kohëra të errëta të historisë. Si Muzeu
Historik Hebre dhe Muzeu i Rezistencës Holandeze.
Nga historia në
listën e muzeve kërkojmë muzetë e artit. Një qytet që ruan me fanatizëm trashëgiminë
e shekullit shtatëmbëdhjetë, është plot muze arti e sheshe artistike. Zgjedhje
ka shumë, por varet çka duam të përjetojmë.
Oaza e mjeshtëve holandez është Rijkmuseum, vendndodhja më e madhe e
artit elitar në Holandë. Muzeu Van Ghog paraqet koleksionin më të madh botëror të
punimeve të artistëve holandez, ndërsa te Stedelijk Museum, mund të knaqesh me artin modern, përmes instalacioneve
bashkëkohore.
Në muzeun Met Rembrandthuis mrekullohesh nga koleksioni i gravurave të mjeshtrit të madh Rembrant. Aty mësojmë se
mjeshtri Rembrandt van Rijn nga viti 1639 deri më 1658, ka jetuar dhe punuar në këtë shtëpi, e cila është
shndërruar në muze. Në afërsi të muzeut,
ndodhet edhe sheshi me emrin e tij. Rembrandtplein , më i madhi në Amsterdamin
qëndror. Sheshi ka ndërruar destinacionet disa herë, duke shërbyer herë si portë
hyrëse e qytetit në mesjetë, herë si treg derisa në vitin 1876 skuptori Louis
Royer vendosi statujën e Rembrantit në qendër të sheshit dhe e riemëroi Rembrandtplein.
Në kremten e ditëlindjes
së katërqind të mjeshtrit të madh, skulpturat e bronzit nga piktura e tij më e famshme “Rojat e natës” u bënë pjesë e
sheshit. Të punuara nga artistët rusë Mikhail Dronov dhe Alexander Taratynov, ato u bënë magnet për vizitorët.
Sheshi tani është qendër e artistëve e performuesve nga mbarë bota. Hapësira është shumë e popullarizuar si për turistët e huaj ashtu dhe vendasit.
Nga arti i Rembrantit shkojmë te një simbol tjetër i Amsterdamit, tulipani.
I sheh ngado nëpër sheshe, nëpër vazotë e mëdha, në parqe, në kafene. Deri te muzetë që dokumentojnë historinë e kësaj luleje. Tupilani ka arritur në Holandë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.
U bë shumë shpejt i popullarizuar te aristokracia. Sipas dokumenteve të muzeut të tulipanëve, zhardhokët e parë në Holandë u mbollën në kopshtin botanik të Universitetit Leiden. Me origjinë nga perandoria osmane, ato erdhën nga Vjena nga kopshtari i mbretit austriak, Carolus Clusius.
Në shekullin shtatëmbëdhjetë,
me lulëzimin e ekonomisë u rrit konkurrenca
mes kultivuesve të tupilanëve. Në vitin 1635, një komplet prej 40 zhardhokëve u shit për 100,000 flori ari, ndësa të
ardhurat vjetore atëbotë ishin 150 flori ari.
Tregtia me
tupilanë lulëzoi aq shumë njerëz shitën plang e shtëpi për të investuar në
kultivimin e tyre. Holandezët e quajtën këtë fenomen “windhandel” - tregëti në
erë. Shumë njerëz humbën gjithcka, por disa u pasuruan nga mania e tulipanëve.
Përkundër të kaluarës trallisëse, holandezët vazhdojnë ti kultivojnë dhe ti shesin
tulipanët në mbarë botën,edhe sot e kësaj dite.Një suvenir qeramike në formë këpuce, me dy zhardhokë tupilani, është një kujtim i bukur nga Amsterdami.
Por të largohesh nga ky qytet, pa lundruar me anije nëpër kanalet famoze, është e pakuptimtë. Për shkak të këtyre kanaleve ujore, që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore në listën e UNESCO-së, Amsterdami është pagëzuar si Venediku i veriut. Nëse merrë linjën blu të anijeve, një ciceron tregon për historinë e misteret e secilit kanal dhe urave të lashta, ndërtesave e shtëpive karakteristike vendëse. Shëtitja me anije është argëtuese por edhe e dobishme për të parë atraksionet të cilat vështirë arrihen të shihen po të ecësh këmbë.
Kanalet kryesore të qytetit janë Prinsengracht, Herengracht, Keizersgracht dhe Singel. Përveç tyre ka edhe shumë kanale të vogla, të këndshme.
Magjia e Amsterdamit duket se s’ ka fund. Zbret nga anija dhe kthehesh në qendër të qytetit, aty ku ke nisur vizitën.
Shtëpi të bukura, rrugica shumë të ngushta, lule gjithandej, restorante dhe shitore. Është zona e quajtur Jordaan, e ndërtuar në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Emrin besohet se e ka marrë nga fjala frënge jardin - kopsht. Shumë rrugë të kësaj zone mbajnë emra lulesh e bimësh. Të tjerë pohojnë se zona është emëruar sipas lumit Jordan pasi shumë hebrenj të ikur ishin strehuar në këtë pjesë të qytetit.
Zona ka shërbyer si strehë emigrantësh nga Franca, Anglia, Spanja, Portugalia e vende të tjera, të ardhur në Amsterdam në mes të shekullit shtatëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë, në kërkim të lirisë. Sot, kjo zonë paraqet një pikë turistike ndër më të vizituarat.
Ashtu si qendra mesjetare, zona Nieuwmarkt dhe zona e dritave të kuqe, ku gëlojnë mijëra kureshtar. Në këtë zonë mund të vizitohet edhe muzeu erotik dhe muzeu i seksit.
Amsterdami, është një qytet i ngritur nga hiri i ëndrrave.
Kur ta vizitosh e kupton se do të të mbetej peng përjetë, sikur të mos e zhdaravitje mrekullinë, e të bëheshe grimcë e atij hiri. Prandaj jorastësisht njëmbëdhjetë milionë vizitorë në vit magjepsen nga Amsterdami.
http://www.koha.net/kulture/41749/amsterdami-magjia-e-venedikut-te-veriut/
No comments:
Post a Comment